Një debat me sharlatanët e sektit konspiracionist shqiptar

0
738
Arben Meçe

Nga Arben Meçaj, TemA

Nuk do te desha te beja te përvetshëm kete artikull, por nje postim i zj. Aida Shtino ne llogarine e vet mbi sjelljen time ne nje emision televiziv me intrigoi te komentoj.

Per emisionin, skenaret, sjelljen, tipologjine e formatit te personazheve dhe sjelljeve ne kete emision do te kem momentin te shprehem, por tani per kete problematike qe gjykoj se ka shume shume interes te debatohet.

Zj. Shtino, Ju jeni surprizuar, revoltuar dhe indinjuar mbi perdorimin nga ana ime te “Sharjes” me fjalen “sharlatan” ndaj vellezerve tuaj te sektit.

Kuptimin e kesaj fjale e le ne dore te Fjalorit Shqip-Shqip: Njeri me dije të pakta e të cekëta, që përpiqet të mashtrojë të tjerët duke u hequr si i ditur e i zoti, ose që shfrytëzon mirëbesimin a padijen e të tjerëve…

Nuk do te desha ta nisja me kete shpiegim, as me emerin Tuaj, por gjykoj se kjo Analize adreson gjithe sharlatanet, pavaresisht bukurise apo brishtesise femerore.

Nuk kam pasë dijeni mbi formimin apo orientimin Tuaj. Jemi ndeshur dy here ne nje emision televiziv, por per te kuptuar me ke kam te bej, pasi dyshova gjate emisioneve, lexova postimet e tua. Tashme jam i qarte se çfare perfaqesoni Ju, dhe gjithe Sekti Juaj Konspitracionist.

Sot ne Gazeten TemA, Mustafa Nano publikoi nje Artikull me titull “Per idiotet e Internetit dhe teorite e tyre Konspirative“. E kishte fjalen per Ju. “Ofendoi” paster, me qetesi dhe qartesi te admirueshme. Prisja te reagonit. Asnje fjale!?

Natyrisht reagimet anonime, te mjera, te uleta dhe amorale jane “profesioni kolektiv” qe Ju dini ta ushtoni mire. E menaxhoni me mjesteri te admirushme Rjetin Anonim Social.

Por, per ate ç’ka Ju perfaqesoni dhe propogandoni do te desha te debatoja.

Ju, po perpiqeni me forma nga me te pabesueshmet te intrigoni ambientin me “copeza” informacioni (qe vetem ju i dini se ku i gjeni), se informacioni viziv fotografik dhe televiziv qe media nderkombetare jep, me mijera arkivole qe transmetjane transmetuar LIVE nga vende, ku Korona ka vrare dhe vret masivisht, jane mashtrime e truke te “Iluminatit” apo “Diktatoreve Internacionale”. Paturpesisht nje montim te tille Fotografik, Ju nepermjet zj Shtino, e sollet ne emision.

Ju, dhe ne kete moment, me cinizem vazhdoni te mbroni keto montazhe manipulative (permbajtja e montazhit ishte qe ne Lombardi nuk ka Vdekje se ato Foto – Video qe transmeton media Italiane dhe Boterore jane montazhe e montime mediatike) dhe guxoni (se bashku me Sektistet dirigjues) te deformoni nje realitet te dhimshem, real. Ky akt (posaçerisht per nje Intelektual/e) eshte jo vetem jo etik ne planin profesional, por dhe mashtrues ne planin moral.

Pa ju ofenduar zoterinj, por Ky veprim i Sektit Tuaj eshte Sharlatanizem !?

Kini kohe qe po organizoni te ashtuquajturat Levizje “Jo Vaksine me Dhune”, te propogandoni synimet ogurzeza te “Djajve te Zinj nderkombetare”, e ku ta di i ziu njeri, ke tjeter kini ne Objektiv.

Ju me “krenari” postoni pjesmarrjen Tuaj aktive ne keto “Protesta” kunder “Vaksinimit me Dhune”. Po ku dreqin e gjetet “Vaksinimin me Dhune”, dhe pse pikerisht Sot ne kulmin e etheve te Korones ne Shqiperi kur s’ka fare shenja Vaksinimi.

