Elizabeta Vrato, stërmbesa e Hajredin Beu Cakrani, që mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
504
Kadri Cakrani - Berat, 1944

Si shihet atdheu nga larg

Në Çikago ishte hapë lajmi se Elizabeta Vrato, intelektuale e botës Amerikane Univerzitare, e diplomuar ne e NYU dhe ka magjistruar në Shkencat Politiken në Universitetin LaSale në Filadelfia. Një vajzë e re dhe e shkolluar në të gjitha nivelet universitare në Amerikë (drejtësi) dhe aktiviste e dalluar në Fondacionin Bill Klinton, ka folur me gjuhën e krenarisë së është me prejardhje të gjakut shqiptar dhe mbesa e Hajredin beu Cakrani (Fier-Berat) cili në vitin (28 nëntor 1912) qëndroi në krah të Ismail Qemalit në aktin më të lartë të historisë të shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesin e 83 delegatëve që morrën pjesë në Vlorën historike, Hajredin Beu Cakrani, nënshkrimi i të cilit edhe sot e kësaj dite qëndron në dokumentin më të renësishëm Shqiptarë, I shënjuar me shumë modesti me shkronjën “H”.

Familja Cakrani ishte familja fisnike e dinastisë shqiptare, që, në kronikat e kohës thuhet se e shkriu tërë pasurinë për çështjen e Shqipërisë të atdheut të shqiptarëve në Ballkan. Stërgjyshi i Elizabetës ishte mik i afërt me Sami Frashërin në Stamboll, njeriun shqiptar dhe intelektuali i kohës që bëri reforma në Perandorinë Osmane dhe ishte një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare dhe për Shqipërinë, ku, përmes librave të botuara ai i dërgonte përmes Hajredin beu Cakrani për brezat shqiptarë dhe për Shqipërinë.

Për historinë dhe fatin e njerëzve që ikin nga atdheu, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, ndër të tjera thekson se në shkrimet e shenjta, sidomos në fillimet e (Bibles e të Besëlidhjes) dëshmohet ky synim, me renditjen e emrrave e të jetëshkrimit të shkurtër të përsonazheve të kohës. Në poezitë popullore të disa vendeve, e sidomos në atë shqiptare, thotë Kadare, takohet shpesh e njëjta dëndësi emrash e fatesh të qindra njerëzve. Tutje, shkrimtari ynë thekson se në Muzeun e Holokaustit të hebrenjve në Jeruzalem, në pjesën kushtuar fëmijve, brenda një sfere të errët që mishëron hapësirën e gjithësisë, dëgjohen ditë e natë, pambarimisht emrat e dhjetëra mijëra fëmijve hebrenj të vrarë nga të gjitha vendet e nga të gjithë popujt.

Po kështu është fati i familjes shqiptare Cakrani nga Berati, që jeta dhe regjimet pushtuese dhe së voni edhe komunizimi në Shqipëri me veshjen ideologjike të bolshevizimit përmes së cilit atdheun i jepnin dimenzionin me përmasën e Rusisë.Këtu familja e të parëve të Elizabetaa Vrato, trualli shqiptar Cakrani i tha orëve të liga të kohës së këtu është Shqipëria dhe nuk bëhet tjetër. E reja me gjak shqiptar në Çikago ka marrë mbi vete detyrën dhe amanetin e të parëve për ripërtritjen të vizionit për Atdheun Shqiptar dhe për Shqipërinë ashtu si e dëshiruan familja fisnike dhe e dinastisë Cakrani. Shkeputja nga atdheu, ikja pa kthim, ka patur gjithmonë, por në historinë shqiptare, ikja e shekullit XV në prag të natës otomane ka lënë gjurmë të pashlyeshme të arbëreshët e Italisë, ndërsa në ketë rrugëtim të Elizabetës, dëshiron që e tërë kjo të bëhet rrezatim i pasionit të saj në brigjet e këtij atdheu që e ka emrin Shqipëri.

Përkundër “ligjeve” të pandemisë së virusit korona, një takim pune me mikun e shqiptarëve Daniel Shure, profesor Gazmend Kapllani (Katedra Albanologjike), Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica (SHSHA) në Çikago, ndër të tjera biseda mori kureshtjen tonë për Elizabeta Vrato, mbesa e familjes Cakrani në Berat dhe tërë historia në krah të Shqipërisë. Dhe, në këto çaste derisa bisedohej për mbesën shqiptare, mendja me shkoi tek poeti Jeronim de Rada, i cili për diasporën përdorte fjalët “gjak i shprishur”. Duke dendësuar dramacitetin e fjalës, poeti i madh tregoi se ishte ai vetë bir i diasporës dhe i dhimbjes së saj. Por mbesa shqiptare me gjakun e freskët është bërë sy e vesh të di sa më shumë për Shqipërinë e të parëve të saj dhe të familjes nderi i kombit Cakrani…! Një ditë, mbesa shqiptare do të niset për Shqipëri dhe në Berat do të marrë frymë shqip dhe të shohë nga afër tokën atërore dhe, krenare që është bartëse e krenarisë së familjes Cakrani.

Në dokumentet arkivore thuhet se formacionet ushtarake gjermane Nazi-fashiste i janë drejtuar qeverisë së kohës në Tiranë që të dorëzojnë hebrejtë, por ata i kanë refuzuar dhe patën vendosur që t’i mbajnë në familjet e tyre. Kjo meritë i takon Kadri Cakrani (Balli Kombëtar), i cili pos tjerash për hebrejtë ua siguroj edhe pasaportat shqiptare, që të depertojnë në vendet tjere në botë dhe Amerikë.

Një nga burimet e informacionit: http://www.thecounselorsbook.com/about-the-author/


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]