Njerëzit janë duke e humbur durimin, nga torturat e pushteteve

0
293
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Kosova po duket së një teatër që në repertoarin e saj, ka vëtem një shfaqje, më aktorë të njejtë, të mërzitshem, monoton, dhe më aspak shije për shikuesit. Po të ishin aktorët edhe të mirë, është diçka që nuk shkon, është diçka që bëhët shumë bajate. Njerëzit i dëshirojnë ndryshimet, e këta janë shumica. Politika jonë miope, hileqare, zullumqare e korruptive, na ka irrituar shumë. Këta aktorë të keqij të politikës na kanë lodhur me monolog, se dialogun moti e kanë përjashtuar nga jeta shoqërore e politike e Kosovës.

Na kanë lodhur së tepërmi dhe mërzitur paraqitja e fytyrave të tyre në televizione dhe rrjete sociale ! Mediet tona në vend që të merrën më problemet që i mbartë jeta e zorshme në Kosovë, po na servojnë teklif muhabete, po na servojnë propaganda dhe mashtrime ndër më të turpshmet, që kanë për qëllim mjegulllimin e situatës së rëndë politike dhe situatës së rëndë ekonomike e sociale.

Metodat e mashtrimit po iu hyn në funksion të mbajtjës së pushtetit apsolut, dhe në anën tjetër zhvatjës të pronës shoqërore. Janë duke lënë tokë të djegur mbrapa sikur të ishim në kohë lufte. Praktikat e vjetra të udhëheqjës më vendin, atyre janë duke iu sjellur profite të mëdha, e në anën tjetër janë duke e shkallmuar këtë popull, si është më ziu. Njerëzit e kan humbur durimin nga torturat fizike dhe psiqike të kësaj klase politike! Nese jeta në shtëpi nuk ka mundësi të ndryshohet, jeta më gjasë ndryshohet nese largohesh nga shtëpia?! Atje diku largë vendlindjës ekzistojnë teatro të ndryshme edhe politike, edhe teatro profesioniste ku kalohet koha mirë.

Gjithësecilit i ipet mundësia për të dhënë kontributin në shtetndërtim dhe mirëqenie. Ekzistojnë alternativa dhe ide të dobishme, që politikës i jepet çdo mundësi. Jemi dëshimtarë nga historia e hershme dhe historia më re, së ku e quan Ballkanin, luftërat e tmershme duke marrë jetëra të shumë njerëzve të pafajshem, Me i tmershimi natyrsht ishte ultranacionalizmi serbomadh, që shkaktojë vrasje masive, zhvendosje të madhe të popullatës jo serbe në ish–Jugosllavi.

Praktikave të vjetra të sundimit më masës ju ka dalë boja, por që është fakt së ende nuk jemi liruar nga një logjikë e tillë ! Teatri politikë i quajtur Kosovë, është bërë monoton më këto fytyra të vjetra pushtetare .Ende si duket nuk po kemi mundësi më tejkaluar ashtu të shprehem fazën “shizofrenike” të politikës. Ata që do të na kishin ofruar, dhe do të kishin bërë kthesa pozitive në Kosovë, si nga demokracia, ekonomia, kultura dhe filozofia, nuk po iu jepët mundësia që të bëhën aktiv.

Njerëzit e dobishem i duhen Kosovës më shumë së kurrë, nese dëshirojmë të shpëtojmë vendin dhe popullin. Drejtimi inaktiv i politikës, e politikanët regjional, nuk i duhen këtij vendi. Politika e dobët dhe e fragmentuar edhe nga pikëpamja ideologjike, na kan vu pëngesa të mëdha e serioze. Vëtem ndryshimi i pushtetit, siç na mëson përvoja, pa ndryshime njerëzish nuk garanton ndryshime demokratike.

Nuk na duhet forcat politike që vijnë në pushtet, e që politikën e kuptojnë si garnitura paraprake politike. Kosovës i nevoitet politikë vetëkontrolluese dhe politika kontrolluese që sjellin stabilitet. Edhe Evropa, nuk ishte dashur ti përkrahë forcat politike në Kosovë, të cilat janë duke vazhduar politikat e viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar. Shumë kam dëshirë që koha të tregon së nuk kam të drejtë…