DOLI NGA SHTYPI LIBRI „NEZIR ZASELLA LUFTËTAR E ATDHETAR I PËRBETUAR”, I AUTORIT AVDYL UKA

0
429

Hysen Ibrahimi, potret, 2018Nga z. Hysen Ibrahimi, recension
Suedi, Förslöv, 08.08.2020

Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi

REZISTENCA E TIJ ME PUSHKË NË DORË DUKE MBROJTUR PRAGUN E SHTËPISË DHE KAUZËN KOMBËTARE SHQIPTARE E HEROIT NEZIR ZASELLA, RADHITËT SI NJË NDËR TRIMAT MË TË DEVOTSHËM TË KOMBIT SHQIPTAR

Jeta historike e popullit shqiptar, është ballafaqur me rreziqe nga me të ndryshmet, me konflikte nga pushtues të huaj, konflikte këto që karakterizojnë kohën e rezistencës, e cila rezistencë ju kishte afruar deri ta pragu i shtëpisë. Nga këtu shqiptari nuk kishte se kah t‘ia mbante, sepse ndodhej në truallin e stërgjyshëva tanë si një popull autokton në këto hapësira të Gadishullit Ilirik.

Rezistenca me luftë për të mbrojtur identitetin shqiptar me një atdhedashuri të fortë e strukturë stabile që ishin faktor mjaft të rëndësishëm për kohën kur në librin e titulluar „NEZIR ZASELLA LUFTËTAR E ATDHETAR I PËRBETUAR”, të autorit z. Avdyl Uka, janë si dëshmi e pakontestueshme, se si trimat shqiptarë me një urti të lartë shekullore, urti të besës së dhënë për të luftuar dhe mbrojtur identitetin kombëtar shqiptar, deri në flijim. Në mesin e shumë patriotëve shqiptarë, i tillë ishte edhe vet patrioti dhe atdhetari kombëtar z. Nezir Zasella. Autori, z. Avdyl Uka, me një përkushtim të shquar, ka arritur që të dëshmojë se Nezir Zasella, luftëtar e atdhetar i përbetuar, kundërshtoi fuqishëm nënshtrimin para okupatorit të perandorisë osmane-turke dhe serbo-sllave, robëri kjo, e cila kishte filluar qysh herët nga koha e luftërave nga pashallarë kriminelë e më pastaj edhe nga çetnikët serbë, duke refuzuar me forcë për t‘a lëshuar vendin e lindjes së tij dhe për të mërguar nëpër vende të ndryshme të Evropës, të Azisë dhe në vende të tjera të Botës, për të shpëtuar kokën.

Falë sakrificave të shumta të heroit Nezir Zasella, që zhvilloi në vitet më të vështira të popullit tonë, qysh nga mosha 17 vjeçare, i cili veshi rrobat e atdhetarisë, siç e përshkruan me të drejtë autori Avdyl Uka, ishte rreshtuar përkrahë Isë Boletinit dhe si dëshmi e krejt kësaj është fakti kur ai luftimet e para i zhvilloi nga frëngjitë e kullës së vet, aty ku shtëpinë e shndërroi në kala të pamposhtur dhe duke e kthyer mbrapa okupatorin barbarë serb. Kjo luftë kishte ndikimin e saj jo vetëm në regjonin e Shalës e Mitrovicës, por në tërë hapësirat shqiptare. Pushka e Nezir Zasellës, kishte arritur të dëgjohej edhe atje ku armiku nuk e kishte besuar, deri në Vlorën heroike. Madhëshita e heroit Nezir Zasella është se ai kishte urti me popullin e trimëri kundër armikut që nënkupton përafrimet me idealet kombëtare drejt çlirimit të popullit Shqiptar nga hordhitë e huaja të perandorisë osmane turke dhe sllavo serbe.

Autori Avdyl Uka, me një përpjekje të shkëlqyer arrinë deri te burimet më të dëshmuara, përmes intervistave, se Nezir Zasella për veprimtarinë luftarake të burrave të shquar të asaj ane të Kosovës është rreshtuar pas Isa Boletinit, Beqir Vocës, Tafil Boletinit, Sherif Vocës. E tërë kjo me angazhimin e tij në të mirë të lirisisë së vendit, të brojtjes së gjuhës amtare, të shkollës shqipe, të kultivimit dhe të ruajtjes së traditës sonë Ilire që ngërthejnë shpirtin e shqiptarit, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për popullin tonë në përgjithësi, e në veçanti për bashkimin e trojeve shqiptare.

Marr në përgjithësi libri ”NEZIR ZASELLA LUFTËTAR E ATDHETAR I PËRBETUAR”, i autorit Avdyl Uka, është dokumentar shumë i rëndësishëm për historiografinë shqiptare që nxjerr në pah shumë të vërteta që nuk kanë qenë të njohura për opinionin Shqiptar, sidomos është me rëndësi kur tanimë dihet se:

 Shkuarja e Nezir Zasellës për krah Isë Boletinit për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 1912, pastaj kur më 1918, themelohet Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” nga atdhetarët: Hoxhë Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani, Sali Rama e shumë të tjerë, dëshmon për prirjen e veçantë të talentit, trimërisë në radhë të parë i prirur në interesin i çështjes kombëtare;

