PSE NUK E THEMELOI KS i OKB-së GJYKATËN SPECIALE (RACISTE) KUNDËR UÇK-së më 2015?

1
607
Hakif Bajrami

Akademik Prof. Dr. Hakif BAJRAMIXHAKJA

Sepse KS OKB, nuk donte të komprometohet, prandaj ia përplasën Kuvendit Kosovës, duke u kërcënuar dhe duke shkuar deri aty sa që provuan të sillën edhe si patronë kolonial (UNMIK dhe EULEX). E tash, të abrotohet Gjykata speciale raciste, është tepër vonë!
Politikanët kur largohen nga froni i dijnë të gjitha zgjidhjet e problemeve, sepse atëherë nuk i pyet më askush, për asgjë. Kjo dukuri është një mazohizëm cinik në Republikën e Kosovës qe 20 vjet. Prandaj shtrohet pyetja, si iu shmang KS OKB detyrës që ta shpërblejë xhelatin (Serbinë) dhe ta akuzojë viktimën (Kosovën), duke e detyruar Parlamentin e Kosovës me njëmijë intriga të “vetëvritet,” ta votojë Specialen raciste.

Që të shkruaj për këtë realitet bizar, së pari është rilexuar Karta e OKB për të mësuar se cilat kompetenca i ka KS për rastet si Kosova. E vërteta, me asgjë, nëse Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, nuk mund të quhet Gjykatë ndërkombëtare. Madje, kjo gjykatë e ka firmën “MADE IN KOSOVA”, por paguhet nga BE, ndërsa, hetuesit dhe gjykatësit nuk janë të kësaj treve. Edhe më anakronizëm del kur dihet se në duartë e kujtë është fati i vlerësimit të LUFTËS SË DREJTË shqiptare me emrin UÇK, kur selia e kësaj Gjykate nuk është në Kosovë, por në Hagë. Edhe shumë më keq ka prapavi simbolike dhe mjegulluese, kur thuhet se nuk po hetohet dhe gjykohet UÇK por individët! Me këtë, hipokrizia evropiane vendimet bizare nëpër kongrese e konferenca “paqësore” që i ka marrë kundër shqiptarëve më: 1878, 1913, 1919, 1946, 1999, qëllimi i kësaj gjykate, sheshëzohet lakuriq, se është raciste dhe provon që shqiptarët të vetëvriten. E në fund t’u thuhet: Vet e keni votuar.

Gjykata kur u themelua, u tha se kishte mandat PESË vjeçar. Atëherë hapur, me rastin e themelimit me intriga dhe presion, u tha se pas SKADIMIT të afatit PESË vjeçar, Kuvendi i Republikës Kosovës duhet t` ia zgjatë ose t` ia shkëpus mandatin, funksionin. Tash, po thuhet se çfarëdo vendimi që të marrë Kuvendi i Kosovës, ai vendim nuk ka rëndësi valide për fatin e Gjykatës Speciale. E kur jemi te kjo mundësi me kohë është ushtruar përkujdesja se asnjë avokat, asnjë gjykatës, asnjë hetues, apo përkthyes të paktën, mos të jetë nga Kosova. E vetmja alternativë në Gjykatë disi ka mbetur që avokatët mund të janë të “prodhimit” kosovar, sepse janë më të lirë në çmime, por edhe nga “frika”, se nuk arrijnë ta kryejnë punën drejtë, rrallë se do të angazhohet ndonjë. Kështu koha ,se kush do të ketë qasje në DOSJE, në mbrojtje, pa u bërë akuza e plotfuqishme, është një tajmbajnding që nuk ka rëndësi fare, pse torturohet sërish një popull i tërë.

Gjykata Speciale e Hagës për UÇK-ën, është themeluar për TRI shkaqe: 1. UNMIK (KS OKB) nuk ka lejuar të themelohet Gjykata Speciale e Kosovës, shih për “faktin se dëshmitarët këtu janë të rrezikuar” (e në Serbi dëshmitarët qenkan të sigurtë?!!!; 2. Nuk është lejuar të themelohet Gjykata për gjykimin e të gjitha krimeve të luftës në Kosovë, nga shkaku se as EULX-i (BE) nuk ka lejuar. Ky fenomen i ngjan tragjedisë shqiptare, që kur është koha të ngritën në luftë, zakonisht një pjesë e parisë politike PRIORITET e ka pasë sabotimin e luftës, sepse diku nëpër qymeze e shtëpia, sabotuesit pinin venë të zezë dhe djath të Sharrit, tërë kohën. Por ky soj instutucionalistash edhe sot në Kosovë është “vakia e zotit”, sepse kur vjen fundi i luftës, këta lajmërohen se janë “institucionalista”, kanë potencial akademik për pushtet, madje të parët vërsulen para tankeve të ndihmësve të çlirimit dhe me flamur të huaj në dorë bëjnë gjestikulacione, duke lërë përshtypje të fakirizmit të popullit për gjynah.

