MJERIMI DHE INJORIMI I SKENDËR HYSENIT

0
486
Skënder Hyseni

Nga Binak MAXHARRAJ

/Skënder Hyseni – mollë sherri ne qeverin e Strucave?

Skender Hyseni me një disharmoni trupore vjenë nga kopshti i çudirave akademike të LDK qe udheheqet nga Isa Mustafa-Struci. Ky njeri i pa definuar mire, pa ndonjë profesion te caktuar, merret me çdo gjë për te përfunduar ne asgjë. Doli nga pluhuri ne raftet e akademis së LDK qe me qeeleim te bëhet mollë sheri ne qeverin e Strucave qe e udheheq Struci Avdullah Hoti. Është njeri kallauzë të cilit nuk i pretë goja kur fletë. Është njeri që pretendon se dine çdo gjë, por ne te vertetë nuk dine asgjë, pos pshtjellimeve dhe lepirjeve të duarve te atyre qe ua mbanë qantat.

Skender Hyseni është një vegel përdoruese i përshtatshëm për të gjithë, sidmos i atyre te cileve me plotë servilizëm dhe përulësi u sherben.

Skender Hyseni nuk ka ndonjë autoritet ne Partin e tij, por as ne popull hiq së hiq, ata te LDK e përdorin si mjet për kusuritje me partit tjera.

Skender Hyseni as vetë nuk e dine mire së cilës parti i përketë, ai është në shërbim atje kudo që bosat e tij /Thaçi-Mustafa/ e kanë interesin e përbashkëtë. Kur është puna te interesi ai nuk e dallon shefin e tij Isa Mustafën-Strucin nga Hashim Thaçi, sepse këta te dytë e grahin njësoi.

Në partinë e tij në LDK Skender Hyseni është një njeri i deshtuar, nuk ka autoritet te anëtarësia dhe elektorati i LDK. Ështe njeriu më i pa votuar ne LDK. Në zgjedhjet e viti 2017 pesoi katastrofë elektorale, nuk arrijti te bëhet as deputet i fitoi vetem 2069 vota, kurse ne zgjedhjet e 6 tetorit 2019 nga friga e deshtimit total nuk mori fare pjesë ne zgjedhje, sepse siç po vrehet është njeri i injoruar nga populli dhe nga zoti, por jo edhe nga mafia e krimit te organizuar mbrenda LDK dhe Klanit Pronto

Pra, Skender Hyseni ka diçka te vacant,din me dredhë e çdredhë, është servile i mrekullueshëm i atyre qe e kanë fuqinë e vendosjes gjithëmonë është në shërbim te interesave te tyre. Ky njeri në cilësin e ministrit te mbrendshëm se bashku me Hashim Thaçin me 2015 në Vjenë e nenshkruan humbjen e teritorit te Kosovës Çakorrin dhe Kulllën duke ia kaluar (ku me dijtë se më çfarë çmimi) Malit të Zi hiq më pak se 8200 hektar.

Por ajo së çka e damkos këtë biqim njeri është roli i tij në punët e liga në rreximin e qeveris Kurti me te mirën qe kishte Kosova deri me tani. Qeveria Kurti fillaoi punën mbarë sipas premtimeve qe i kishte dhënë gjatë zgjrdhjeve të: çkapë shtetin nga mafia e krimit te organizuar, të luftoi korrupcioni dhe te vejë drejtesi ne vend. I kapi paniku të gjitha klanet e krimit te organizuar dhe u betuan se do ta rrexojnë qeverin Kurti. Albin Kurtin e shpallen antiamerikan, po na prishë me Amerikën dhe u betuan se këtë njeri duhet rrexhu. Dhe Skender Hyseni doli nga hieja.