Vaksina, referuar dhe deklarimeve me optimiste te Profesionisteve te Fushes, do minimalisht nje vit te behet efektive, apo te aplikohet ne Shqiperi. Nderkaq nuk ka asnje deklarim zyrtar, po asnje te vetem, mbi politiken qe do te ndiqet per vaksinimin (jo vetem ne Shqiperi por as dhe ne asnje vend te botes). E Ju, mendjellinjte Sektiste, ngrini zerin, protestoni PARADHENIE, provokoni qytetaret Shqiptare: Jo Vaksines me Dhune !!??.

A nuk eshte Sharlatanizem Levizja Sektiste. “Jo Vaksine me Dhune”

Ju keni ngritur me te madhe teorite e fitimeve nga Oligarkia Boterore me Vaksinen, dhe posaçerisht Bill Gates. E natyrisht ne Skenarin tuaj Sektist, nuk mund mungoje dhe ne Shqiperi perfaqesuesi i tij, Sorosi.

Sektiste Konspiracioniste. Vetem Europa po shperndan ne kete moment 475 miliard Euro per perballimin e pasojave te Korones.

Ta zeme se Oligarku boteror do te fitoje miliarda, duke konsideruar qe gjithe bota do te vaksinohet (https://www.worldometers.info/world-population/ Sot dt 07.08.2020 7,794,798,739) , vlera e nje vaksine vetem per te justifikuar shpenzimet per te perballuar pasojat ne Evrope do te ishte mbi 60 Euro.

E ne se do te konsiderojme vetem vaksinimin e popullates se Evropes (Sot dt 07.08.2020 747,636,026 banore https://www.worldometers.info/world-population/), i bie qe vlera e Vaksines te jete medoemos me e madhe se 700 Eur/cope, per te justifikuar vetem gjithe keto shpenzime qe po kryen Evropa, per te perballuar demet ne Shoqerine Evropiane nga Korona (qe nuk ekziston sipas Sektit Tuaj zj. Shtino).

A vertetë ju ka shkuar ne mendje te bindni popullin Shqiptar se Merkeli, Makroni .qytetari Gjerman, Francez, Evropian, jane kaq idiota e budallenj, sa duheni ju Sektistet Shqiptare qe te zbertheni “Konspiracionin Manipulativ te Oligarkut Gates e Soros”, e ne kuriz te kujt, te qytetareve Evropiane.

Po a nuk eshte Sharlatanizem kjo Marrezi !?

Ju keni ngritie tezen e “Chipit Koker Orizi” apo “Nano Chip” qe menaxhohet nga G5, qe do te depertoje ne trupin tone nga Vaksina, dhe qe do te sjelle manipulime Hormonale deri Gjenetike ne tupat tane te Brishte Njerezore”. Çfare fantazie. Qener qe me Chip behen Luane, Mace qe behen Hardhuca … Mbaje Kalin e Fantazise Cavooo!

Çdo liber Fanta-Spiunazh nuk do te mund te inskenonte kete Inkoshience te Çoroditur.

Nuk dua te analizoj Mikrochipat, Gjenetiken, AND, Hormonalitetin ne Gjallesa. Nuk jam absolutisht kompetent, por ju siguroj se jam shume me teper se JU antaret Konspirative te Sektit Tuaj Konspiracionist.

Po si mund te besosh qe nje Chip i tille (i pa njohur nga Shkenca deri me sot, por i shpikur nga mendjet Tuaja perverse) qe ne rastin me optimist do te kushtonte miliona Euro do te shitet kaq lire, dhe perse, per te vene nen kontroll hormonet Tuaja. Po kujt i vleni Ju more zoterinj.

Po a nuk e dini more te mjere, qe G5 eshte nje vale elektromagnetike si G4 por me fuqi transmetuese me te larte.

Po si mund te mendosh qe miliarda vaksina, perdorur ne rast vaksinimi te detyruar, nuk do te ishin objekt i investigimeve masive per “Mikrocipin Koker Orizi”. Po si nuk gjykoni njehere se vaksinimi i mbi Dy milion Shqiptareve (sipas Teorise suaj me Detyrim) do te behet ne Spitalet Shqiptare, nga Infermiere Shqiptare dhe nen “vigjilencen Tuaj” more te mjere.

