Antifa – grup rebelësh revolucionarë marksistë me taktika fashiste

0
683
William Barr

Lëvizja Antifa, është një kërcënim për fjalën e lire. Ajo është “fituese” në kryqëzatën e saj për të heshtur kundërshtarët. Llojet e betejave, që luajnë tani në rrugët e qytetit nuk janë asgjë e re për kolegjet. Shumë prej nesh në kampet studentore, kanë vite që merren me Antifën, dhe ajo po fiton. Unë kam dhënë mësim për 30 vjet dhe kurrë nuk kam parë nivelin e frikës dhe frikësimit në kampe që shohim sot.” – Prof. Tyrley Jonathan, Universiteti George Washington

Klajd Kapinova

Barr: “Ata janë grupe revolucionarë. Taktikat e tyre janë fashiste.”

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së (AG), Bill (William) Barr, i ftuar në studio të dielën më 2 gusht 2020, në një intervistë prej 60 minutash, me hostin (mikpritësin) konservator Mark Levin (njohës shumë i mirë i Kushtetutës së SHBA), në emisionin e tij të Fox News, “Jeta, Liria & Levin”, diskutoi gjerësisht për shumë tema shqetësuese të rëndsishme, që e prokupojnë sot jetën dhe politikën amerikane.

Ai citoi Spiunllekun apo Përgjimin (Spygate), të kampit elektoral të kandidatit dhe më pas Presidentit Donald J. Trump, me urdhër të administratës së Presidentit Barok Hysen Obama dhe zv/Presidentit Joe Biden; mbylljen e shoqërisë amerikanë, gjatë kohës së pandemisë botërore të Covid 19 dhe analiza e saktë e të dejatuar mbi organizatat e dhunshme të majta, anarkiste dhe tipike marksiste, si: Antifa dhe BLM.

Ai u ndal më shumë në diskutimin e tij mbi trazirat anarkiste marksiste mbarëkombëtare të Black Lives Matter dhe organizatës terroriste Antifa (e shpallur si e tillë publikisht nga Presidenti Donald J. Trump), gjatë muajve të fundit.

Prokurori i Përgjithshëm Barr, i tha intervistuesit Mark Levin, se grupi anarkist Antifa, ndërsa përcaktohej nga përkrahësit e tij se është i përbërë nga aktivistë të të “drejtave civile” dhe të ngjashme, në fakt është organizatë e mirëfilltë anarkiste, e cila përbëhet nga bolshevikë, të përqendruar rreth synimit, për t’a kthyer vendin tonë në “një formë të socializmit apo komunizmit.”

Barr, tha: “Ata janë grupe revolucionarë. Taktikat e tyre janë fashiste.”

Kur i krahasoi trazirat me një “formë të re të luftës guerrile”, Barr shtoi, se: “Kjo është mënyra sesi guerrilja Antifa sulmon dhe fshihet në mesin e njerëzve si peshqit në oqean … Ajo që ata bëjnë, janë në thelb duke mbrojtur veten ose duke u copëtuar në aktivitetin e parë. Ata hyjnë në demonstrata, në të cilat po ushtrojnë dhunë, dhe krijojnë situata për të mbrojtur veten e tyre. Këtu ata notojnë. Dhe ajo që ata bëjnë është se synojnë të rrëmbejnë frenat e demonstrimeve dhe provokojnë dhunë.

Barr, vazhdoi përgjigjen e tij, duke sqaruar se prirjet radikale të këtyre grupeve, janë reflektuese si kthesë e fortë e së majtë të Partisë “Demokratike” vitet e fundit, duke shtuar se “e majta” është tërhequr nga ombrella e vlerave klasike liberale.

Dhuna e tyre filloi qysh ditën e parë, kur kandidati republikan dhe sot Presidenti Donald J. Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe “nga ajo ditë e deri sot, ka pasur rezistencë nga ana e tyre. Ata po përpiqeshin ta fajësojnë atë nga dita e parë. Ata kanë bërë gjithçka që munden … dhe unë mendoj se është për shkak të dëshirës për pushtet, që kërkon e majta anarkiste. “Ata duan të drejtojnë jetën e njerëzve në mënyrë që të mund të hartojnë utopi për të gjithë ne, deri sa ata të marrin pushtetin. Ata u zemëruan, sepse nuk e prisnin fitoren e Trumpit. Dhe kjo i zemëron sërisht edhe sot ata.