Po këta që kanë sabotuar dhe janë “rukovatë” me amrikun në vijim ndalen e thonë: “Ju keni bërë burgje të gjata; ju që keni luftuar, ju jeni të destinuar t`u bindeni pozitave tona sepse jemi instutucionalista e akademikë”. Kështu krijohet kasta e presidencave dhe rezidencave, ku në ndryshim të gjeneratave, prijës dalin defagjinjët , zanatlitë me i ra harmonikës dhe fyellit, por jo pianos sepse “nuk kanë pasë kohë të mësojnë”. Madje nga ky soj më së shumti janë edhe të atillë që dijnë me i ra surlës; madje, ka edhe të atillë që si “djem hasreti”, kurrë nuk i kanë bajtë dy ditë një palë çerapa; ka të atillë që janë bërë ministra me fall partie, që një këngëtari në cilësinë e ministrit ia japin 300 000 evro për një këngë për atë që u “rukovat” me Milloshin, sepse njeri nga ata të delegacionit aspironte ta drejtojë “qeverinë demokratike” dhe në “rukovanje” qëndronte i treti më 15 maj 1998. Kurse ministri i hasretit, e refuzon botimin e Dosjës Fazli Garçefci!!! Mbana tokë.

Pak histori politike

Posa Bushi i Ri më 10 VI 2007, e tha në Tiranë se: Kosova duhet të shpallë pavarësinë, në të njëjtën kohë në Podgoricë patën filluar të lëshohen në veprim, pasi që Cerna Gora ishte shpallë e pavarur (2006), se cilët janë kufijtë shtetëror të saj. Dihej se Republika e Maleve të Zeza, kishte kontest kufitar me Kroacinë, në një ngushticë deti. Por nuk dihej se Republika Malazeze do t` ia msynëte, për t’ia grabitë tokën Republikës Kosovës, e cila në shumë raste po mbijeton si një “fëmi” jetim, sepse është identifikuar si “Republikë shqiptare”, e ata që e kanë copëtuar dhe ndarë nga TRUNGU, nuk lejojnë as deje, as sot, as nesër që të avancohet në model evropian e më gjerë, për krijimin e shtetit. Dhe mos u çuditeni shqiptarë, se ata dhe këta që diktojnë politikën Evropiane sot, Republikës Kosovës, do t’ia vejnë njëmijë intriga në rrugëtimin e saj.

Dihet më 1999/2000, se në Çakor dhe Kullë, dimrit është vështirë të qëndrohet. Edhe më keq. Aty ishin në detyrë kujdestarie (1999…) KFOR –i spanjollë. Ata, duke mos i llogaritë veprimet e tyre, ZBRITËN në shtruherë për 6 kilometra në brendi të Rugovës, sepse e dinin fare mirë ku ishin në qershor 1999.Kështu, duke e vrejtur pozicionimin e tyre, që u larguan nga Çakorri dhe Kulla kufitare, Malazezët filluan t` i fërkojnë duart. Ia filluan punës për caktimin e kufirit me Kosovën. Në pikënisje vija kufitare shkoi ashtu si ishte caktuar më 1879 dhe 1946. Në vijim, “spanjollët” tanë injorantë, bërën hapin tjetër, duke e fetishizuar profesionin, ia besuan drejtimin e Komisionit një GJEOMETERI, i cili kapitulloi para mija dokumenteve arkivore, sepse nuk e dinte çka është dhe si caktohet kufiri, pra jo kurrë me harta katastrale. Në fakt me atë punë as nuk ishte marrë kurrë as nuk dinte kah t` ia fillojë fakiri. Me rëndësi ishte se është nga Drenica dhe i një familje atdhetare. Ky njeri nuk e dinte fare se nuk ka kufi: komunal, të rrethit, çarkut, shtetit, që nuk përshkruhet në “FLETORET ZYRTARE”, të paktën me shejëzim administrativ. E Fletore zyrtare për rastin konkret kishin pasë: RSFJ (RSJ), R. Serbisë, R. e Malit Zi dhe KSA Kosovës (…1974…).

