COVID-19/Shtim i të infektuarve ditorë në gjithë Europën

0
325

Bota09/08/20

Ditën e sotme është shtuar numri i rasteve të reja në të gjitha vendet e Europës. Në 24 orët e fundit Gjermania pati një shifër të lartë prej 555 infektimesh ditore. Prej disa ditësh ky vend ka pasur mbi 1 mijë të infektuar, shifra më e lartë që prej hapjes së ekonomisë.

Po ashtu, edhe Italia shënoi gjatë orëve të fundit një shifër prej 347 të infektuarish ditorë. Shifrën më të lartë ditor e ka Spanja, ku të dhënat më të fundit të bëra zyrtare konfirmojnë 4500 raste të reja.

Spanja ndiqet nga Franca ku të dhënat më të fundit janë të së shtunës dhe ku infektimet ditore thyen rekordin e 2 muajve të fundit, me mbi 2200 raste të reja. Nëpër botë, numrin më të lartë të infektimeve ditore e kanë Shtetet e Bashkuara me mbi 56 mijë dhe Brazili me rreth 50 mijë.

Në gjithë globin, këtë të diel numërohen shifra tepër të larta prej mbi 266 mijë të infektuarish ditorë, teksa përllogariten mbi 19.8 milionë të prekur prej fillimit të pandemisë, mes të cilëve 730 mijë kanë humbur jetën. /Opinion.al