RRUGA PËR NË BABA TOMOR PËRKRAHU ME TRI MIKE

0
561
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Natë. Matanë dritareve errët… Errët… Errët… Shiu pikon mbi çati. Mërzi… Bërllok, para dere, te Pragu i Shtëpisë… Nusja me pashterkë të kuqe, më troket pas porte. E urrej ditën. Natën. Përpiqem t`i vjellë gjithë ato vjet rinie përpara këmbëve të mia, në Kërçovë, Shkup dhe Prishtinë. Vrapime, studentore… Rënje… Ngritje… Ndërsime… Vdekje… Dashuri… Tradhëti… Sot, i fus: Edhe, dy gishtat në gojë…

Fatkeqësisht, sonte: Dua, të të vjellë edhe Ty me gjithë zorrë… Mjaftë më m`i grive zorrët… Ngatërrove trutë… Pasmesnate, m`i çmende poezitë… Shtambat me verë m’i rrëmbeve nga duart… I hodhe për dritare, bythekrye në lëmë. Rrapin do të ma shkulësh me gjithë rrënjë. Degët ia përkul përtokë. Majën, me zogj shtegtarë.

E di, do të të lidh për gardhi këmbeduar. Edhe, nateditë bëj dashuri me Ty si i çmendur. Zërin të ta dëgjojn shtatë katunde… Fajin e ke vetë, që më detyron të të shpie edhe te Hoxha i Zajazit, Qerqafi. I cili, nuk më shëroi mua, po ty me siguri do të ta gjejë ilaçin. Mëkot, Nana dhe Babai si fëmij, para se të ikin nga kjo botë m’i varën hajmalitë e tij përqafe.

Sot, një hajmali të madhe duhet Ty të ta var përqafe deri në fund të këmbëve. Natë e ditë të t`i përzë magjitë… Xhindet që të kanë mbështjellë lyrek nën ferexhe. Shami të zezë sy e kokë. Dhe, të hudhin dorë më dorë nateditë mbi çatia. Majë lisave. Nuk e sheh rrugën. Dhiaret malore. Baba Tomorin. Pasmesnate, që të dhunojnë mbi libra.

Po. Hajmalitë e Hoxhës, Ty mund të të shpëtojnë nga magjitë… Xhindet… Hajmalitë… Vetëm, jo edhe nga Baba Shehu që në Tyrbe ua hudhë ferexhenë e zezë nuseve të reja mbi kokë. E heq dollamën. Edhe lënur lesh arapi. Shtatë herë me radhë të bën të sillesh rrotull varrit. E t`i lutesh të të bëj fëmijë… Përzë magjitë e Hoxhës Allahut… Xhindet, që t`i dhunojnë trutë… Ferexhen e zezë krahëve, të ta gris në Tyrbe mbi Varrin e Baba Shehut. E dikur, nga mëngjesi, para Agimit; Të të laj me Dy shtanba verë. Hipi në Gjokun pullali të Gjergj Eles Alisë, e të marrë malet. Rrugës t`ia thotë; Edhe, një kënge kaçake shqiptare.

Patjetër, duhet të ngjitem në Baba Tomor. Atdheun e perendive. Tyrben, ku pihet vera me Dy shtamba, shkruhet poezi dhe bëhet dashuri…

E di, çka më tha Ebu Xhehli: Jo. Të gjithëve, te revista për humor dhe satirë ZEKTHI (që del kur t’i teket), na ke bërë rrospia meshkuj. Pse, o burrë së paku: Nuk na bëre gra?! Vetëm, nuk na i ke sharë edhe gratë.

E vërtetë. Rrospia meshkuj, jeni!… Rrospia… Gratë i keni mbi nivelin tuaj në këtë Shtëpi Publike. E juve, a ju vinte mirë kur i zgjidhnit brekët nëpër “Bit-Pazar”, në Shkup?!. Natë për natë hynit e dilnit pa brekë në Shtëpinë Publike. Policinë letrare të ma ndërseni pas shpine. E nxirrnit gjuhën nga vapa, na dypëllambë. I përdridhnit bythët te “Pazari Grave”…

Hi- hi- hiii… Qeshi, Kalosh Çeliku.
– Nuk ka kuptim, tha Shtrigan i Allahut. Mysafirët, i kemi ende këtu, e ju ziheni për Shtëpinë Publike. Nuk kemi shtet, se: Po ta kishim, nuk do t`i shternin herdhet “patriotët” kuqezi…

– Kopilat, atëherë kush na i flukë para dere pasmesnate?… Kopilat?!…
– Nusja me pashterkë të kuqe… Xhadia…
– Rrospia, ë?… Xhadia, që na e mbushi Shtëpinë Publike me këlyshë me zgjebe… Trusakatë.
– Kapeni, urdhëroi Ebu Xha Ferri! E dua të gjallë në Shtëpinë Publike. Është i rrezikshëm për Qytetin e qyqeve. Ndodhë, të na e përhap SIDËN… KORONAVIRUSIN… “Armikun e padukshëm”, që nateditë na pret në pusi pas dere.

Tri Rrospitë Meshkuj më rrokën për këmbësh e duarsh dhe më hudhën bythekrye në Shtëpinë Publike. Derën ma hapi Hojdodolja. Nusja me dy shami lidhur për brezi. Herë pas here, që shkruante edhe pizi. Shtrigani i Allahut më doli para me një qiri të ndezur në dorë. Ec, pas meje, më urdhëroi plot inat. Eca. Papritmas, më hodhën në Sallën e operacionit. E ndezën një llambë të madhe dhe ma afruan mbi kokë si saç. Trutë m`i shtinë në aparat partiak.

– Simptome të tërbimit. Rrezik është ky i sëmurë të lëshohet në liri. Rrezik. Ndodhë, gjithë Shtëpinë Publike ta kaploj virusi i tërbimit. Mos, themi: koronavirusi. Njerëzit ta hanë njëri-tjetrin. Ose, t`i shterin herdhet te “Pazari Grave”…

Nëntë ditë e nëntë netë me thika më sakatuan në Shtëpinë Publike. Trutë m`i nxorrën mbi tavolinë. U përpoqën të më shtinë tru këlyshi… Buçe… Qeni… Mace… Po, jo edhe ujku… E kotë. Kafka ime nuk pranonte organizëm të huaj mes eshtrave. Më në fund pas gjithë këtyre përpjekjeve, u pajtuan që të m’i kthejnë përsëri trutë e mi në kokë. Edhe atë, me një kusht partiak policor: Që, çdo dy-tri vite: Përsëri, të m’i nxjerrin mbi tavolinë për analiza shkencore…

Ditën e dhjetë, dola nga Shtëpia Publike. E ngarkova Veten në shpinë, dhe u ula nën Rrap. E porosita një shtambë me verë pa Mike. Matanë, Urës së Gurit e pash Ebu Xha Ferrin që më kishte përcjellur me trumbeta gjatë gjithë rrugës nëpër “Bit-Pazar”. E mjera rrospi mashkull, që me vite dinte vetëm t’i përdredhi bythët mëpër “Bit – Pazar”. Edhe atë, me dajre dhe mjeshtri nëpër Shtëpinë Publike. Nuk mu durua pa e përshëndetur me bërryl: naaa… Edhe pse, e dija se: matanë Vardarit përsëri do më vënte pusi te “Parku i Grave’…

Punemadhe. Rruga, gjithsesi duhet vazhduar për në Baba Tomor përkrahu, me Tri Mike besnike: Njëra të më pri para si burrat, e Dy të tjerat të më mbajnë përkrahu… Qoftë Ditë, qoftë Natë… Qoftë Verë, qoftë Dimër…