Ilir Canhasi
Miroljub Jevtic ekspert per islamin, profesor i rregullt ne fakultetin e shkencave politike me kënaqësi shkruan se nuk ka – komb shqiptar.
”Nuk ka komb shqiptar, ekziston vetem nje etni shqiptare e cila flet shqip dhe e cila kurre s’eshte profiluar si komb. Kombi shqiptar eshte i ndare ne tegela fetar dhe si i tille vetem fetarisht mendon”.
Me tutje profesori Jevtic na pershkruan keshtu: ”shqiptarët myslimane jane turq, shqiptarët katolike jane kroate dhe italiane, kurse shqiptaret ortodoks te jugut te Shqiprise, jane greker.” – pikërsisht ashtu si na ndau turku gjatë pushtimit.
“Ashtu edhe Lidhja e Prizrenit nuk eshte projekt kombëtar shqiptar, por mbrojtje e islamit”.
Kështu e perfundon ky profesor:
”Po e nënvizoj se islami nuk njeh kombësi. Nëse vazhdon kjo shkalle e islamizmit, te gjithe shqiptarët do të shndërrohen në arabë, sikur të gjithë ata që janë shkuar në Turqi, që u bënë turq”.
Pikë! – nuk dua nje xhami nga ky i poshter Erdogan, qe kerkon te ma nderroje historine e popullit tim. – (a prite me ta thanë shkau a? Moti e kemi ditë… /AÇ)
Ne vitin 2008, ky pis gjate nje vizite zyrtare ne Tirane, kerkoi korigjimin e teksteve te historise shqiptare.
Disa dite me pare, te njejten gje e kerkoi edhe ambasadori serb ne Tirane.
Per te m’i ngrit nervat edhe me teper ngritet nje pis akademik nga Kerçova me emrin Feti Mehdiu dhe perkrahës i Erdoganit, ku ky e konsideron te padrejte krahasimin e Perandorise Osmane me pushtimin serb, ja çka thote ky i marre:
”Se sulltanati Osman ka qene i eger dhe i ashper ndaj shqiptareve eshte njejte sikur te thuash qe NATO ka qene agresor ndaj popullit te Kosoves”.
Ish kryeministri turk Ahmet Davodoglu në librin e tij shkruan:
”Kriza ballkanike, ajo kosovare dhe boshnjake, pothuaj se u shndërrua ne operacion likuidimi te identitetit islam dhe osman”. Ne nje interviste tjeter thote: ”Turqia duhet t’i rizbuloje rrenjet e veta, koha otomane ne ballkan ishte nje sukses i madh. Ajo duhet te kthehet perseri”. (sukses i madh për kë? /AÇ)
Erdogan: Kosova dhe Shqiperia Muslimane Jane Turqi!
Erdogan: “Ne jemi NJE komb me nje flamur islam! Ne jemi dege te nje peme, kemi te njejtat rrenje. Jemi VELLEZER TE NJE BESIMI. Nuk ka ndarje TURK, SHQIPTAR, ARAB, KURD, PAKISTANEZ, PALESTINEZ, AFRIKAN…. Nuk ka dallim. Ne kemi te njejtim besim. Kufijte e zemres sone (myslymane) shtrihen nga deti Adriatik deri ne Murin e Madh kinez.” – Erdogan, Perurimi i Xhamise se Madhe, Tirane.
Erdogan: “Pushtim do te thote Meka. PUSHTIM do te thote Sulltan Saladin, DO TE THOTE QE TE VALEVITET FLAMURI I ISLAMIT NE JERUZALEM, Pushtim do te thote RUAJTJA E TRASHEGIMISE SE SULLTAN Fatih Mehmetit (“Mehmet PUSHTUESI”. Pushtim do te thote rimekembeja e Turqise (Rimkembja e Neo-Otomanizmit, nenvizimi yne). Ju jeni gjenerata, qe do te pushtojë Damaskun dhe Jeruzalemin.” (Me 30 maj 2015, “Perkujtimi I 562-vjetorit te Pushtimit te Konstantinopojes (Stambollit)”. Marrë nga gazeta gjermane “Die Welt”.
Erdogan: “Nuk ka rëndësi se kush jeni SHQIPTAR, TURK, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, TIRANA, Sarajeva, Shkupi; ZEMRAT E TYRE DUHET TE RRAHIN NE ISLAM. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan.” (Prezë, 13 Maj 2015)
Davutoglu: “Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, KOSOVE dhe SHQIPERI, TE KETE NJE RILINDJE TE KULTURES SONE ISLAME OSMANE… SHQIPTARET MUSLIMANE, JANE MBETJE OSMANE…” Ministri i Jashtem, Ish Kryeminister dhe neo-otomanist turk, Kryetar i Partise Islamike të Turqisë Ahmet Davutoglu
Pra, po e përfundoj me thenien e famshme te dramaturgut te madh gjakovarit Teki Dervishi, se keto xhami të turkut në tokat shqiptare janë vetëm sa për të prodhuar turq të rinj.