KËNDONI E JEHONI KOMUNIZMIN MOS E LAVDËRONI

0
375

Poezi nga libri: “JEHONA E ZEMRAVE TONA”

SALI LEKA

Komunizmi armiku i egër i poezisë, jehonës i krenarisë.
Komunizmi fatkeqësia e terslliku e maskaralliku i njerëzisë.
Komunizmi, ligësia mënxyra e paniku i jetës i harmonisë.
Komunizmi shtrembalari, zgërdheci e gënjeshtari i marrëzisë.
Komunizmi zuzari mizori i padrejtësisë i antidemokracisë.
Nëpër gazeta botojnë tregime me lavdërime për komunizmin.
Për zboret ushtarake e fitoret madhështore revolucionare.
Kundër imperializmit e kapitalizmit deri në uralet polare.
Edhe kundër katolicizmit, globalizmit, e revizionizmit.
Publikojnë kujtime me nostalgji mallëngjime e permallime.
Për bëmat e gjëmat e marksizmit e të stanilizmit.
Edhe për trimëritë e forta të enverizmit dhe të ramizizmit.
Në fakt Enver Hoxha e Ramiz Alia nuk ishin trima guximtarë.
Por e mbushën Shqipërinë me spekullantë shtrembalarë.
Kanë 40 vjet që lloqet e gelboqet e ramizit i përsërisin.
Jargosjet e Enverit nëpër studio televizive i llomotisin.
Dalin e thonë: Enver Hoxha ishte tamam burrë shteti.
Madhështor i pamposhtur dhe simbol autoriteti.”
As se kuptojnë këta mendjetharë, duke lavdëruar Enverin,
vetveten poshtërojnë.
Familjen, fisin, shoqërinë e miqësine e shkatërrojnë.
I nxjerrin në ankand e përpara botës i turpërojnë.
Nuk kuptojnë këta zemërmykur duke lavdëruar Ramizin.
Kombin Shqiptar e kanë bërë si rezilin e harizin.
A s’din me dalluar e me ndarë sheqerin me zeherin.
Duke lavdëruar e trumbetuar komunizmin e narcizmin.
Fëmijët e tyre i bëjnë halabake e sharlataniste të pistë.
I kthejnë në cullakë e s’dinë asgjë për optimizmin.
As për dinamizmin e humanizmin as për iradinizmin e ilminizmin
Çdo ditë faqet e gazetave mbushen me trillime e mënxyra.
Studiot televizive me kaseta e video të qelbura, të ndyra.
Se nuk dinë si është bota me dy hemisfera.
As toka, atmosfera, universi e natyra.
Por dinë skorrka të neveritura e pallavra të pështyra.
Se komunizmi e marksizmi i ka lënë 2 shekuj mbrapa.
Aty kanë ngecur, janë përlytur si tutkunë,
në zhum merhum e llapa.
As këndojnë as jehojnë as botës nuk i tregojnë.
Sa mirë do të ishte me lavdi e mrekulli.
Komunizmi mos të vinte asnjë ditë në Shqipëri.
Në asnjë fshat as trevë as krahinë.
As në Vlorë, Korçë as në Janinë.
As në Shkodër, Dibër as në Prishtinë.
Duhet të bashkëbisedojmë kush e solli në Nëntor 1941.
Duhet ta publikojmë kush i volli reaksionet e infeksionet.
Si filluan presionet, manovrat e makinacionet.
Kush i shkaktuan diskriminimet, masakrat e persekucionet.
Burgosjet, vrasjet makabre në vitin 1951, 1961, 1971, 1981.
Edhe vazhduan u angazhuan u shtuan edhe mbas vitin 1991.
Asgjë nuk është verifikuar, as ndëshkuar deri tani.
Jemi në kohën, dy dekada shekulli 21.
As një masakër mizore gjakatare nuk kanë demaskuar.
Por kanë shpërblyer si të përndjekur e të persekutuar.
Kusarët delet e fermës bujqësore i kanë vjedhur.
Edhe zuzarët që i kanë shitur e fshehur.
Prandaj vazhdon korrupsioni e persekucioni i kamufluar.
As një gënjeshtër spekullative nuk kanë investiguar.
Përkundrazi, gënjeshtrat e manipulimet janë shtuar.
Manovrat taktikat e mashtrimet janë kamufluar.
Fakte konkrete as ngjarje të vërteta nuk kanë botuar.
Kush janë ata mëkatarë, zuzaristë që burgosën e persekutuan.
175 shkrimtarë e poetë humanistë demokratë moderniste.
Midis të cilëve unë shkrimtari e poeti Sali Leka.
Edhe shokët e mi shkrimtarë e dramaturgë të talentuar.