Kongresmeni  komunist Jerrold Nadler e quan dhunën nga Antifa në Portland si një “mit”

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së (AG) William Barr shkatërron Nadlerin. Kjo ishte një katastrofë tjetër në dëshminë e thirrur nga Dhoma e Demokratëve “demokratë” në Capitol Hill, Washington D.C.

Për fat të mirë, Departamenti i Drejtësisë i udhëhequr me zgjuarësi nga Presidenti Trump, po ngrihet me dinjitet, duke respektuar ligjin përpara rebelëve anarkistë.

Përpjekja e Nadlerit, për të shfrytëzuar Portland-in, kundër ekipit Trump, ishte këto ditë një tjetër dështim i sikletshëm i kongresmenit liberal.

Rep. Nadler, tregohet në një videoklip të ri në internet, duke e quajtur dhunën në Portland nga Antifa një “Mit“, pasi protestat rifilluan me trazira vandaliste.

“Demokrati” sot Kryetari i Komitetit të Gjyqësorit të Dhomës së Përfaqsuesve Jerrold Nadler, iu afrua shkrimtarit dhe producentit Austen Fletcher, i cili, tha se ai i kërkoi “demokratit” të shkatërronte rebelimet e Antifës, në qytetin Portland, Oregon.

Ai tregon: “Unë vrapova tek Jerry Nadler në DC dhe i kërkova që të mos pranonte dhunën (trazirat) e Antifës në Portland. Kjo është një MIT“, shkroi Fletcher, në një cicërimë (në Twitter) së bashku me videon e shkurtër.

Para se të hynte në makinën e tij, Nadler i thotë Fletcher se Antifa, është një “Mit”, që po përhapet vetëm në Washington D.C.”.

Demokrati i rangut të lartë të New York-ut, po sulmohet për komentet e tij në internet.

Në mesin e njerëzve që e hodhën në erë politikisht Nadlerin (për komentin e tij) ishte djali i Presidentit, bisnesmeni Eric Trump.

Kjo është Partia Demokratike në vitin 2020“, shkroi djali më i ri i Presidentit Trump në Twitter. (Fox News, 27 korrik 2020)

Krimet e komunizmit në botë nuk permenden nga Antifa dhe BLM 

Meqenëse komunizmi deshtoi si ideologji dhe praktikë, gjatë shekullit XX dhe XXI, forcat marksiste anakiste, kanë ndryshuar taktikë dhe janë shtrirë me antarësi në shtetet e zhvilluara të Europës Perëndimore dhe SHBA.

Ata janë anarkistë marksistë, që po kopjojnë me përpikëri metodat dhe praktikatë fashiste gjermane në vitin 1933 në Gjermani, kur Hitleri erdhi në pushtet.

Bilanci i sundit të sistemit socialist dhe komunist në shumë shtete të botës dhe veçanërisht në disa shtete të Europës Lindore dhe Azi, është një bilancë negativ, i mbushur me kufoma malesh dhe gjak të njerëzve të pafajshëm.

Ndërgjegjja e freskët e popujve liridashës nuk mund të harrojë 20 milion të vdekur si pasojë e terrorit komunist në ish-BRSS, 6.5 milion në Kinë, 1 milion në Vietnam, 2 milion në Kamborxhia, 1.5 milion në Europën Lindore, 150 mijë në Amerikën Latine, 1.7 milion në Afrikë, 1.5 milion në Afganistan, pra sipas studiuesit Stephane Courtois mbi 100.000.000 njerëz janë zhdukur nga ideologjia komuniste, ku kryesojnë terroristët diktatorë, si: Mao Ce Duni, Pol Poti, Lenini, Stalini, Ho Shi Mini, Kimi II Sungut, Fidel Kastro, Enver Hoxha, Çaushesku etj., e disa diktatorë afrikanë.

