TURKIA DHE TURKIZMI KAMKRYQ NË KOSOVË

2
3181
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

100 vite pas pushtimeve osmano-turke, trojet shqiptare po ripushtohen përsëri nga neosulltanët e sotëm.

Xhevat Rexhaj, 15/08/2016
(Publikuar për herë të parë te TribunaShqiptare.net, me 12 qershor 2012)

Me gjëra ushqimore na ka ripushtuar përseri Serbia, ngase po e mban gjallë, pra mjerisht tregun e Kosovës në bashkëpunim me kooperativistët shqiptarë të sotëm.

Shqiptarët kishin dy armiq kryesorë gjatë gjithë historisë; Osmanlinjet e anadollit dhe serbo-sllavet e Karpateve. Do të mallkohemi nëse e harrojmë këtë fakt.

Historia si term është një apelativ, që i takon greqishtes së vjetër. Fillimisht ka pasur kuptimin e hetimit, kërkimit, në mënyrë të veçantë të hetimit historik. Më vonë histori u quajt vetë rezultati i hetimit, i kundrimit, intuicionit historik. Më tej mori kuptimin e njoftimit historik, dijes historike të vëzhgimit historik. Më në fund apelativi histori u pajis me atributin e shqyrtimit të rrjedhës së ngjarjeve historike, e gjykimit të tyre politik, dhe të parashtresës historike, deri sa mori vështrimin e tregimit historik.

Ka mendimtarë që thonë se historia si tregim ka lindur së bashku me shoqërinë njerëzore. Fillesat e saj duhen kërkuar në vatrën familjare, kur gjyshërit u tregonin nipërve “historitë” e tyre dhe të stërgjyshërve të tyre. Madje, sipas disa mendimtarëve fillesat e historisë janë po aq të lashta, sa edhe ato të letërsisë, e cila gjithashtu ka lindur në vatrën familjare kur gjyshet përkundnin me ninulla në djep nipërit dhe mbesat e tyre.

Termi histori, në kuptimin e ngjarjes, gjuha popullore shqipe e ruan edhe sot kur thonë se filani më ka treguar disa histori interesante. Në sajë të vëzhgimeve të tyre dijetarët e shek. XIX nxorën konkluzionin se edhe historia apo trajtimi i saj është një dije dhe ka vlerën e një shkence. Megjithatë, ata e cilësuan historinë jo shkencë ekzakte si kimia apo fizika, por shkencë shoqërore si filozofia dhe sociologjia. Madje jo vetëm shkencë shoqërore, por edhe art, edhe teknikë.” (Prof. K. Frashëri).

Pa bërë asnjë tentim as më të vogël që të shkruhet këtu histori, por thjeshtë të thuhen disa gjëra, që sot janë më se prezente dhe shumë të përditshme në jetën tonë, është me rëndësi që të bëhet një përshkrim i gjëndjes reale në shoqërinë kosovare në veçanti dhe atë shqipëtare në përgjithësi.

Pasi që historia nisi ashtu siç edhe cekët më lart, ku edhe ngjarjet e thëna dhe të përcjelluara gjeneratë pas gjenerate nëpër Familje dhe rrethe treguan dhe shkruan historinë, është e udhës të shifet dhe të shkruhet edhe sot për ngjarjet e caktuara, që përcollën me shekuj shqiptarët si komb.

Pa dashje të ndalem në periudha të caktuara para ardhjesë së sllavëve nga Karpatet, ardhje kjo që do sjelli pasoja të pariparueshme në konstelacionet gjeo-politke të Evropës Juglindore, duhet të thuhet se trojet e trashëguara arbërore u gjeten nën një trysni të madhe nga ardhacakët, dhe këtë mjerisht ata (sllavët) e shfrytëzuan për mrekulli (fatkeqësisht), ngase popullata e athershme shqiptare, dokumentohet me shumë dëshmi edhe nga historianë të njohur të kohës, ishte e urtë dhe shumë punëtore, pra ishte populli arbër-shqiptar kryesisht i dhënë pas punës dhe të mirave për një mirëqenje shoqërore të asaj periudhe kohore. Pushtimet sllave nuk do ishin kurrë të suksesëhme karshi trojeve tona, po mos të ndodhte edhe fenomeni i pushtimit të trojeve tona nga një armik tepër i madh dhe i fuqishëm i asaj kohe, Perandorisë Osmane.

