Liman Tafa – Besimtari dhe personaliteti me kulturë të gjerë i Selitës së Tiranës

2
804
Liman Dalip Tafa

Ibrahim Kabili Para disa kohësh më ra në dorë libri i me titull: Personalitete të kulturës fetare dhe atdhetare në Tiranë të intelektualit, besimtarit, dhe shërbestarit të fesë islame në Tiranë profesorit të nderuar, Xhemal Balla. Midis shumë figurash e personalitetesh më të spikatura të kulturës fetare dhe atdhetare në Tiranë janë dhe disa figura të shquara nga krahina e Bendës, të Malësisë së Tiranës. E ndërmjet tyre të bie në sy dhe Liman Dalip Tafa. Limani lindi më 15.06.1903 në fshatin Selië e Malit, të rrethit Tiranë. Ai lindi në një familje të madhe me tradita fetare por dhe atdhetare. Babai i tijë Dalipi kishte mbaruar studimet e larta në Turqi, njihte disa gjuhë të huaja dhe kishte marrë titullin Hafiz.

Duke patur një kulturë të gjerë ai u kujdes shumë që edhe djali i tij Limani, të shkollohej mirë dhe të ndiqte rrugën e të atit. Limani që në moshë të vogël qe një fëmijë mjaft i zgjuar dhe me shumë dëshirë për të mësuar. Ai vazhdoi mejtepin në Selitë të Malit dhe doli me nota të shkëlqyera. Mësues i parë në mejtep për të qe babai i tij, Dalipi. Pasi mbaron shkollën ruzhdie babai e dërgon Limanin për studime të larta në Stamboll për teologji fetare. Në Stamboll pati dhe shumë shokë nga Tirana dhe zona tij. Kjo ndikojë shumë në formimin e tijë teologjik dhe intelektual të tij. Gjatë shkollimit në Stamboll ai shquhet për rezultate shumë të larta në mësime dhe u pajis gjithashtu dhe me dije e kulturë të gjërë për kohën. Në përfundim të shkollës në në moshën 20 vjeçare, diplomohet dhe merr titullin fetar hafiz dhe myderiz.

Krahas studimeve fetare, në Stamboll ai mëson shumë mirë, në mënyrë audodidakte, dhe gjuhën e nënës, shqipen. Mësimi me gramatikë i shqipes qe një bazë e mirë që Limani të mësonte krahas turqishtes dhe arabisht, osmanishten e vjetër dhe greqishten. Në mbarim të studimeve të larta Limani, qe një figurë e kompletuar. Gjatë shkollimit në Turqi, Limani bie në kontakt me idetë përparimtare dhe i mbështeti ato. Ai ishte në vazhdën rrugës së babait të tij, i cili qe një mbështetës i Abdi Toptanit, në ngjarjet e vitit 1912, në ngritjen e flamurit në Tiranë. Mbas mbarimit të shkollës në Stamboll kthehet në vendlindje, në Selitë të Malit. Kërkon punë në Myftinisë e Tiranës dhe emërohet mësues mejtepi në Selitë të Malit, në lëndën; mësim besimi.

Këtu punonte dhe babai i tij Dalipi, i cili ishte hafiz dhe jepte lëndën; mësim Kurani. Deri në vitin 1927 të dy së bashku përgatitën shumë nxënës të fesë për hafiz në këtë mejtep. Po kështu do kryenin përsosshmërisht dhe shërbimet fetare në Selitë e disa fshatra përrreth. Shumë bashkëkohës i kujtojnë me nostalgji dhe respekt, babë dhe birë, për shërbimet që kryenin. Koha ishte tepër e vështirë, skamja kishte pllakosur vendin dhe fukarallëku në malsi ishte ulur këmbëkryq. Familja e Limanit krahas shërbimit fetar, ka ndihmuar dhe shumë persona dhe familje ekonomikisht me aq sa kishte mundësi. Njeriu i mirë njihet në kohë të vështira. Ndaj vlerësohet shumë dhe sot Liman Tafa e familja e tij, për ndihmat dhe bamirësitë e tyre.

