Pamje të rënda, rritet numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut

0
403
Shpërthimi masiv në Bejrut

Bota05/08/20

Është rritur numri viktimave nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi pasditen e së martës në Bejrut të Libanit. Sipas raportimeve të fundit, deri më tani numri i personave të cilët kanë humbur jetën është 78, ndërsa janë plagosur mbi 4 mijë persona.

Shpërthimi i cili u mori jetën dhjetëra personave dhe plagosi mijëra të tjerë, ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 18:00 në portin e Bejrut. Ndërkohë, Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurt në një depo për më shumë se gjashtë vjet.

Ai zhvilloi një mbledhje urgjente me kabinetin e tij dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për dy javë, ndërsa duke filluar që nga dita e sotme, vendi do të qëndrojë tre ditë në zi. Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milion;; 66 milion dollarë) fonde të urgjencës.

Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën duke kontrolluar për persona të tjerë të mbetur nën ndërtesat e shkatërruara, ndërkohë, numri i viktimave pritet të rritet.

Pas shpërthimit autoritetet libaneze janë shprehur se kanë nëisur hetimet për të përcaktuar me saktësi arsyet e shpërthimit. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban tha që ata që janë përgjegjës do të përballen me “dënimin maksimal” të mundshëm.

Nitrati i amonit ishte raportuar se ishte shkarkuar nga një anije e ndalur në port në 2013, dhe më pas ishte ruajtur në një depo. Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin, me një krizë ekonomike që zgjat prej disa kohësh, ndërsa tensionet politike janë të forta në këtë shtet./ Opinion.al