Gjergj Kastrioti me shpatë dhe Ibrahim Rugova me laps luftuan për shqiptarinë e civilizimit euro perëndimor, dhe kundër armiqëve sllavo-otomanë. Ishte heroi i kombit shqiptarë Gjergj Kastrioti ai i cili mblodhi dhe bashkoi kombin në luftën e ashpër kundër mortajës së asaj kohe, perandorisë gjenocidiale turko-osmane, pra nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit për 27 vite u zhvilluan luftëra dhe beteja të mëdha në mbrojtje të trojeve dhe vlerave shqiptare, por që më në fund me vdekjen e Heroit, përfundimisht të gjitha trojet shqiptare ranë nën sundimin e egër turkoshak, i cili do të zgjaste për më shumë se 5 shekuj.

Të flasim me disa fakte:
Osmano-islamikët tregohen të pamshirshëm ndaj shqiptarëve, duke vrarë e masakruar popullsinë e pambrojtur. Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve.” Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.”

I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike.  Nën thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’ dhe ‘All’ahu akbar,’ osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut “mëshirëmadh.” Vetëm në këtë qytet humbën 20 mijë shpirtra të pafajshëm. U masakruan nën klithmat ogurzeza ‘All’ahu akbar.’ (Prej këtyre masakrave, turku është bërë autortitet ndër disa shqiptarë… – shënimi im AÇ)

Nën këtë pushtim trungu dhe gjaku shqiptar u lëndua rëndë, nën këtë pushtim shqiptaria filloi të humbasë jo vetëm në identitet, por edhe në prioritete të asaj kohe, në vend të zhvillimit dhe ecjes përpara, me vlera sikur kombet tjera evropiane, populli shqiptarë u ndesh me sfidat për të mbijetuar, për të ruajtur gjuhën, historinë e përparshme, identitetin dhe së fundi tokën mijëra vjeçare, e cila filloi të zvogëlohej dalë ngadalë si rezultat i faljes dhe dhurimit të tokave shqiptare armiqëve të tjerë për rreth, serbëve, maqedonëve, malazezëve dhe grekërve, shkurt e shqip Sulltanet osmanlinj për kurvni dhe për pisllëqe të tjera shpërblenin armiqët tanë me tokat tona. Ishin pra shumë shekuj të rëndë mbi supat shqiptare, shekuj që ndërruan kahjen dhe ecjen shqiptare drejt civilizimit të lindur atij evropian, kjo ecje mori kahjen e kundërt dhe nga dhuna dhe nga vujtjet e shumta shumë shqiptarë, u desh të konvertooheshin dhe të nderronin stlin e jetesës, stilin e mbijetesës dhe vetë jetën, duke përqafuar jo vetëm fenë islame por edhe tiparët më të poshtra të orientit.

Në këta shekuj shqiptarët mbeten pa infrastrukturë ndërtiomore, pa infrastrukturë rrugore, pa infrastrukturë shkollore, pa infrastrukturë shëndetësore dhe shkurt pa asnji zhvillim të duhur ekonomik dhe kulturor. Ata shekuj nën Turqi, shqiptarët vuajtën edhe më shumë nën thundrën e sllavëve, ngase sulltanet e osmanlinjëve tregtonin interesat tona kombëtare për të mirë të sllavëve, atyre ua lejuan shkollat, ua lejuan gjuhën, ia lejuan ndërtimin dhe zhvillimin e duhur ekonomik, sllavëve nuk ua mbyllën kishat, përkundrazi kishat e vjetra si ajo e pejës dhe ajo e Deçanit, që dihet mirëfilli se ishin kisha të shqiptarëve me besim të krishterë, ua dhanë shkieve, pra shkurtë turqit me shekuj e shëndrruan pronën shqiptare në pronë serbo-sllave.

Gjenocidi turk ishte monstruoz ndaj shqiptarëve.

Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit e Lezhës. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, kryekrimineli islamik Fatih ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon.

Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me islamikë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qëndrore. Në librin e tij, “Shkodra dhe motet,” studjuesi Hamdi Bushati, ndër të tjera shkruan se “shumë nga myslimanët që u vendosën në qytetin e braktisur nga të krishterët ishin turq ose me kombësi të tjera jo shqiptare. Instalime myslimanësh me prejardhje të huaj kane vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman të Shkodres.” Ai vazhdon më poshtë: Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj. perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.

Dhunimet e grave shqiptare nga ana e osmanlinjeve me fjalet ”All’ahu akbar”?

Kosovë. Viti 1690. Një nga vitet më të zeza për shqiptarët e Kosovës. Sulltani vendos t’i japë fund një herë e mirë kryengritjeve dhe mosbindjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj dhunës osmano-islamike. Sulltani firmos shfarosjen e plotë të popullsisë shqiptare të Kosovës. Për këtë qëllim, ai sjell nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh të udhëhequr nga Nuredini, një nga bijtë e Hanit të Krimesë. Trupat tartare së bashku me ato turke vërshojnë në Kosovë, duke mos lënë asgjë të gjallë. Krahinat jugore, perëndimore e lindore të Kosovës bëhen shkrumb e hi, nën thirrjet ‘All’ahu akbar’ dhe ‘vdekje shqiptarëve’, thirrje që do të përsëriten rregullisht gjatë gjithë ciklit 600 vjeçar të sundimit osmano-islamik në trojet shqiptare. Në librin e historianit britanik Noel Malcolm, kjo ngjarje tragjike përshkruhet në detaje. Tragjedia është kaq e madhe dhe masakrat kaq të tmerrshme saqë përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë.

Prishtina, Vuçiterna, Peja, Trepça, Prizreni, e shumë krahina të tjera kanë mbetur plotësisht të boshtasura. Vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të, (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do të fillojnë ta rimarrin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrijë përsëri në nivelet e para viteve 1690 (Një histori e shkurtër e Kosovës, f. 177). Nuk ka të dhëna të sakta se si u ripopullua Kosova pas shfarosjes së pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, por ndoshta këtë mund ta dijë Hashim Thaçi, vëllai i nipit të sulltanit, dhe gjithashtu mund ta dijë edhe kryetari i bashkësisë islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili feston 600 vjetorin e pushtimit osmano-islamik të Kosovës, dhe lutet për shpirtrat e sulltanëve që masakruan pa mëshirë shqiptarët” – nga shkrimi i Z D. Gracioni në ZSH.

Në trojet e mbetura shqiptare armiqët tanë okupues, pra turqit e kishin vetëm një prioritet, të eksploatonin të gjitha të mirat tona materiale në Turqi, të merrnin fëmijët e gjinisë mashkullore shqiptare dhe t’i rekrutonin në ushtritë e tyre vrasëse kudo nepër botë, të merrnin femrat shqiptare dhe t’i shëndërronin në skllave dhe mall seksi neper haremet turke e sulltaneze, ndersa si kundërshpërblim shqiptarëve u ndërtonin xhamia, që përmes kësaj forme t’i denacionalizonin gjerë në pafundësi. Kështu dhe shumë më keq ishin shekujt e kaluar nën thundrën turko-osmane, pushtues që nuk la gjë pa bërë në dëm të shqiptarëve mu si serbo-sllavet, ose thënë troç, kur llogariten shekujt, athere turqit ishin pushtuesi më i egër i trojeve shqiptare, të cilët bënë gjenocid të paramenduar në trungun dhe trojet tona, duke vrarë, masakruar dhe deportuar me 10-ra milionë shqiptarë. Vallë a nuk i thuhet kësaj gjenocid? Sigurisht se po.

Po si bën të harrohen të gjitha këto akte antishqiptare, të gjitha këto barbarizma dhe gjenocide, që plakuan trungun shqiptar si pasardhës të ilirëve, jo këto nuk duhet dhe nuk guxojmë kurrë t’i harrojmë, përkundrazi ne duhet të kujdesemi që të hidhet edhe më shumë dritë për atë periudhë, duhet studiuar dhe duhet nuhatur të gjitha arkivat botërore, për të zbardhur edhe më shumë dritë rrethe asaj periudhe shekullore.