A janë hulumtuar këto dokumente në fletoret zyrtare dhe kufizime administrative shtetërore, JO assesi, lexues të nderuar. Në vijim për Çakorin dhe Kullën kanë shkruar edhe profesionistët, por ishte kotë t` u thuhet se vija kufitare që pretendohej ishte e gabuar. Për kufirin, duhej ende Crna Gorën ta forcojë ndjenjën se me Serbinë ka ndërprerë çdo gjë dhe aspiron të hyn në NATO. Kështu, çështja e kufirit ishte vetëm një “vrimë”, që Hashim Thaçi, Isa Mustafa me ekipet e tyre zgërdhiheshin në një tubim që u organizua në lokalet e Kuvendit Kosovës. Madje për kufirin shkroi libër edhe një profesor specialist i të Drejtës ndërkombëtare. Madje vitin e kaluar e botova librin që cakton çdo kotë të kufirit 1918-1941 dhe 1946-1974. Tregtarët e flamujve madje, në anën tjetër, organizuan “ekspozitë” dhe autorin e saj e emëruan kohë më parë shef të verifikimit të demarkacionit, sigurisht për ta vërtetuar atë çka ka nënshkruar shefi i parë. E Ramush Haradini tash është në pushtet me kryeqeveritarin që ushtron politikë diktati, pa e pyet as “Hanin e dilit”, e cakton \tomor Çelçën si vazhdues të Murat Mehës.

Rugovasë, ju nuk jeni shqiptarë nëse TRADHTINË nuk e hulumtoni deri në fund. E kjo për faktin se Komisioni i Shpejtim Bulliqit e ka kryer punën e argumentimit. Atë argumentim e posedojë dhe e kam studiuar për një muaj. Tash kur Ramush Haradini me turr nëpër terr të natës i hynë në “xherdek” qeveritar Isa Mustafës, kasneci i tij A. Hoti e cakton pra me propozim të Isës dhe Hashimit, Tomor Çelën shef për Demarkacion me Crna Gorën. E qëndrimi i Tomor Çelës dihet, sepse pati bërë edhe EKSPOZITË me 24 PLAGIATURA, shih në hollet e Kuvendit dhe aty pati marrë edhe urime që asnjë logjikë nuk i pranon as për turshi. T` i kthehemi Gjykatës Speciale raciste me seli në Hagë, e me firmë të Kosovës, ku ata që jetonin mbi mjegulla, morën autogol, kuptohet pas votimit!!!.

Kush ishin gjykatësit e emëruar dhe çfarë kanë bërë ata deri me tash

Historia e themelimit të Gjykatës Speciale për UÇK-ën është një aventurë që gati ka mbetë pa akterët që e kurdisën. Por tash aty kanë gjetë strofull shumë nëpunës dhe nuk e lëshojnë aq lehtë frontin sepse së pakut pagesat janë shumë të rregullta dhe të majme. Dihet pra se Kosova u shpallë shtet i pavarur më 17 shkurt 2008. Menjëherë Beogradi do ta tubojë një shtab juristësh, diplomatësh, historianësh, etnografësh, gjeografësh, oficerësh, dhe u përgatit padia ndaj Republikës Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë. Padia, për me qenë më “frytdhënëse” në GJND, shkoi përmes Sekretarit të OKB. Pas një pune maratonike më 2010 GJND lëshoi verdikt se: “Shpallja e Pavarësisë Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Ky verdikt ishte bombë me sahat, sidomos për Kinën, Indinë, Indonezinë, Spanjën, Greqinë… për të gjitha pushtetet koloniale që mbajnë popuj të shtypur e të shfrytëzuar, nën robërinë e tyre.

Por në verdiktin e GJND-ës nuk kishte rrugë që e kthen historinë prapa. Por kishte “rrugë” që nuk ishte çorre për intrigat serbiane, por ajo rrugë duhej të mos ishte dykahëshe. Kështu, Serbia e intrigave duhej gjetur një zgjidhje, o përmes kishës, që është amortizuar me rrena gjashtëqind vjeçare, o me intriga nga lloza e atyre që kanë kapital, dhe përvojë që të kurdisin edhe atentate e të: “vërtetojnë se nëna e ka vrarë djalin, sepse djali ka vërtetuar se ka lind pa nënë dhe pa babë”. Pra religjioni serbian shkon edhe përtej fesë Krishtit, sepse këtyre si “viktimë” nuk iu dihet baba jo se jo, por as NËNA. Kaq janë rrenat e tyre të “besueshme”, të cilat i studiojë qe 50 vjet. Po, kur i hulumtoja: “Programet serbe për shfarosjen e shqiptarëve” (i kam siguruar 35 programe 1836-1999, plus Programin për shfarosjen e JAHUDIVE më 1939 nga LOTIÇI, thellë mendoja çka është me politikën serbiane,madje sa dekada para Hitlerit ka filluar ta kultivojë nacizmin.

