Bota – 26/07/20
Në mes të zyrave qendrore të CIA-s, ndodhet një skulpturë që përmban një kod sekret, që ka munduar kriptologët për dekada.
Në fund të viteve 1980, artisti Jim Sanborn u ngarkua të krijojë një skulpturë, që do të shfaqet në selinë e CIA në Langley, Virginia. Duke ditur disa nga zyrtarët kryesorë të inteligjencës në botë do ta shihnin këtë pjesë çdo ditë, Sanborn bëri një vepër arti që është, sfiduese.
Ajo u përurua më 3 nëntor 1990, quhet Kryptos, dhe përmban një sfidë kriptografike. Me siguri, dikush do të zbulojë kodin brenda vetëm disa javësh, mendoi Sanborn.
Por askush nuk e bëri. Sot, Kryptos mbetet një nga misteret më të famshme në botë të pazgjidhura.
“Unë nuk mendoja se do të vazhdonte kaq gjatë, tridhjetë vjet pa u deshifruar”, thotë Sanborn.
Kryptos qëndron në një oborr jashtë selisë së CIA-s. Një pllakë bakri, 12 metra e gjatë dhe 20 metra e gjerë, skulptura është e mbushur me shkronja. “I kam prerë me dorë, gati 2,000 shkronja,” thotë Sanborn.
Teksti që mbulon skulpturën duket si një grumbull shkronjash në syrin e pa stërvitur, por Kryptos përmban katër mesazhe të koduara, që së bashku formojnë një enigmë, sipas Sanborn.
Sanborn nuk kishte përvojë në artin e shkrimit të kodit përpara se të krijonte Kryptos. Dhe ai nuk ishte veçanërisht i mirë në matematikë.
“Kështu që unë duhej t’i drejtohesha dikujt. Sovjetikëve? Mosadit? Apo ndonjë agjencie tjetër të inteligjencës? I hoqa të gjithë këta, sepse e dija që nuk do të dilte mirë”.
Artisti në fund kërkoi udhëzime nga Edward Scheidt, një ekspert në kriptologji, i cili kishte qenë kryetar i Qendrës Kriptografike të CIA-s para se të dilte në pension.
“Doja që dekrimptimi i saj të bëhej siç hiqen shtresat e një qepe” thotë ai për misterin e gdhendur në Kryptos.
Tre nga mesazhet e koduara janë deshifruar me kalimin e viteve nga anëtarët e NSA, CIA dhe publiku i gjerë.
Por më shumë qepë duhet të zhvishet ende.
Në mesazhin e parë thuhet: “Midis hijes delikate dhe mungesës së dritës qëndron nuanca e iqluzionit”.
“Iqluzion” ishte një kurth. Sanborn gabimisht shënoi fjalën “iluzion”. Kjo ishte mënyra e tij për të hutuar njerëzit.
Mesazhi i dytë, i cili gjithashtu përmban një gabim, tregon gjerësinë dhe gjatësinë e koordinatave për CIA, lë të kuptohet se diçka është fshehur atje dhe referencat “WW”.
Inicialet janë një nyje e William Webster. Ai ishte kreu i CIA në 1990, kur u instalua Kryptos.
Mesazhi i tretë huazohet nga shkrimet e arkeologut Howard Carter, për hapjen e derës së varrit të Mbretit Tut.
Pra, çfarë do të thotë e gjithë kjo?
Ky është akoma një mister. Ne do të jemi një hap më afër kur dikush më në fund të zbërthejë kodin pas mesazhit të katërt.
Ka shumë që mendojnë se e kanë bërë, por sipas Sanborn, askush nuk ka arritur.
“Unë kam një individ që kontakton me mua një herë në javë pikërisht në të njëjtën sekondë – mendoj se është e marta në 8:23 të mëngjesit, dhe ky person e ka bërë këtë për dy e gjysmë vite,“ thotë Sanborn.
Një kriptolog është përpjekur të zgjidhë Kryptos për 20 vjet.
Me kalimin e viteve, Sanborn ka ndarë me publikun tre sugjerime me nga një fjalë nga fragmenti i katërt që mbetet mister – “ora”, “Berlini”, dhe së fundmi, “verilindja”.
Por gjithçka ka mbetur deri këtu dhe ende e pa zbuluar. /Opinion.al