Po ku jemi sot ne shqiptarët karshi armiqëve tanë shekullorë?

Të flitet për armiqtë serbo-sllavë dhe mizoritë e tyre duhet shkrim i posaçëm, por kësaj radhe ky shkrim ka për temë pushtimin dhe ripushtimin e ri otoman, që po iu bëhet trojeve shqiptare, si rezultat i harresës apo si rezultat i kontrabanduesve të rinjë xhonturq me emra turko-shqiptarësh, që kanë zerë karriget e pushtetit në dy shtetet tona, por edhe në trojet tona tjera etnike.

Nëse ishte më i Madhi i shqiptarëve në shekullin e vet Gjergj Kastrioti, Kalorës i shqiptarisë që mbrojti atdheun me shpatë kundër anadollakëve, athere në kohët moderne apo thënë shkurt e shqip në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, ishte Gjergj Kastrioti i dytë, përndryshe Ibrahim Rugova, i cili me laps dhe me kokë të qetë ishte ai që shqiptarëve ua tregoi rrugën e drejt së ardhmes evropiane.

Ibrahim Rugova, Presidenti i Kosovës-Dardanisë qysh në fillet e rrugës së tij politike, që ishte pasuese e rrugës së tij intelektuale, si shqiptarë që ishte marrë me kujdes dhe veçanti rreth veprave të shqiptarit të Madh Pjetër Bogdanit, kishte bërë me dije se e ardhmja dhe drejtimi politiko-ekonomik dhe demokratik është kah perëndimi, pra kah vlerat në të cilat ne shihemi si themelues ndër të parët me mijëra vite më parë, gjë të cilën e dëshmonë edhe Historia më e re e shkruar nga Historiani tani më i njohur shqiptarë J. Buxhovi.

Ibrahim Rugova gjatë gjithë karrierës së tij atdhetare, kombëtare dhe politike e injoroi në tërësi orientin, otomanizmin dhe arabistanin. Presidenti Rugova nuk ndërmorri as edhe hapin më të vogël që të drejtohet kah orienti, me këtë ai tregoi pjekuri kombëtare dhe intelektuale, duke u treguar shqiptarëve se atje mbeten miqtë e Serbisë dhe Rusisë, pra anmiqët tanë. Ibrahim Rugova me gjithë qenien e tij intelektuale dhe njerëzore, i orientoi shqiptarët drejt vlerave të civilizimit dhe vlerave demokratike, si modusi dhe zgjidhja më fatlume për çështjen shqiptare.

Po çfarë po ndodhë tani me ne shqiptarët, pse e ndërruam kahjen dhe orientimin natyral?

Me ardhjen në pushtet të një klike-klase sharlatane politike, me të kaluar të dyshimtë dhe me të sotme të kriminalizuar si njerëz të hajnisë, kontrabandës, krimit dhe korrupsionit, Kosova dhe mjerisht edhe e tërë gjeografia shqiptare ka marrë përmasa tragjike të një kthese drejtë një neo-otomanizmi të heshtur, por shumë të rrezikshëm. Elitat politike të shqiptarëve ka kohë që u janë kthyer armiqve të dikurshëm të shqiptarëve. Në Kosovë sot popullata mjerisht jeton dhe ushqehet më se 80% nga prodhimet serbe, sot shqiptarët tregtinë më të madhe dhe hajninë më të madhe e bëjnë me armiqtë e djeshëm, që lanë me gjak tokën dardane, duke vrarë e masakruar me mijëra shqiptarë, para-ardhësit tanë.

Në këto vitet e kaluara, elitat politike të shqiptarëve kudo që gjenden, lidhjet më të forta i kanë bërë me Turqinë, me otomanët e rinj, që pështillen rreth Sulltanit të ri Erdogan, mjerisht vëllaut të Hashim Thaçit dhe fatkeqësishtë edhe të Sali Berishës e Edi Ramës. Ka vite që qeveritarët tanë kanë rënë në dashuri fatale me otomanët, sot thuaja se e tërë Kosova gjendet në duart e turqve, sot thuajse e tërë Kosova frymon turqisht, e tërë Kosova punon turqisht, e tërë Kosova mjekohet turqisht, e tërë Kosova vidhet dhe plaçkitet serbo-turqisht, gjithnji në bashkëveprim me shqiptarët, vëllezërit e tyre?!