Pra para Hitlerit serbët kanë pasë program për asgjësimin e jahudive. Por serbët tash po dalin në TV e pa fie turpi po thonë se ne i kemi ruajtë hebrenjtë”?. Por më 1941/2 gazetat e tyre shkruanin për JUDEN FREIN serbian. E këta serbët ende po mendojnë se ato fakte i ka hëngër terri. Jo, ruhet me kujdes, të paktën në Zagreb dhe Prishtinë. Aty pata hasë edhe në këtë kurdisje IDIOCIVE, kur popi i Deçanit, i thotë një murgeshe shtatzënë, që: “ kur ta lindësh fëmijnë, hudhe në zjarrë dhe akuzoni Aranutët. Zoti pastaj nepërmjet Krishtit, do të mëshiron”. Dhe murgesha porosinë e bëri realitet më 1890. Për çka tash duhet ta bëjmë AGJUSTATURËN historike të murgeshës me fantazinë e Dr Millan S. Protiqit, në fillim të shekullit XXI, për kurdisjen e “transplantimeve në shtëpinë e verdhë”, ku torishta e bagëtive është nja 50 metra larg.

E si u kurdis intriga?

Beogradi ngadalë e solli ambasadorin e vet nga SHBA në Zvicër (Dr Millan S. Protiqin- nga lloza e Ballkanikusit). Dhe Dr Millani i Protiqve për një kohë REKODRE e lëshoi skenarin në etër se: “Drejtuesit e UÇK (duke plasuar emra të njohur) kanë vararë e masakruar serbian dhe shqiptarë të ndershëm; madje, ua kanë nxjerr organet në një shtëpi të Malësi të Madhe, ku torishta e bagëtive është 50 metra larg; ku, madje edhe oborri, ka bagla të freskëta bagëtish. Aty “sipas dr M. S. Protiqit bëhej “transplantimi”!!!. Ku jeni mjek të botës pa kufi, ngrihuni e thuane të vërtetën sepse vuajtjet e shqiptarëve pastaj nuk ju amnistojnë mësa Hitlerin, Milloshin, Araknin, Vuçiqin, Daçiqin,Odalloviqin, Llazareviqin e shumë oficerë xhelatë urdhërdhënës ushtrak e policor, me kryetar të komunave dhe partive vrastare serbe, në të cilat ka pasë edhe “poshteni albamca”, që kanë qeshë kur shqiptarët janë masakruar me sharrë motorike publikisht, për t` u trishtuar masa refugjate shqiptare.

Këtë skenar Millan S. Portiqi i Ballkanikusit (ai që 132 fshatra të Kosovës 1919-1921 i shndërroi në KREMATORIUM, madje vetëm në Prapashticë i masakroi 1010 gra, fëmijë, pleq e plaka, për një ditë, nuk e ka mësuar kurrë. Ndërsa lloza e tij prej diplomati në zemër të Evropës, DR. Millan Protiqi në dekadën e parë të shekullit XXI , me shumë vështirësi ia la në dorë një ish prokurori dhe deputeti të KE, tërë skenarit e tij të “supozuar”. E Prokurorja Karla del Ponte, pastaj u bë xhelatja zyrtare që ia nisi punës dhe kur e vërejti se nuk mundet me rrejtë asgjë, mori dhe shkroi libër, që u botua me para të pista drogerie serbiane. Ai deputet i KE (Dik Martinoviq, që flet italisht dhe shtihet si frankofon) kishte krijuar famë për një punë tjetër, dhe pas shumë peripecive, drekave dhe darkave nëpër Llugano , Bern e Lozanë e deri në Gjenevë, pranoi dhe arriti “prodhimin e vet ta plasoi në KE, pikërisht atë ditë kur numri i deputetëve ishte i favorshëm për te, sepse me apo pa qëllim, DY DEPUETË SHQIPTARË MUNGONIN në Këshill (njeri nga Shqipëria, tjetri nga Maqedonia e Veriut-hulumtoni kush janë ata dhe a janë korruptuar prej ndokujtë???!).

