VËZHGIM
Arben Çokaj
Ndërgjegjësimi e vetëdijësimi i shoqërisë shqiptare, e sidomos i vajzave shiptare, është i nevojshëm. Sepse nga njëra anë kemi vajza të zgjuara si Rakela, që u japin meshkujve dajak, ose ujë në bisht të lugës, dmth. mbahen për më të zgjuara se secili mashkuall, sepse ato kanë telepati, kanë WiFi, e nga ana tjetër kemi krizën reale, ku shumë vajza shqiptare nga halli ekonomik, padija, ose se mbesin brenda, pranojnë të shiten për maqedonë e serbë, për një shumë të tillë parash, sa me to mund të blesh edhe një lopë!
Një shqiptare në Maqedoni, po më tregon sot një histori të habitshme. Pashë një ditë një burrë me nja 20 bluza veshur, ndër ta edhe bluza me shqipe dhe sa pa, që po flas shqip, m’u afrua. Ai mund të dëgjonte, por nuk mund të fliste. Dhe u përpoq të fliste me shenja me mua. Kapi një letër dhe po më tregon se e kishte gruan shqiptare… Thashë se po tallej – tregon kjo vajza shqiptare. Kur më tregoi foton e gruas shqiptare nga Shqipëria, yll, dhe të fëmijëve gjithashtu. Nuk vonoi shumë dhe i erdhi edhe gruaja… Mendova se mos jam në ëndërr, teori konspirative, nuk ka mundësi… – thashë me vete, tregon me fjalët e saj historinë vajza shqiptare e Maqedonisë…
Nëse e keni vënë re, vajzat serbe apo maqedone nuk martohen edhe aq me shqiptarë, se janë më të vetëdijshme, kurse vajzat nga Shqipëria, ende të izoluara e të paditura, mashtrohen nga agjensitë e martesave dhe për pak para, martohen edhe me maqedonë e serbë dhe ndodh edhe me surbo – murtantë… Çështje mentaliteti (turqeliko-islamik si i them unë), presin se po i marton i ati, ai nuk mundet, a kushedi si e kanë hallin, e pastaj bëjnë një zgjidhje halli…