Antifa sipas Kyle Shideler drejtor për Sigurinë e Brendshme dhe Antiterrorizmin në SHBA

Kombi ynë, është kapur nga anarkistë profesionistë, plaçkitës, kriminelë, si Antifa dhe të tjerë.”- Donald J. Trump

Presidenti Donald Trump, duket i bindur se ka një komplot të frikshëm, që përgjon në protestat për drejtësi racore, që përfshinë kombin.

Antifa, si një lëvizje militante anarkiste majtas, po përfiton nga demonstratat për të djegur vendin kudo me protesta “paqësore”, duke kopjuar praktikisht metodat origjinale fashiste.

Ai, ka fajësuar plaçkitjet dhe djegiet nga lëvizjet protestuese anarkiste si një çështje thelbësore të dhunshme, duke pohuar në një fjalim se “kombi ynë është kapur nga anarkistë profesionistë, plaçkitës, kriminelë, si Antifa dhe të tjerë.”

Presidenti Trump, vazhdimisht është zotuar të etiketoj zyrtarisht Antifën si një grup terrorist, duke e vendosur atë në një listë federale përkrah al-Qaedës dhe ISIS.

Ky grup radikalësh të majtë, që demostron në rrugë me simbole bolshevike, është një lloj alternative anarkiste për policinë e shtetit, që fillimisht zuri rrënjë në skenën e Amerikës, pa asnjë lloj strukturë komande dhe kontrolli kombëtar.

Prania e saj është në shumë protesta të fundit. Ajo është përgjegjëse për kthimet e tyre drejt dhunës, vjedhjeve, vrasjeve, vandalizmave. Drejtuesit dhe anëtarët e Antifës janë përgjegjës për trazirat.

Lëvizja e majtë u dallua shumë në protestat në Washington D.C., kundër festës kombëtare të inaugurimit të Presidentit Donald J. Trump më 17 janar 2017.

Aktiviteti i tyre, i dhunshëm, ekziston me shembuj filmike të qartë, që kalojnë vijën, duke përfshirë këtu sulmet direkte fizike të papërcaktueshme ndaj gazetarëve në sheshet apo rrugët e disa qyteteve që drejtohen dhe kontrollohen nga governatorët dhe kryetarët e bashkive të ekstremist te majtë të parties “demokratike”..

Organizata e mirëfilltë anarkiste marksiste, përdor sot dhunën për të imponuar ideologjinë e saj komuniste dhe socialiste si forma më e mire antikapitaliste.

Antifa, ka filluar të veproj në vitet 1960-1970 e fshehur në fillim në Gjermani dhe pastaj filloj të shtrihet në shumë shtete të botës deri sa u shfaq edhe në SHBA. Këtu ajo ka 50 vjet që përdor dhunën direkte, sabotazhin, krimet etj., në shumë protesta, që nuk kanë asnjë lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Sot, shumë media të majta, duke përfshirë Fake News, si: The New York Times, Washington Post, Daily News, CNN, BBC, Boston Blobe, TIME, etj., u shpërlajnë trurin lexuesve naivë, se gjoja Antifa nuk ekziston edhe pse ata kanë websitin e tyre, me qindra dhe mijëra foto, programe propagandistike, ku ato paraqiten të armatosur etj.

Sulmet e Antifës janë sot shumë të sofistikuara, thotë njohësi shumë i mirë i Antifës eksperti i antiterrorizmit Kyle Shideler , njëkohsisht Drejtor dhe Analist i Lartë për Sigurinë e Brendshme dhe Antiterrorizmin në Qendrën për Politikën e Sigurisë së SHBA-së.

Ai është specializuar në grupet islamike, që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, pasi kanë kaluar mbi një dekadë duke studiuar dhe shkruar për historinë, doktrinën dhe ndikimin e tyre.

Kyle Shideler, kohët e fundit ka shkruar dhe botuar librin: “The American Mind”, i cili, është pritur shumë mirë nga kritika dhe specialistët e antikrimit në këtu.

Në vitin 2019, Antifa organizoi protesta të dhunshme në SHBA. Për më tepër, në website e saj ajo publikisht u tregon atarëve të saj sesi të organizohen, të veprojnë, të ruajnë komunikimin mes tyre etj.

Ata shpërndajnë në mënyrë sistematike propagandë marksiste, ku, dhuna është mjeti kryesor për të marrë pushtetin politik dhe vendosur komunzmin etj.