Mjerisht në këtë pazar të PIST që vetëm FBI ose CIA do të kishin FUQI për ta zabardhë, do të përzihet edhe Krala Del Ponte, e cila tërë punën e shndërroi në një libër kujtimesh, ku intriga dhe halucinacioni idiociv, e shpërblen FAJDEN që është paguar, jo nga KGB por nga BIA e Beogradit. Krejt ky galimatias ngjanë më 2011, kur në BE do të krijohet Komision i veçantë që i vlerësoi akuzat e Dik Martit. Prokurori i parë nga Peruja Frano Barambieri, pas një hulumtimi, do të konstatojë se akuza kundër UÇK-ës, ngritët mbi një bregore rrenash, do të largohet. Ky largim i prokurorit të njohur peruan në botë e bindi KS OKB që të qëndrojë edhe më larg Gjykatës Speciale raciste, sepse është në kundërshtim me të gjitha Rezolutat e KS OKB, e sidomos është në kundërshtim me Rezolutën për DEKOLONIZIMIN NË BOTË nga viti 1960. Pas këtij realiteti, kurdisjet bizare do të i merr në kompetencë, BE më 2014. Madje KE, do ta emërojë Clint Wiliamsonin (SHBA) prokuror në vend të F. Barajbierit (Barambierit?), por Wiliamson do ta le punën pas një kohe. Kështu shumë pyetje do të mbesin në gjysmë të rrugës, krejt me qëllim që dikush nga miqtë e tij ta vazhdojë punën, duke agjustatuar shumë të pavërteta, pale prej të gjithave mos ndonjë po i dhezë dhe e siguron një rrogë të majme si derrat e Milenit, por edhe me ia “ruajtë fytyrën” Këshillit të Evropës.

Kjo punë do të rifillojë tutje edhe me presioni mbi drejtuesit e pushtetit në Prishtinë, të cilët të shastisur pas pushtetit-fotelës , prandaj do të avancohen në telall të BE (alias KE), dhe, më 2015 do ta promovojnë Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës, e pastaj Holanda do ta ratifikojë mundësinë që Gjykata raciste të veprojë me seli në Hagë. E kjo ndodhi pasi që Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligj se është një lloj kumbare i saj, të paktën me votë të seleksionuar, ia ka pranuar emrin simbolik. Dhe, pse jo lojërat idiocive do të kalojnë, duke u votuar me shifër absolute të dy të tretave të Kuvendit kukull, krejt në saje të filozofisë përrallore të binjakëve të Sijamit: “Unë nuk jam aty, rafsha në gropë të gëlqeres, nëse më tradhtojnë, miqtë e jashtëm”!. Kështu do të hyjnë në veprim si spirutus agens, edhe shumë të pavërteta tjera për të drejtën shtetërore të Kosovës, sepse edhe kur është bombarduar rilindja e fashizmit në Serbi më 1999, shumë shtete të BE (KE) kanë qenë “haxhi pishman”.

Dhe mbi këto llogari u tradhtuan ata që mendonin se vet nuk do të janë palë e futjes para karrikës zezë, me dërrasë të zezë përpara. Kështu disa drejtues të “pavdekshëm” të pushtetit në Kosovë, kur e panë se kishin rënë në gropë, tentuan ta abortojnë gropën dhe të dalin prej saj. Por tash këmbë e duar ishin në prush. Më kujtohet kur rastësisht isha në Kuvendin e Kosovës, tre ambasadorë atë ditë kalëronin nëpër korridoret e Kuvendit, thue se janë ushtarë të Jan Smitit, në ish Rodezinë e kohës raciste. Madje njëri ishte djalë shkine dhe notonte në Kosovë, sikur të ishte dahi i Beogradit. Për çdo të dytën ditë ky dahi ishte në Çagllavicë, pale mos po e bind Moma Trajkoviqin për t’i treguar, pse u prish me dajën Sllobodan Millosheviq.Mos e harroni edhe dr Rada Trajkoviqin,që në Sptalin e Prishtinës mbahej si teze e Sheshelit dhe i gjuante specialistët shqiptar me gërshëre.

Lufta për institucionalizimin e Gjykatës Speciale racsite (mos shitni dokrra) KINSE është për t` i hetuar dhe gjykuar individët. E po individët e kanë përberë UÇK. Pra po hetohet dhe gjykohet UÇK krejt me qëllim që të DEFAKTORIZOHET shteti i Kosovës. Unë kështu e kuptoi këtë histori që po promovohet si monstrum politik. E pra, në këtë rrugëtim maratonik, më 2017, Ekatarina Trandafillova i emëron 19 gjyqtarë. Gjyqtarët e emëruar më 2017 ishin-janë: 1. Kejth Raynor nga Anglia, 2. Roland Dekkers nga Holanda, 3. Anne Power -Forde nga Irlanda, 4.Vidar Steinstand nga Norvegjia, 5. Antonio Baisamo nga Italia, 6. Kai Ambos nga Gjermania, 7. Christph Barthe nga Gjermania, 8. Michael Bohlander nga Gjermania, 9. Emilio Gatti nga Italia, 10. Nikcolas Guilou nga Franca , 11. Thomas Laker nga Gjermania, 12. Guenaël Mattrauz nga Zvicra, 13. Vladimir Mikula nga Çekia, 14. Andres Parmas nga Estonia, 15. Michele Picard nga Franca, 16. Kenneth Roberts nga Kanada, 17. Charles Smith III nga SHBA, 18. Mappie Veid–Foqlia nga Holanda, 19. Christine van der Eynqaert nga Belgjika.