Në Kosovën tonë tandemi Hashim Thaçi-Naim Tërnava, janë vënë në dispozicion te turqve, që ta shkatërrojnë çështjen tonë, që ta shesin identitein tonë, dhe ta shesin pronën tonë shtetërore për turqit. Në Kosovë, të gjitha TV-të, janë vënë në shfrytëzim të serialeve sulltaneze turke, shikuesit shqiptarë janë të bombarduar nga serialet turke.

Në Kosovën e sotme, e tërë mjeksia është në duart e turqëve, saqë edhe disa politikaj të sotëm ia bënë dëmin shtetit me klinika ku shiteshin zemra e veshke të njerëzve, si ajo e Medikusit.

Në Kosovën e sotme të gjithë tenderët e rendësishm, pra pronat e shtetit shiten për turqit, si rezultat i kësaj del se pushtetarët tanë kështu e bëjnë shpërlarjenë e parasë së vjedhur nga shteti dhe populli dhe duke iu qitë hi syve ata, i ndajnë paratë qindra milionëshe me bashibuzukët turq.

Në Kosovën e sotme shtohen si këpurdhat pas shiut mjekrrosha dhe njerëz me bindje islamike e që si qëllim e kanë shkatërrimin e identitetit shqiptar, duke predikuar islamin si identitet të shqiptarëve. Turqit vjedhin paratë e shqiptarëve për t’i ndërtuar me ato para xhamiat, e për t’i ri-pushtuar shqiptarët me dorën e vet, me paratëe tyre! Shqiprtarët janë duke vetë-pushtuar vetveten, me ndihmë n e turkut, pa qenë në gjendje ta kupotojnë se çfarë dëmi kolosal, janë duke i bërë vetvetes.

Në Kosovën e sotme më shumë ndertohen xhamia sesa shkolla, më shumë demonstrohet për shamia e mjekrra sesa për probleme sociale dhe shendetësore, pra në Kosovën e sotme dita ditës po fiton Turqia dhe turqizmi, krahas shqiptarizmës dhe identitetit. Një gjendje e tillë ndoshta edhe më katastrofale mbizotëron në Iliridë, pra te shqiptarët në Maqedoni, atje kohëve të fundit shqiptarët dalin dhe protestojnë me flamuj arabë dhe turq. E që me këtë ata mjerisht vetem se tregojnë humbjen e identitetit të tyre shqiptar dalëngadalë.

Në Shqipëri gjendja për momentin duket të jetë më mirë, por edhe këtu kishim disa gafa të Kryenministrit Rama rreth raporteve shqiptarto-turke. Ai bëri disa herë gabime, duke bërë deklarata të pamatura dhe shumë depresionuese për identitetin tonë kombëtar.

Një ishte e ditur, dihet dhe duhet të dihet për mote; gjaku shqiptarë dhe gjaku turk janë larg njeri tjetrit, s’kishin dhe s’kanë asgjë të përbashkët, gjaku shqiptar u derdh dhe lau tokën arberore duke e mbrojtur atë, ndersa gjaku turk e fëlliqi tokën arbërore…

Përfundimisht, kur kihen të gjitha këto parasysh, athere ne shqiptarët po dalim si popull “suigeneris”, ngase ne jemi të vetmit që i madhërojmë dhe i admirojmë kryekriminelet që vranë shqiptarët, ne madhërojmë Sultan Mehmetin në xhaminë me emër të këtij kasapi që vrau shqiptarë me qindra mijëra, ne madhërojmë figurën e Sulltan Fetihut që masakroi me miliona shqiptarë, dhe mjerishtë ua ruajmë ato xhamija ku shqiptarët mjerisht shkojnë dhe i falenderohen për të bëmat e tyre kundër vet pasardhësve të këtyre shqiptarëve, që falen në xhamiat e sulltanëve me “All’ahu Akbar”, e me “Selamalejkum” e …

Nëse me shekuj otomanizmi nuk mundi t’i shfarosë shqiptarët me dhunë, sot neo-otomanet e Anadollit në bashkëpunim me neo-otomanet me emra turko-shqiptarësh po e riokupojnë përseri tokën arbërore, sot trojet shqiptare po ripushtohen nga paraja e fëlliqur dhe e vjedhur nga politikanët tanë në bashkëpunim me tajkunët turq, sot Kosova mjerisht po frymon turqisht, po mëson turqisht, po falet turqisht, po vjedh turqisht, po shikon tv turqisht, po shërohet turqisht, po veshet turqisht dhe po shkatërrohet në mënyrën arabe.