Ky njeri me urdherin e kupoles së krimit te organizuar dhe korrupcionit Skender Hysenin e derguan privatisht ne Uashington te miku i dallaverev te Hshim Thaçit Richard Grenell për të kërkuar ndihmë për rreximin e qeverisë.Richard Grenell nuk hetizoi u doli ne ndihmë pasiqe Albin Kurti e kishte akuzuar se po i jepë zjarr se bashku me Thaçin dhe Vuçiq për ndarjën e Kosovës. Qeveria Kurti u rrezua. Për here te pare me ndihmën e një amerikani antiamerikan siç ishte Richard Grenell u përdhosën vrerat demokratike amerikane ne Kosovë duke e rrexuar qeverin e popullit dhe duke e këlthyer ne pushtet mafinë e korruptuar. Për këtë ambasadori Grinell nuk u pa me sy të mire në qarqet e pushteti ne Amerikë dhe si i këtillë përjetoi fiasko.

Duke e dijtur besnikrin e Skender Hysenit kupola e krimit te organizuar dhe e korrupcionit më te ardhur në pushte perms qeverië kukull të Strucave te Avdullah Hotit Skender Hysenin e emeroi për koordinator ne dialogun Kosovë-Serbi, anipse lidhje nuk ka për këtë punë dhe së ështe i paaftë te ballafaqohet me Vupiqin tëpër agresiv.

Avdullah Hoti kishte vendosur qe me insistimin e Thaçit dhe te Mustafës për mbrojtjën e interesave te tyre bisnisore, korruptive ta emrojnë njeriun e tyre Skender Hysenin, njeriun me te pa autotitetshem ne LDK dhe pa kurrfarë peshe politike. Këtë emrein kryeministri Hoti e beri pa i pyet fare, pa kurrfare koordinimi me Aleancen dhe Nismen. Për këtë arsye filloj pelcitja dhe përqarje midis subjekteve te ketij koalicioni te brishet, te papërfillet dhe pa peshë politike për te vendos për çeshtje te medha për vendin. I ashtuquajturi koordinator i Kosovës ne procesin e dialogut me Serbin nuk e pëfaqeson Kosovën, sepse ky fare kordinatori nuk ka mandate kushtetues dhe politike dhe se ne këtë dialog është ilegjitim. Thjesht është kordinator vetem për interest e Hashimit dhe të Isa Mustafës.

Derisa e tërë bota, po edhe SHBA si dhe Kosova janë në vorbullën e luftes kundër pandemisë, dhe se lideret e SHBA nuk levizin nga vendi i tyre sepse janë te angazhuar në luftimin kundër pandemisë. Por, ky biqim njeriu Skender Hyseni pa pritmas deklaroi se do te udhetoi për ne Uashtington, ku do te zhvilloi takime me zyrtatët e lartë te Departamentit te shtetit dhe ne Shtepinë e bardhë, për t’i koordinuar punët rreth dialogut në procesin e negociatave.

Nuk dihet se për këtë udhetim misterioz a ja dha vizën Isa Mustafa, Hashim Thaçi apo Avdullah Hoti, apo ndoshta me pelqimin e te treve qe ai te shkojë ne Uashington ne këtë kohë krize pendemike.

Befasia është edhe me e madhe kur dihet se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington është ndërprer qysh më 27 qershor, pas lajmit skandal për Hashim Thaçin te cilit iu be publike aktakuza për krime lufte dhe kerime kundër njerzimit.

Pra si është e mundur qe dikush re shkoj në Uashington gjoja për bisedime ne një dialog i cili është ndërprer dhe si i till është zhvendosh ne BE. Por, ky dialog është ndërprerë edhe për shakun se nuk kishte pajtueshmeri të plotë midis Shtepisë së Bardhë dhe Departmentit te shtetit Amerikan.

Por, sekreti qendron diku tjetër,kjo shkuarje ka te bejë më lojrat e Thaçit dhe Mustafës, më prekje pulsit se si do reagonë Uashtingtoni për këtë vizitë pas ngritje se akuzës nadj Hashim Thaçi.