Në një artikull interesant dhe investigues, me titull: “Historia e errët e krahut të zbatimit radikal të së majtës.”, autori Kyle Shideler, tregon mbi trazirat dhe trazirat civile në metastazimin në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku, Presidenti Trump deklaroi se synon të caktojë Antifa si një grup terrorist.

Media globaliste e majtë këtu, “argumentojnë” se Antifa është një shqetësim amorf, jo një organizatë funksionuese dhe sigurisht jo një lëvizje terroriste. Realiteti është i thjeshtë dhe shpesh kompleks.

Antifa u themelua nga Partia Staliniste Komuniste e Gjermanisë

Për të filluar duhet thënë, se Antifa ka emrin e vërtetë: Antifaschisitsche Aktion. Ajo lindi gjatë luftimeve në rrugë të Republikës Weimar në vitin 1932.

Antifa u themelua nga Partia Staliniste Komuniste e Gjermanisë (PKGJ), megjithëse njësi të ndryshme të “mbrojtjes antifashiste” komuniste ishin të lidhur me KPD shumë më herët.

Qëllimi i vetëm i Veprimit Antifashist ishte të ndihmonte KPD-në të luftojë partitë e tjera politike për kontrollin e rrugëve në politikën revolucionare të Republikës Weimar që dështoi shpejt. Po, ata luftuan nazistët gjermanë. Antifasit, gjithashtu luftuan partinë liberale, partinë konservatore dhe këdo që mori rrugën kundra tyre. Historikisht ata nuk kanë pasur sukses.

Më shumë se gjithçka, Antifa ekziston për të shërbyer si një mjet i politikës revolucionare në një shtet të dështuar (ose të dështuar). Ajo do të rivendoste veten në sferen politike në fillim të viteve 1980, gjithashtu në Gjermani dhe jashtë saj.

Autonomizmi, i praktikuar nga Antifa, është një ideologji anarko-marksiste e shoqëruar me organizatat guerrile urbane komuniste të viteve 1970 dhe 1980 në Evropa nga njerëzit që e quanin vetën si Ushtria e Kuqe dhe Brigadat e Kuqe.

Antifa me simbole dhe veshje të zezë

Rreth kësaj kohe, taktikat e Antifa-s si “blloku i zi”, dallohej nga një numër i madh i rebeluesve, që vishen me rroba të zeza nga koka në këmbë dhe lëvizin së bashku si pjesë e një proteste më të madhe.

Me ardhjen e saj në Amerikë, Antifa do të formohej në një mënyrë të ngjashme, por nën një emër tjetër.

Këtu, ajo ishte një përpjekje e të rinjve me formim bolshevik, për të dëbuar neo-nazistët dhe supremacistët e bardhë nga skena muzikore, duke çuar gradualisht në formimin e Aksionit Anti Racist (ARR), nç fillim në pjesën qendrore dhe perendimore të shteteve të Amerikës dhe më pas u përhap jashtë tyre.

Disa ARR të veçantë do të vazhdojnë të formojnë një nga rrjetet më të mëdha Antifa në vend, Torch Antifa, faqja e internetit e të cilit u regjistrua nga një ish anëtar i JBAKC.

Nga ana e tjetër, vetë JBAKC u formua si një front për Organizatën Komuniste të 19 majit (MCO), e themeluar nga mbetjet e Motit Nëntokësor, Ushtrisë Clirimtare e Zezë (njerëzve me ngjyrë), FALN dhe grupet e tjera terroriste të viteve 1960 dhe 1970. Data 19 maj, u zgjodh për nder të ditëlindjes së Malcolm X dhe Ho Chi Minh.

Anëtarët e ZKK-së ishin përgjegjës për disa bomba dhe plaçkitje në vitet 1980, duke përfshirë grabitjen famëkeqe të vitit 1981 të Brinks të blinduar.

JBAKC përdori gazetën e saj “Vdekja për Klan!”, për të nënvizuar luftimet në rrugë me Klansmen, të akuzojë zyrtarët Reagan për epërsi të bardhë, të aprovojë grabitjet e bankave të MCO si “shpronësim”, dhe të promovojë kryengritjet komuniste, që po ndodhnin në Nikaragua dhe El Salvador.