Hasan Petrrela, Fadil Pacrami, Piro Kuqi, Minush Jero, Ylber Merdani.
Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Dhimitër Xhuvani.
Ibrahim Uruci, Fatbardha Spahiu, Zydi Morava, Frederik Sokoli.
Dramaturgu Kujtim Spahivogli vdiq në internim.
I pandihmuar, i keqtrajtuar, i sëmurë pa ilaçe as mjekim.
Shkrimtari Hasan Petrela ka shkruar edhe në Internim.
Ashtu si kam shkruar unë në burg, keqtrajtim e persekutim.
Masakrat e komunizmit janë të shumta por nuk i publikojnë.
As nuk i shkrujnë nëpër gazeta, por gënjeshtra fabrikojnë.
Nëpër libra sajime, shpifje e trillime shumfishojnë.
Krimet e vërteta te komunizmit akoma duan me i mbuluar.
Masakrat e padrejta të komunizmit nuk duan me i publikuar.
Mënxyrat e shtrembura të marksizmit i kanë financuar.
Çdo ditë shpenzojne fonde monetare për gënjeshtra duke i botuar.
Me botimin e spekullimeve, gënjeshtrave e mashtrimeve.
Të mirën e të drejtën e kanë nxjerrë jashtë përdorimit.
Të vërtetën e dobishme e kanë zhdukur nga shpirti.
Jehonën e mahnitshme duan ta shuajnë përgjithmonë.
Nga zemrat e mendjet e njerëzimit.
Duan ta shtojnë gamën e hapsirën e rrënimeve e shkretimeve.
Ishin e janë dushmani, hashamani, sipagani e antikrishti.
Nuk duan të jetojnë si neve por janë në mesin tonë.
Urrejnë vizionet e dëshirat e perspektivat e përmirësimeve.
Duan të na imponojnë ndjenjat e veset e poshtërsive e ndyrësive.
Lum ata që këndojnë e jehojnë komunizmin nuk e lavdërojnë.
Lum ata që përballë gelbockave komuniste marksiste.
Sedrin, guximin e krenarinë, i ngrejnëe e i lartësojnë.
Akoma më fort i shkëlqejnë, i aftësojnë i vitalizojnë.
Aftësia vitale për jehon e krenari, janë vepra jetike humaniste.
Janë dituri ilminike të mahnitshme eposike shembullore.
Jane lavdi iradinike e dobishme për jetën njerëzore.
Teoria e ideologjia marksiste komuniste staliniste.
Në Shqipëri ka bërë masakra të llahtarshme mizoriste.
Masakra më e tmerrshme ishte nëe letërsi, art e kulturë.
45 vite i ka bërë letyrë rrëmujë menxyrë e katrahurë.
Nuk botonte poezi lirike, erotike, eposike amtare, etnike.
As tregime të verteta kombëtare autoktone historike.
Urrente shkrimtarët e krijuesit e poezive dhe tregimeve jetike.
Në fakt urrente gjuhën shqipe, gjuha e ëmbël e shijshme aromatike.
Me fjalët e gjuhes shqipe shkruhen 700 milion poezi iradinike.
Të dobishme për jetën njerëzore të çdo kombi e racë zoologjike.
Në çdo cep të botës biologjike galaktike.
Lum ata e ato që lavdërohen e jehojnë me gjuhën shqipe.
Lum ata e ato që krenohen e jetojnë me gjuhën shqipe nektarike.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim special ekskluziv me fragmente prozaike

Rrëzimin e regjimit komunist mizorist e kam parashikuar se do t’u largonte e do t’u bitiste që në vitin 1981, por u rrëzua nuk u bitis, nuk u largua edhe në shekullin 21. Botohen libra me lavdërimte të rëndomta pompozike për komunizmin e marksizmin. Në faqet e gazetave botohen vazhdimisht, lavdërime rakitike pa asnjë lloj etike.

Këto lavdërime të sheqerosura, por qelbanike të jargosura, nuk i kanë botuar as redaksitë e gazetave përpara vitit 1991, Zëri popullit, Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe Revista Nëntori, as Revista Rruga e partisë. Në kohën kur sundonte Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.
Sot ka portale, broshura manuale, instagrame dhe revista artistike, letrare, por janë kaotike, zuzare langare Akoma më të pista, narciziste, sharlataniste sesa ishte revista “Rruga e partisë komuniste”.

Tiranë, Gusht 2020