Vizita e Skender Hysenit sipas skenarit te Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës kaloi sikur nepër ferr. Njeriu i pare i politikës së jashtme Mike Pompeu kategorikishte e refuzon takimin me këtë njeri te panjohur në skenën politike të Kosovës, për te cilin nuk kishte asnjë paralajmerim me parë për ndnjë takim te mundshëm

Habia është edhe më e madhe se me çfarë te drejte ky koordinator i djallit ka te drejtë ta takojë këtë figure te lartë politike pa paralajmerimi cili edhe me pare kishte telashe dhe ngatrresa me Hashim Thaçin rreth Gjykatës Speciale.

Vallë a mos ka menduar se Skender Hyseni po shkon ne LLap dhe mund ta takojë kendo dhe në çdo kohë qe derishiron, si ka guxim dhe fytyrë te sillet kaq ulët ky fakir i Hashim THaqit dhe Isa Mustafës. Më çfarë te drejtë ky hut dhe Struc i Isa MUszafes tenton qe te ia qetë hijën e zezë Kosovës me miqet tanë duke u sjellë ne këtë menyrë primitive duke derguar atje njerez primitive te kalibrit te Skender Hysenit.

Eu, bre me plasë njeriu nga inati kur i shikon këto sjellje makabre te këtij fakiri, sikur Amerika e madhe paska mbetë me e mesuar dhe këshilluar Skender Hyseni se si duhet të koordinohet procesi i negociatave ne dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I deshpruar nga deshtimi dhe injorimi qe ia beri Mike Pompeu, Skender Hyseni tentoj bile ta takoj ambasadorin e deshtuar ne dialog Richard Grenell. Telefonoj gjithandej Amerikës. Por kot edhe ky nuk i doli nuk e takoi, sigurisht i irituar për “tradhetin” qe i bari Hashim Thaçi me Isa Mustafën për ta bindë qe te ndikojë ne rreximin e qeverisë Kurti,per çka pati edhe kritika nga Deparmenti i shtetit për rreximin e qeveris legjitime duke ia lenë një hije te keqe demokracis amerikane.

Pra, takimi i Skender Hysenit ishte i pamundur me Grenell, sepse pot e takohej do te shkretonte perseri, do te shpifte diçka perseri për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Por deshtoi takimi me Grenell, sepse thjeshtë, Skender Hyseni ishte i padeshiruar për për vizitë në Amerikë.

Sa për satisfakcion Skender Hyseni i deshpruar dhe i injoruar totalisht nga zyrtaret Amerikan e takoi disi si përshqitas Matthew Palmer (dhendrrin e Serbisë) te parendesishëm. Me këtë njeri takime ishte i deshtuar sepse ishte pa ndonje peshë politie. Më këtë njri Skender Hyseni do e mund te bisedonte me telefon edhe pa shkuar ne Amerikë, e as me tepër kur dihet se Palmer ende nuk i është bashkuar zyrtarisht deialogut mes Kosovës dhe Serbisë në BE.

Pra, vizita e Skenderë Hyseni në Uashington ishte injoruar totalisht nga zyrtaret me te larrtë Amerikan, nuk rezultoi me kurrfar me kurrfarë aktiviteti. Kjo vizitë deshtoi qe ne fillim, sepse atje u dergua njeriun i padeshiruar dhe i deshtuar ne skenën politike në Kosovë. Vizita nuk ishte parapregadit dhe koordinuar me pare, shkojë Hyseni si Hasani siç thotë populli, pa dijtë se ku pa shkonë, për çka po shkonë, me kend do te takohet.

Kjo vizitë me këtë deshtak dhe injorant i la hije te keqe Kosovës, i la një sjellje jo miqesore me mikun tone te Madh Amerikën, por kështu ndodhë kur ne Kosovë hala sundojn bandat e krimit te organizuar të ciltë ne skenën politike qendrojnë vetem për interest e tyre personale, duke e mbrojtur krimin e tyre te njeri tjetri tdhe duke injoruar interest e shtetndertimit.