Logjika e JBAKC dhe Organizatës Komuniste të 19 majit, është e njëjta ideologji që drejton sot Antifa, ku, në themel të saj është se Shtetet e Bashkuara u themeluan mbi epërsinë e bardhëve, dhe për këtë arsye duhet të shkatërrohen.

Sot, ata janë të shtrirë në redaksitë e dhomave të lajmeve, sallat e fakulteteve dhe në mesin e stafit të kryetarëve të bashkive dhe zyrave të avokatëve të përgjithshëm.

Lëvizja moderne Antifa përparon në infrastrukturën e trashëgimisë së fortë të së majtës revolucionare, përmes një besimi në efikasitetin e organizimit të lirshëm.

Baza themelore e organizimit të veprimit të drejtpërdrejtë është “grupi i afrimitetit”, që është pikërisht ajo që tingëllon si një grup njerëzish me mendje të njëjtë, të cilët ndajnë një objektiv të caktuar të përbashkët.

Anëtarët e Antifa-s, kanë lidhje me organizatat politike me komitete mbështetëse të tyre, siç janë: Socialistët Demokratikë të Amerikës (DSA), Punëtorët Ndërkombëtarë të Botës, Partia Revolucionare Komuniste (RCP) dhe organizata ose kolektivë rajonalë radikalë të majtë.

Antifa është në shumë mënyra një përsëritje e përmirësuar e organizatave militare të militantëve të mëparshëm guerrile.

Ajo, me strukturën e saj të jashtme anarkiste dhe besueshmërinë e mundshme, lejon që e majta radikale të ketë tortën e tyre dhe ta hajë atë gjithashtu.

Në të gjitha periudhat e trazuara të politikës revolucionare, qoftë vitet 1930, 1970, qoftë sot, aftësia për të projektuar forcë në rrugë për të ndëshkuar armiqtë, gjithmonë ka deshtuar deri tani

Për të majtën amerikane sot, Antifa është ajo force e tyre mbështetëse.

450 të vrarë afrikano amerikanë në 8 muaj të vitit 2020

Në Chicago City deri më 4 gusht të vitit 2020, janë vrarë mes vetës 450 afrikano amerikanë. Po aty, janë qëlluar me armë zjarri (kryesisht pistoletë) mbi 900 vetë, nga janari deri më 4 gusht 2020.

Po në Chicago janë vrarë 9 engjëj apo fëmijë të pafajshëm afrikano amerikanë nga vrasës afrikano amerikanë. Viktimat e pafajshëm fëmijë i përkasin moshës 1 deri në 13 vjec.

Shefja e Departamentit të Policisë në Chicago (CDP), ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në shenj proteste, sepse pushtetarët “demokratë”, kanë shkurtuar fondet financiare pë policinë.

Këtu 80% e oficerëce të policisë dhe dedektivëve janë afrikano amerikane dhe ispanjik (me origjinë nga vendet e Amerikës Latine dhe Mexico)

Protestat e dhunshme të Antifës dhe BLM, janë më shumë në qytetet e shteteve ku drejtojnë “demokratët” governatorë dhe kryetar bashkie si në: Chicago, New York, Portland, Seatle, ka shumë të plagosur dhe vdekur.

New York City, ka policë të zot dhe profesionistë, por ata nuk po lejohen të bëjnë punën e tyre nga kryetari i Bashkisë Bill de Blasio, të cilët, së bashku me governatorin e shtetit të New York-ut Andrew Cuomo, kanë shkurtuar mbi 1 bilion dollarë fonde për NYPD, duke i detyruar shumë policë profesionistë të japin dorëheqje dhe të dalin në pension para kohe.

Gjatë muajit të kaluar në Minneapolis, anarkistët marksistë vandalistë të Antifës dhe BLM, kur mësuan se forcat federale të policisë dhe ato speciale federale po vinin në qytet, ata u larguan dhe humbën si kripa në ujë.

Krimi në shtetin e New York-ut për disa muaj është rritur 60%, vrasjet dhe të shtënat me armë janë rritur në masën 70%.