Çka kanë bërë këta gjykatës qe pesë vjet, vetëm Zoti e din. Jam i sigurt se disa prej tyre do t` i kenë blerë Dik Martinoviqit e ndoshta edhe Dr Millanit nga një peshqesh që u kanë gjetë punë, për ta gjykuar një Ushtri që është themeluar me TROHA të bukës dhe ka luftuar kundër Rajhut katërt serbian (sepse Rajhu i Parë serbian ka qenë më 1877, kur u shfarosën 714 fshatra shqiptare në Sanxhakun e Nishit; Rajhu i dytë serbian më 1912-1915, kur 395 anije të kontrakturara evropiane nga Qeveria serbe bartën shqiptarë në Anadolli; Rajhu i tretë serbian 1918-1941, kur Kralevina Serbe lidhi Konventë me Turqinë për shfarosjen e shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale; Rajhu i katërt serbian 1945-1999, kur me 1953 u ratifikua Marrëveshja Xhentelmene, me rezultat që 415000 shqiptarë dhe boshnjakë nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku u depertuan në Anadoll, për ta përfunduar politikën naziste të shekullit më 1999, kur nga Kosova u DEPORTUAN mbi 1 000 000 shqiptarë.

Shtrohet tash pyetja a ishin të vërteta deklaratat e Sllobodan Millosheviqit kur i tha Gjeneralit Kllark se:” me shqiptarë e kemi kollaj, sepse me bekimin e Cherchillit, Ruzvelltit dhe Stalinit i kemi vrarë më 1945 në Drenicë, Ferizaj, Gjilan dhe Llap (ku patën mbetë në 83 katunde vetëm 4 plaka). E Kapsapi i Ballkanit i thotë shumë qetë gazetës “Vashington Post” se në Kosovë do të mbetën pas luftës 55% shqiptarë dhe 45% serb. Edhe ma kjartë, shtrohet pyetja, kush e hetoi me kohë (1993 kur u themelua UÇK nga LPK në Prishtinë, në Odën e familjes Braishori), se fashizmi serbian donë ta serbizoi Kosovën, duke siellë serbian nga Kini, si rezultat i Marrëveshjes Millosheviq-Tuxhman në Dedinje më 1992, krejt me qëllim për ta shpëtuar popullin nga shpronësimi, shpërngulja dhe shfarosja. E pra, kush është këtu xhelati dhe kush viktima në këtë histori krematoriumi ndaj një populli të tërë. E pra, Gjykatës të Speciales, që rezultat i punës suaj (ndoshta pa vetëdijen e JUEJ-HB) rezulton që po i krijoni konceptet e barazimit të viktimës me xhelatin dhe me apo pa vetëdije të na e ktheni xhelatin prapë në vatrat e krimit, për çka për çdo ditë po kërcënohet në Sanxhak me dy tre MIG 29.

Ky demonstrim po bëhet në jug të Serbisë, për t’ia rifilluar përpjekjes për GJENOCID të shekullit XXI. Dhe mos harroni, se shtetet e juaja ia kanë dhuruar këtë TAPI serbisë për katër Rajhat (1877-1999). Dokumentet arkivore këtë konkludim shkencor e vërtetojnë katërciprishtë. E kundërta, USHTRIA e ADEM DEMAÇIT në asnjë rast nuk ka vrarë civilë, nuk ka vrarë fëmijë, gra, gra shtatzëna, pleq, plaka në asnjë rast. Dokumentoni, por dokumente nuk ka, sepse urdhrat për luftë drejtuar UÇK kanë qenë plotësisht me harmoni me Konventat e Gjenevës nga viti 1949. Këtë realitet e di, jo vetëm pse jam historian, por nga fillimi kam qenë pjesë ideore e saj për liri. Madje nga Prishtina, nga Zyra Politike e UÇK-ës e drejtuar nga Adem DEMAÇI, si këshilltar kemi qenë të rreshtuar me përkushtim dhe jemi krenar që kemi bërë luftë të drejtë. E për luftën tonë të drejtë, mos na KURSENI, jemi këtu, prapë ushtarë të UÇK-ës.

