Mbahet “Orë Letrare” në kujtim të jetës dhe veprës së shkrimtarit malësor Ramiz Lika
Përgatiti: Rita Shkurtaj
“Shkrimtari Ramiz Lika la pas 12 romane të suksesshëm dhe një emër të mirë në letërsinë shqipe. Ai shqipëroi nga katër gjuhë të huaja duke sjellë në shqip 25 libra të autorëve të njohur botëror, të cilët u pelqyen dhe vlerësuan maksimalisht nga lexuesit e që vazhdojnë akoma dhe sot të qarkullojnë nëpër libraritë e qyteteve tona.”
Sa herë që duam t’u kthehemi kujtimeve apo të flasim për të shkuaren, si parantezë mendimi, shpesh vendosim togëfj alshin “na ishte dikur”, ku jo rrallë na bëjnë që të ndihemi në faj për pamundesine për ta kthyer kohën pas, që disa gjëra t’i bëjmë ndryshe, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz dhe vende, mbi të cilët veprojnë në mënyrë të pandalshme cikli i jetës dhe faktorët njerëzor dhe natyrorë.
Mbi të tilla konture u realizu takimi i “Orës Letrare” në kujtim të jetës dhe veprës së mendimtarit dhe shkrimtarit të talentuar malësor
Ramiz Lika nga revista “Fjala” me organizator gazetarin profesionist dhe shumë të përkushtuar z.Gezim Vuça ditën e mërkure, me dt 29.07.2020 në Bar-Restorant “Rubens” në lagjën Culaj – Koplik Malësi e Madhe. Morën pjesë shkrimtarë, poetë, gazetarë e artistë, të cilët me respekt e mirënjohje të thellë sollën shumë kujtime mbi eksperjencat e tyre me këtë mendimtar dhe malësor model.
Në këtë takim përkujtimor, veç familjes, miqëve dhe dashamirëve të shkrimtarit Ramiz Lika, ra në sy dhe prezenca e institucioneve vëndore e në veçanti e Kryebashkiakut të Malësisë së Madhe z. Tonin Marinaj, duke i dhënë një vlersim akoma më të madh këtij intelektuali, të njohur ndryshe edhe si romacieri i parë në Malësi të Madhe.
Për kurjozitetin e lexuesve pak fj alë mbi jetën dhe vepren e shkrimtarit dhe romancierit Ramiz Lika. Ramizi u lind me 27 mars 1939 në fshatin Zagore të Malësisë së Madhe në një familje të thjeshte me tradita dhe virtyte të larta e në zâ për fi sin e Shkrelit dhe krejt malësinë e asaj kohe.
Mësimet e para i mori në vendlindjen e tij në fshatin Zagore, ku paralel mori edhe mësime teologjike pranë xhamisë, çka e ndihmoi të bëhet njohës shumë i mirë i gjuhës Arabe, dhunti kjo që e ndihmoi të mësonte përmendesh Kuranin, si dhe t’i shqipëronte kuptimin e çdo fjale.
Më pas, me rritjen e tij, i nënshtrohet detyrimit ushtarak për 4 vite me rrallë, ku falë mardhënjeve të mira që kishim aso kohe me rusët, i shfrytezoi për mësimin dhe përfeksionimin e gjuhës ruse.
Studimet pedagogjike e profi lizuan si mësues në degën e gjuhe – letersisë, degë, të cilën e vlersoi, jo si profesion, por si një mision të shenjtë duke u bërë edhe një edukator i përkushtuar për shumë gjenerata nxenesish.
Kontakti i punës me malësorët e tij, apo i disa viteve me më pas edhe me pukjanët, i dhanë atij njohuri shtesë mbi kulturën dhe virtytet njerëzore.
Të gjitha këto njohuri bënë që krahas misionit të shenjtë të mësuesit, Ramiz Lika të guxonte të hyj edhe në fushën e krijimtarisë, ku shkroi plot 12 romane, duke arritur edhe majat e vlersimit nga qarqet akademike të asaj kohe.
Njohja e mire e katër gjuheve, e nxiti të shqiperonte mbi 25 libra të autorëve të huaj, të cilët u pelqyen dhe vlersuan maksimalisht nga lexuesit e që vazhdojnë akoma dhe sot të qarkullojnë nëpër librari.
Indiferentizmi ndaj politikes, shpërngulja nga malësia në metropolin e zhurmshëm të Tiranës, rënja e interesit të lexuesit për librat, mungesa e komunikimit me malësorët kolegët dhe miqte e tij, si dhe diferencimi i kushtëzuar social, muajt e fundit të jetës tij, çoi në atë që quhet “shuarje e ngadaltë” e këtij përsonaliteti vizionar.
Megjithat njerëzit e mëdhenj si Ramiz Lika, flasin me gjuhën veprave të tyre, sikurse foli gjatë gjithë kësaj “ore letrare” përkujtimore, me zërin e pjesmarrësve, edhe pse me tonacion malli për mungesën e tij fizike.
Të shpërndare në tavolina të barazlarguara 2 – 3 m larg njëra – tjetrës për të respektuar kushtet e reja të distancimit social, u dha mundësi pjesmarrësve ta kthejnë këtë “orë letrare” në diskutim të lirë miqësor, ku secili solli kujtimet e tij me të ndjerin Ramiz Lika. Me seriozitetin dhe perkushtimin e gazetarit të TV Kopliku, njëkohësisht organizator, z. Gezim Vuçaj regjistroi të gjitha bisedat për transmetim më pas nga televizioni i Koplikut.
Ndër të pranishmit që sollën kujtimet e tyre ishin Kadri Ujka, Mimoza Rexhvelaj, Life Hasaj, Ndue Bacaj, Vlash Linadi, Bashkim Ramlekaj, Jonuz Delaj, Qazim Çela, Dakë Keqi etj., te cilët veç eksperiencave të tyre, vunë në dukje edhe disa shprehi shumë të veçanta të thëna nga i ndjeri Ramiz Lika, ku do të veçoja shprehjen që solli në vëmëndje Isuf Heba… “letërsia është ndjenjë, ta pasqyrosh atë në letër, është vepër“.
Në këtë takim letrar nuk mungoi as pershendetja e Kryebashkiakut te Malësisë së Madhe z.Tonin Marina, i cili me atë sinqeritetin e malësorit dashamirës që e karakterizon në mardhenje me njerzit, solli në vëmëndje momentin emocional kur i ka dorëzuar urdhërin “Qytetar Nderi” të akorduar nga Bashkia Malësi e Madhe, të cilin për arsye shëndetsore, tregoi se ia kishte dorëzuar në shtëpinë e tij. Moment tjetër emocionues për z. Marinaj ishte edhe dorëzimi në emër të Shoqatës Kulturore “Sali Mani” të një Çertefi kate Minjohje (pas vdekjes) gruas së tij të pranishme në këtë eveniment Nazire Lika.
Në pamundësi pjesmarrje në këtë takim letrar, u bashkuan në rrugë virtuale edhe miq e dashamirës të z.Lika, ndër të cilët do veçoja mikun dhe shokun e shkollës pedagogjike Z. Ndoc Selim.
Në mbyllje përshëndetën gruaja Nazirja dhe djali i tij Ervini të cilët veç falenderimeve mirënjohjese dhe krenarisë për njeriun e tyre të shtrenjtë, gjatë përshëndetjes nuk u munguan as lotët e përmallimit.
Në shenjë respekti e për të ruajtur traditat e malësorit familja dhe organizatoret shtruan edhe një koktej për të pranishmit.
Korrik, 2020. – Marrë nga “Nacional”