Në vitin 1923 formohet Komuniteti Mysliman, mbyllen mejtepet, dhe krijohet Medreseja e Përgjithëshme e Tiranës. Në vitin1927, Limani emërohet imam xhamije në Selitë të Malit, në vend të babait të tij. Punoj si imam xhamije në Selitë deri në vitin 1963. Gjatë kësaj periudhe të gjatë 36 vjeçare si imam xhamije, qe shumë i përkushtuar në punë, punonte me shumë përkushtim, dhe qe mjaft i respektuar. Si imam xhamije ai ruajti autoritetin e babait, eci në gjurmët e tij, forcoj më shumë reputacionin e familjes dhe fisit. Ndihmonte shumë njerëzit dhe kreu shumë shërbime fetare gjithë fshatrat e të tjerë të krahinës. Ndoqi shembullin e babait të tij dhe në arsimimin e fëmijëve. Djalin e tij të madh Shabanin do ta çonte për të studiuar në Medresenë e Tiranës.

Në vitin 1963, Limani për arsye moshe e lë punën dhe në vend të tij, emërohet djali i tij Shabani. Vazhdoj deri më 1967, dhe pas një ndërprerje të gjatë nga mbyllja e institucioneve fetare nga regjimi komunist, do të rivazhdonte si imam po në këtë fshat nga viti 1991 deri në vitin 2000. Dhe ky, vazhdon traditën. Tre breza predikues të fesë, tre breza të përkushtuar. Sot nga fisi Tafa kemi mjaf persona me arsim të lartë, në profesione të ndryshme.

Gjatë pushtimit fashist, Limani dhe familja e tij mbështesin Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Gjatë regjimit komunist familja Tafa nuk shihej me sy të mirë pasi ishin predikues të fesë dhe në fshehtësi zbatonin ritet fetare, dhe natën kryenin ceremoni mortore.

Në vitin 1973, Liman Tafa ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 70 vjeçare. Varroset pa ceremoni fetare në Selitë të Malit, por me një pjesmarrje të madhe njerëzish e besimtarësh nga Selita, fshatra të krahinës sonë e shumë shokë e miq nga krahinat fqinje. Kështu u largua nga kjo jetë, një nga besimtarët dhe intelektualë më të mirë të zonës sonë Liman Tafa. Emra të tillë i bëjnë nder Selitës së Malit, Krahinës së Bendës dhe Tiranës. Vepra dhe kujtimi i tij do ruhen e nderohen me respekt në brezat që do vijnë.

IBRAHIM KABILI
Tiranë më 16.08.2020

2 KOMENTE

  1. O i nderuari Abu Ibrahim Bin Kabilli,

    E lexova me vemendje kete shkrim qe qenka …sh-krim e jo shkrim. Ku po e sheh apo ku po konkludon qe keta musliman kane bere diqka per kombin SHQIPTAR… e gjithe veprimtaria e tyre paska qene perhapja e religjioni ant-shqiptar edhe asgje tieter. A je more ti bile 0,0001% njeri normal me e kuptue se çka eshte kombi dhe çka eshte religjioni… ne kete rast religjion antikombetar Islam… i cili religjion nentere hostrine e tij ne trojet SHQIPTARE… gjithmone kamqene ne funkcion te Q’kombtarizimit te kombit SHQIPTAR…

  2. Profesor Ibrahim Kabili, te pershendes dhe te uroj jete te gjate e Zoti te dhente force dhe deshire per te punuar ne evidentimin e vlerave njerzore te Malsise se Tiranes, vlerave fetare dhe kujteses historike qe percjellin keto zona si Zallbastari, Shengjergji etj. Vlen te theksoj faktin e rendsishem qe sot ka njerz qe nen petkun e atdhetarizmit, me kritika bajate e nihiliste mundohen ta paraqisin Islamin dhe Ata qe shkruajne si njerz terrorriste e Fene si nxitese te terrorrizmit. Ne te vertete keta s’jane asgje tjeter vec dashakqes te Atdheut, te kombit e te feve, jane ata qe ndryshojne emer dhe kombesi per nje pasaporte apo nje vize. Me e keqe akoma keta te keqformuar dhe mos njohes te Gjuhes Shqipe kalojne dhe ne etiketime personale ndaj kudo qe perpiqet per dicka te mire…

Komentet janë mbyllur.