Prokurori i parë në fillim ishte Peruani Paullo Barajbieri (Brajabari?). Ky prokuror me famë erdhi në Kosovës dhe u largua shumë shpejtë me bindje se nuk ka prova, që UÇK ka bërë krime. Ata që hapur janë kundër UÇK, dje dhe sot, dhe ata që na shtihen si miq dhe thikën e mbajnë në brez, e vazhduan lojën bizare serbiane, duke ÇNUKË pagesa të mëdha, por që asnjëra nuk jep shpresë se dikush do të dënohet, sepse nuk ka prova. E vërteta ne me u hetua dhe gjykua po, deri sa koncerni i prokurorëve, gjykatësve dhe personelit ndihmës t’i harxhojë nja 450 milion euro, e që këto ditë do të kërkojnë mandat të ri (gjatë këtij muaji -gusht 2020) për faktin se në kohën e covidit BE ka shtyp para sa të duash. Sigurisht se gjykatësit që MRIZOJNË në Hagë qe PESË vjet, do të paguhen edhe për pesë vjet të tjera, duke u kënaq së lexuari 62 Dosjet që i kanë dërguar në bashkëpunim të plotë çarqet serbiane dhe “harçet” e ndershme shqiptare. Madje këto dosje, udbashët serbian i kanë botuar dhe sot shitën si libra nëpër libraritë e Serbisë fashiste në çdo qytet.

Dhe secili që i blenë këto libra, më tha këto ditë një mik hungarez: ai që i blenë, e ka gratis nga një foto të Milloshit, Sheshelit dhe Karaxhiqit me Mmlladiqin e Vuçiqin. E vërteta, fashizmi serbian kështu po bëhet “idare”, sepse nxënësi i Sheshelit dhe Minsitri gebellian i Milloshit sot është President i Serbisë, dhe me te për çdo javë Borel dhe Llajçak (jo të rastësishëm) ndërrojnë mesazhe intrigash. E disa qeveritarë në Prishtinë po krehën, madje duke shti hipokrizi në popull nga foltorja e Parlamentit se: “Nuk është vlerë UÇK, por është vlerë lufta e saj”. Ky soj llafazanësh, dhe saboterësh të luftës, madje në Parlament provoi ta futë në Ligj edhe OTO ) Opsta teritorialna Odbrana-Mbrojtja e Përgjithshme Teritoriale e viti 1991, ku çdo i tretë e kishte gradën “rezervistë i AJ-ës)!

Madje këta llafazan me detyrim nga UNMIK më 2001 kishin firmos dokument se “Në Kosovë nuk ka pasë luftë, por ka pasë konflikt”. Kjo do të thotë se ne kemi kundërshtuar rrëgjimin në Beograd, por jo Serbinë”. E UÇK ka pasë mision krejt tjetër që rregjimin në Beograd as nuk mundet, e as nuk e ka për detyrë ta ndryshojë. Por Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i ka rrokë armët për ta çliruar Kosovën, për ta ndarë Kosovën me 94% shqiptarë nga Serbia (RFJ e Zhablakut) fashite, sepse me 160 000 ushtarë, policë dhe mercenarë Millosheviqi, po lufton kundër popullit shqiptar, për ta shpronësuar, shpërngulë dhe shfarosë, krejtë me qëllim për ta serbizuar, për t` u bërë vend me nja 260 000 serbëve ta siellur nga Krocia dhe 191 255 sa ishin me regjistrimin serbian serbë e malazez më 1991 në Kosovë. Ky plan i Milloshit dhe makinerisë vrastare të tij ishte një luftë speciale që ta serbizojnë Kosovën, deri më 28 VI 1999. E mos të harrojë se këtë lloj lufte Serbia e kishte filluar më 1 XII 1877 dhe nuk e kishte ndërprerë kurrë.

(Posedohen të gjitha planet dhe dokumentet serbiane). E kur jemi te realiteti etnik i Kosovës, dihet se më 1912 kjo trevë ishte me 94% shqiptarë. Dihet lufta për ta kolonizuar Shqipërinë Kontinentale me sllavë (1912-1999). Por kur me Serbët nuk mundën të bashkëjetojnë me: Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët, Maqedonët, Malazezët, atëherë si mundemi të jetojmë në një shtet fashist ne shqiptarët, aq më parë kur dihet që jemi autokton. Pra Shqiptarët nuk e kanë asnjë lidhje civilizuese me sllavë.

