Kosovës i duhen forca të dobishme politike?!

0
387
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Shumë çka duket revolucionare në këtë botë të mbushur më probleme?! Njerëzit kanë kaluar në shumë sfida të jetës të lehta dhe të zorshme. Kanë kaluar edhe epidemi vdekjeprurëse të cilat kan marrë miliona jeta të njerëzve. Dhe, sërish na gjeti murtaja e këtij fillim shekulli, e cila po na mbanë pezull së si do te jetë përfundimi i saj, më viktima të vogla apo të mëdha, çfarë dëmesh materiale, dhe natyrisht, mendimi ynë nuk shqitet dot nga ajo se, kur do të përfundon pandemia, apo mos vallë do të përballemi edhe më ndonjë “pandemi të prodhuar në laborator” që ka për synim zvoglimin e numrit të popullatës në botë! Kjo e fundit lë të mbetet e diskutueshme?!

Askush nuk thotë asgjë konkrete, veç parashikimeve së kur do të kemi një vakcinë, apo edhe do të hiqet vet kjo sëmundje mizore që ka filluar të ndikojë, më të madhe në paraqitjën e sëmundjeve psiqike. Shtrohet pyetja? Sa po është i pranishem ky “problem” i pandemisë në jetën politike dhe shoqërore të vendit? Ka rrefime të ndryshme. Ka medime të ndryshme për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si t a gjejmë qelësin për tu mbrojtur në mënyrë më efikase?

Disa norma mbrojtëse po i dimë, por duket së ende nuk po e gjejmë formulën e duhur për mbrojtjën e njerëzve, kur dihet së virusi tashmë ka marrë përmasa ?! Nese kemi të drejtë të mëndojmë në mënyra të ndryshme, nese na cungohet e drejta e lirisë kjo nuk pranohet lehtë nga askush prej nesh. Por, në raste si ky me virusin global, përjashtimet bëhën edhe nese neve nuk na pëlqen diçka e tillë, sigurisht as masat ilzoluese si të domosdoshme.

Pse. Nese mendojmë që revolucionet shoqërore, sipas definicionit ato kuptohen si dhunë. Por, që sigurisht pa revolucione bota smund të ecte përpara. Nuk duhet të mashtrohemi, se revolucionarët veprojnë në menyrë strategjike, dikund edhe në menyrë strategjike e taktike, e dikund tjetër edhe mund të mos ndodhin?! Kalimi nga sistemi në një sistem tjetër mund të kuptohet si ide utopike, apo ndonjë utopi që na duket e formës më ndryshe. Kështu mund të flitët për epokën postkomuniste. Erdhem të përqafimi i sistemit kapitalist, i cili nuk na gjeti të përgatitur për një sfidë të tillë të kohës. Nuk u zbatuan reformat ashtu si duhet në asnjë sistem te jetës.

Më së keqi qëndron puna të sistemi arsimorë dhe sistemi shëndetësor. Pastaj, ngecjës tonë në fazën e gjatë të tranzicionit i kontribuan fenomenet negative, si shfaqja e krimit dhe korrupcionit.Keqpërdorimet e atyre që u ngjitën në pushtet bënë që Kosova të mbetet shteti më i varfër dhe më i izoluari në Evropë. Sistemi shumpartiakë më shumë ka ngelur në letër, se ende nuk është hequr logjika një partiake komuniste e të menduarit. Pa largimin nga pushteti të strukturave neokomuniste nuk kemi mundësi të ecjës tonë përpara. Edhe gjendja aktuale më pandemi që ka marrë përmasa të mëdha e shqetësuese, po e vërteton katërcipërisht, së Kosovës i duhen forca të dobishme politike, për një stabilitet të përgjithshëm…