 Nezir Zasella ishte anëtar aktiv i Komitetit për Çlirimin e Trojeve Shqiptare dhe shumë luftërave të shvilluara kundër okupatorëve të perandorisë osmane-turke dhe serbo-sllave, bashkëpunimi me Lëvizjen Kaçake të Kosovës me komandant Azem Bejtë Galicën dhe Sadik Ramën, sepse ai Nezir Zasella kishte ngritur idenë për një ideal gjithëkombëtar, madje me një guxim të pashoq, të cilat ai vet ishte në gjendje të sakrifikoj me jetën e tij dhe të familjes për lirinë e tokave shqiptare;

 Lufta e çetës së Nezir Zasellës në Shpellën e Vllahisë, me bashkëpunëtorët luftëtarë të tij të lirisë: Osman Melenica, Nezir Melenica, Arif Lisica, Xajë Kosova, Imer Kutllovci, Lah Rzhana, Osman Zhazha, Emin Boletini dhe i biri i Bajram Rahovës, ishte provë për armikun se Nezir Zasdella me bashkluftëtarë është i pathyeshëm dhe ideali i tyre ka arritur aq larg, sa që dëshmojnë për preokupimet e tyre atdhetare që kishte arritur një vetëdije të lartë patriotike;

 Kur më 4 dhe 5 Tetor të vitit 1920, (sipas tregimit nga z. Xhevat Uka, që kishte ndodhur dhe nuk e ka harruar, sepse e kishte ditëlindjen po atë datë), kur regjimi kriminel serb kishte sulmuar familjen shqiptare, shtëpinë e Nezir Zasellës me artileri të rëndë, me topa. Mirëpo, ende pa aguar rrethohet kulla e Nezir Zasellës dhe i tërë fshati Zasellë. Neziri, kishte siguruar armatimin dhe municionin me qëllim që të mund t’i përballojë çdo situate të papritur, ishte gjithmonë i përgatitur për këtë gjë, ishte me ”vesh në krah”, si thotë populli.

Posa filloi rrethimi i kullës, Neziri i zbulon në hapat e parë. Trimi ka hyrë brenda në kullë dhe e kishte vendosur që t’i godasë me zjarr xhandarët serbë që do ia mësynin kullës. Kishte vendosur që të luftojë deri në fund edhe e ka lënë amanet që nëse vritet, kufoma e tij të mos u bie në duart e çetnikëve. Dhjetëra xhandarë serbë, (janë parë në arkivat serbe në Beograd, më konkretisht kanë marrë pjesë, 45 xhandarë dhe 10 vullnetarë serbë), të urdhëruar nga Nikolla Pashiqi, e rrethojnë kullën e Nezirit.

 Ka luftuar edhe në Llap, bashkë me vëllezërit Bajqinovci dhe me Mehmet Konjuhin, kundër pushtuesit çetnik serb. Më një fjalë, Neziri ishte kudo ku kërciste pushka e lirisë.

Autori Avdyl Uka, arrinë që për të gjithë këtë heroizëm të Nezir Zasellës, t’i publikojë shumë mirënjohje gojore dhe me shkrim. Për kontributin e tij patriotik, për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, në vitin 1994, Nezir Zasella është dekoruar nga presidenti i Shqipërisë, Dr.Sali Berisha me Mirënjohje për kontributin e tij për çështjen kombëtare, në të cilën shkruhet:

”R E P U B L I K A E S H Q I Ë R I S Ë PRESIDENTI I REPUBLIKËS I JEP Z. NEZIR ZASELLA URDHËRIN PËR VEPRIMTARI PATRIOTIKE TË KLASIT TË II, Tiranë me 03.06.1993, Dekret Nr. 547 – PRESIDENTI SALI BERISHA – LUFTËTAR NË ZBATIMIN E PROGRAMIT TË KOMITETIT KOMBËTAR TË MBROJTJES SË KOSOVËS NË TROJET E TYRE PËRTEJ KUFIRIT POLITIK TË VITIT 1913”;

Po ashtu edhe Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klemendti XI Albani”, Suedi, ndan Mirënjohje për: Nezir Zasellën- Hero i kombit Shqiptar -(Postmortum), me këtë motivacion: ”Për rezistencën e tij, me pushkë në dorë, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe kauzën kombëtare shqiptare”. Zasellë-Mitrovicë, 12 korrik 2017, Hysen Ibrahimi, kryetar.

Në fund mund të themi se autori Avdyl Uka, me veprën e tij të radhës e që është e para kushtuar Nezir Zasellës, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në pasqyrimin e hollësishëm të jetës dhe të veprimtarisë së këtij atdhetari, siç ishte Nezisr Zasella. Pa dyshim, ky botim i punuar me përkushtim e vullnet të madh nga autori Avdyl Uka, i cili po ashtu është HERO I DËSHMUAR I ATDHEUT, si pasardhës i vet Nezir Zasellës, i cili përveç trimërisë që është frymëzuar nga vepra e tij heroike, ai sot po zhvillon një veprimtari kaq të dendur e të rëndësishme për popullin, Shqiptar.

Andaj, e falënderojmë nga zemra autorin e këtij libri z. Avdyl Uka, që i çiti në dritë shumë të dhëna për Heroin Nezir Zasella, duke i dëshiruar suksese të reja edhe në të ardhmën në fushën e krijimtarisë.