I kthehemi Gjykatës Speciale

Se çka dhe pse u largua pastaj prokurori vijues që ishte amerikan- David Shvendiman…., hulumtimet janë me rezultate kontradiktor dhe pa fakte për “krimet e trilluara të Dik Martit”. E sot (2020) prokurori me radhë prap është amerikan, dhe si person me kredibilitet në detyrë, më 24 prill 2020 i dorëzoi Akuzën Gjykatës, sepse e kishte thurë për muaj dhe javë të tëra. E nëse këta të hetuarit tonë të Republikës Kosovës, janë Avni Rrustema, gjykatësi francez, do të jetë i drejtë, dhe, s’ka fuqi që i dënon se kanë bërë luftë të drejtë, e kanë zbatuar urdhrin e Kombit. E kur me urdhër të Gjykatës u legalizua akuza më 24 korrik 2020, çështja doli se ishte një mjegullim që i shërben Beogradit, sepse më 27 VII 2020, Presidenti i Kosovës duhej të ishte në Vashington, për një akord që nuk i dihej as signatura e as përmbajtja. Çdo gjë i mbeti Grenellit për çudi në BESË, e në fyt. Madje nëpër internet, filluan të lëvizin konspiracionet: kush e bëri dhe na preu në besë?.

Të përfundojë: Duke e pasë në dijeni Kartën e OKB-ës, kurrë, kurrë KS OKB nuk do ta themelonte një Gjykatë si kjo Speciale raciste, për Kosovën. Prandaj, mos propagandoni se po nuk e kishim themeluar ne Gjykatën Speciale, do ta themelonte KS OKB. Ndryshe është e vërteta. Se nuk dini ta zbuloni tregoni nuk dini çka është HEURISTIKA dhe HERMENEUTIKA. E pra e paqi vehtën në qafë me gjithë ata që ju salutojnë nëpër kabinete.

Dhe detektivët si agjystatorë që janë, folën: “Ia përplasini këtë Gjykatë speciale Kosovës, dhe me pakëz kolor që zbërthehet me EURO, me shumë KËRCNIME dhe akuza se ne jemi “gazda” (UNIMK+EULEX), përmes firmës së BE që quhet KE, “qerrja e llomitur doli në breg”, sepse po e kërkonte Serbia dhe Kina, (Rusia ka qenë konfidencialisht më e përmbajtur, për faktet në: Çeçeni,Oseti, Ukrainë, Dagestan dhe Krime), krejt me qëllim për ta amortizuar verdiktin e GJND-ës; për ta defaktorizaur sa të mundet shpalljen e pavarësisë Republikës Kosovës më 17 II 2008. Dhe shumë shpejtë, u gjetë viktima që si temë kujdestaronte edhe në Tribunalin e Hagës si firmë e KS OKB,u krijua Gjykata Speciale raciste, special kundër UÇK-ës, kundër Republikës Kosovës, për ta hetuar luftën e drejtë të UÇK-ës, për ta luftuar MODELIN e pavarësisë Kosovës, të cilit sot i frikësohen të gjitha pushtetet koloniale moderne. Pra ,lufta po zhvillohet me mjete dhe rekuizita tjera, për ta devalvuar luftën e UÇK dhe defaktorizuar Republikën e Kosovës.

Më 8 gusht 2020

Dërgoi për publikim, Dibran Fylli

1 KOMENT

  1. O Hakif Bajrami,

    Ti shkruj histori edhe mos komento politike, sepse ti je i shkolluar per histori dhe punon per histori.

    OKB eshte nje organizate pa asnje vlere njerezore, sepse deri sot i ka aprovue 2400 plus… rezoluta dhe asnjera kurrë nuk e ka zgjidhe asnje problem.

    E di qe te dhemb shumë, qe Kosova u çlirua nga AMERIKA ose NATO… te cilat ju komunistet me bindje …e keni vështire me e kuptue dhe me e pranue si fakt.

    Ti edhe kur ke qene i ri ke qene pak i trullosur e lere me tani kur je 82 vjeçar…
    Te kam pase profesor ne shkollen e mesme dhe na pate lodhë me komunizma… edhe ma shum se planprogrami qe na lodhke.

    Merru me histori dhe fakte historike… se per politike je shume i painformuar. A te kujtohet kur si ahmak u ngrite kunder Kurt Waldheim-it ish sekretar i OKB… dhe folshe per te ashtu, qysh kishin deshire me fole komunistet!!! Ka njerez qe nuk t’i harrojne marritë.
    Hajt..

Komentet janë mbyllur.