Ka shqiptarë e mjerisht edhe turli farë historiani, që paguhet nga anadollakët, që trumpetojnë se në Turqinë e sotme ka më se 5 milon shqiptarë? O Zot ruan nga të tillët, po sot në Turqi nuk ka fare shqiptarë, asnjë dhe atë mundemi ta faktojmë dhe dokumentojmë pa farë vështirësie, atje nuk ka asnjë kombësi tjetër pos turqëve, shqiptarët atje të gjithë janë të deklaruar turq, atje nuk pati kurrë një shkolë shqipe, kurrë nuk u lejua bartja e veshjes kombëtare, muzika shqiptare e kultura shqiptare.

Në Turqi mundet dhe ka pasardhës të shqiptarëve, që u dëbuan me marrëveshjet serbo-turke të kohës së Rankoviqit, por shqiptarë nuk ka, ngase do të dëshirohej të ketë por thjeshtë në statistikat dhe kancelaritë turke nuk figuron askund fjala shqiptarë me kombësi, këtë e dokumentojnë edhe faktimet nga arkivat turke. Atëhere si mundemi të mburremi ne me shtetin turk kur vet Turqia asimiloi me miliona shqiptarë, gjë që nuk ndodhi kurrë në shtete demokratike perëndimore, ku në të gjitha prej tyre edhe mësohet gjuha dhe kultuara shqiptare, e lejuar nga Institucionet shtetërore të akcilit shtet. Turqia ishte dhe mbetet armiku më i madh i shqiptarëve, së bashku me Serbinë e ruso-arabet…

Në 100 vjetorinë e pavarësisë së përgjysmuar shqiptare, shqiptarët për fat të keq janë kthyer më të varur nga armiku shekullor, Turqia. Nëse vazhdon kjo katrahurë më tutje athere pas 100 vjetëve të tjera, gjeneratat pasardhëse tonat fatkeqësisht do të festojnë rikthimin e trojeve shqiptare në një Vilajet turk.

A do ta pranojmë të tillën? Krejtë kjo varet nga përgjegjësia dhe vetëdijësimi i popullit shqiptar, nëse vazhdohet me këte ecje, atëhere unë mos qëllofsha aty!

Burimi:
http://gazetavotra.blogspot.ch/2013/04/100-vite-pas-pushtimeve-osmano-turke.html

2 KOMENTE

  1. Per te gjitha keto krime tyrke… dmth marre te gjithe SHQIPTAREVE… qe edhe pas te gjitha ketyre terroreve, qe i beri Tyrkia akoma mbajne emra dhe mbiemra turqelikë… sikur ti xhevat rexhaj… maaaaaaarrrrrrrrrrrreeeeeeeee.

    Shënim: Ose zihen për minaren e turkut…

  2. Une lidhur me nje xhami turke qe nje shkavell, e paska prish, mund te them se e falenderoj shkavellin shumë, sepse ai po e kryen nje pune, qe ne Shqiptaret duhet me e kry. E shkavelli e ka rrxue minaren e xhamisë, qe lopët apo muslimant e Kosoves me reague ndaj kishave shkavelle…

    Asnje SHQIPTAR nuk duhet te reagoj ndaj ketij akti te shkavellit, qe e beri ndaj turqelive… pune e madhe… kjo eshte çeshtje ndermjet turqeli e edhe shkavellave… ne Shqiptaret 95% te pafe… nuk duhet te reagojmë ndaj ketij rrëzimi, sepse edhe ashtu kjo xhami eshte ndertue pa leje… edhe BIK funksionon pa asnje ligj, sepse nuk eshte regjistruar… ndersa ne kohen e okupimit BIK ishte regjistruar ne instancat shterore okupuese shkavelle.

Komentet janë mbyllur.