Po perse duhet te shkaterohet gjithe ekonomia Boterore, per te kryer nje injektim Chipi kur ne Tregun Global injektimi mund te behet fare thjeshte, nepermjet ajrit ushqimit medikamenteve etj. etj. Njeri me dije të pakta e të cekëta, që përpiqet të mashtrojë të tjerët duke u hequr si i ditur e i zoti, eshte perkufizimi i Sharlatanizmit zonje.

Ju ngrini tezen e nje “aksioni” te Oligarkise Iluministe Boterore per pergjysmimin e popullates. Po si mund te jini kaq diabolike. Po si mund te seleksionohet struktura sociale apo shoqerore ne nje terren, ku Virusi eshte i pa kontrolluar dhe i kudo ndodhur. Po a lexoni apo shikoni ç’behet ne nje vend Demokratik, kur padrejtesisht vritet nje qytetar nga individe me status shteteror. Po si mund te ndodhe ne Amerike qe Bill Gates te deklaroje publikisht (sipas Jush) se synon te Vrase 1/3 e Njerezimit dhe te mbetet nje embleme e Endres Amerikane.

A nuk e meritoni, Ju Bashkesia Sektise me plote fjale shenjestrimin: Sharlatane!

Ju keni ngritur me te madhe se çfare po ndodh ne Shqiperi (ne marredhenie me Koronen) eshte nje “aksion i mire strukturuar” i dirigjuar me prepotence nga Rama, per vendosjen e regjimit Diktatorial ne Shqiperi. Kjo ishte dhe teza qe ngritet dhe ne emision. Po, une Ju thashe “Rama Fanar Ndriçues” por ne kontekstimin me Ironik te Argumentit Tuaj. Ne talljen me Sarkastike me Ju. Po ku dini ju ç’eshte Sarkazma.

Kur te njejten politike ndaj Korones ndjek Amerika, Gjermania, Franca, Kosova, Maqedonia, Serbia, dhe askush nuk i cileson Udheheqesit e tyre si Diktatore, por Ju per çudi, Ata i referuat si kopjues te “Rames Diktator”. Natyrisht me keto Argumenta nuk mund te mos Ironizosh, Rama, po eshte ”Fanar Ndriçues“, Model, ku Trampi, Merkeli, Makroni, Hoti .. Vuçiq (qe po e trajtojne ne menyre te unifikuar Krizen e Korones) frymezohen per pushtetin e tyre. Te jete Injorance amplifikimi Juaj i deformuar. Jo ! Eshte Sharlatanizem.

Gjithsesi, Sektiste te Konspiracionit, nese doni te futeni ne politike (dhe eshte e qarte qellimi Juaj Sektist), ju siguroj, kini gjetur rrugen me te gabuar te mundshme. Sarlatanizmi (Genjeshtra Mashtrimi, Manipulimi) ne nje shoqeri Demokratike ka kembet shume, shume, shume te shkurtra.

Do te desha te shtoja dhe me shume argumenta per G5, per Tunelet Nderboterore, per Termetet e Iluminatit dhe per çdo Broçkull te Sektit Tuaj, por per momentin po e le ketu Argumentin, duke pritur Sharlatanistet te sulmoje rrjetet Sociale mbi “…MEÇE”.

Zj. Shtino! Sharlatanizmi (nenkupto Sektin Tuaj Konspiracionist) ka vetem nje tipar: Lundron mes injorances, manipulon injorancen, jeton me dhe per injorancen.

Se fundmi nuk mund ta mbyll kete shkrim pa dhene dhe Opinionin tim per Krizen e Korones.

Korona eshte Realitet. Korona Vret dhe vazhdon te VRASE

Kushdo, per arsye te Tija, ka te drejte dhe eshte absolutisht i lire te besoje dhe te jete pjese e ketij Sekti.

Por duhet te mendohet mire: Objekt i Korones eshte Femija e Prindi Yt, Ai vete.

Mbrojtja e jetes eshte sa dashuri, deshire .. aq dhe detyre.