Këngëtarët dhe sportistët që po na lartësojnë, dhe politikanët që po na poshtërojnë?!

0
452
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Jemi duke parë e ndëgjuar së qfarë angazhimi janë duke bërë dy këngetarët tona më nam, Dua Lupa dhe Rita Ora, për të drejtat e shqiptarëve në botë. Kurse në anën tjetër në Kosovën tonë të vogël po zihemi si mishi në kazan qorbe nga problemet politike dhe problemet e natyrës ekonomike e socilae, që e kan mberthyer Kosovën në krizën më të thellë, pas përfundimit të luftës.

Dhe, kur dihet së qka është duke na bërë edhe pandemia globale, duke marrë shumë jeta njerëzish. Dua Lipa e Rita Ora po iu tregojnë ku e kan vendin të gjithë atyre që nuk i duan shqiptarët.Po iu tregojnë edhe burrave dhe grave te politikës së Kosovës, së si duhet punuar ndershemerisht për Atdhe dhe Komb.

Deklaratat dhe angazhimet e më të famshmeve shqiptare sot në botë, ka nxitur reagime të shumë dashamirëve të shqiptarëve,por edhe duke iu dhi qibrin edhe armiqëve serbë në anën tjetër, te cilet plasen nga inati, kur Dua Lipa postoi një foto të hartës së “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin “Autochthonous“. “Ne të gjithë meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe nga vijmë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në hartë dhe të jam e aftë të flasë me krenari për vendin mëmë.

Unë inkurajoj këdo që të përqafojë trashëgiminë e tij dhe të dëgjojë e mësojë nga të tjerët”, ka deklaruar Dua Lipa. Kurse këngetarja tjetër, Rita Ora në pyetjën e një gazetari: Çka do të thotë Kosova për ty? është përgjegjur: E po, JAM UNË. ËSHTË GJAKU IM. ËSHTË AJO QË NDJEJ NËN LËKURËN TIME! Këto këngetare e shumë te tjerë, bashkë më shumë sportistë në botë tashmë janë bërë zëri i shqiptarëve, janë bërë lavdia dhe krenaria jonë kombëtare.

Jeni duke na zbardhur fytërën vajzat tona, në krahasim më këtë njerëz të politikës të cilët Kuvendin e kan shëndruar në arenë zënkash e pollavrash. Këtë klasë politike e ka lene moti arsyea. Ju kan qoruar sytë duke vrapuar pas pushtetit dhe parasë, në kurriz të popullit vet. Këta janë bërë gazi i këtij nënqielli, e që po na turpërojnë edhe para botës demokratike…!!!???