REAGIM SI KRAHASIM EDHE ME KONKRETIZIM LIBRASH PËR MASAKRAT DHE PËR KRIMET E PËRDHUNIMET SERBE

0
522
Naxhije Doçi - The Serbian Crime and Rape
Naxhije Doçi
Naxhije Doçi

NAXHIJE DOÇIPROF. – PRISHTINË

– NJË REAGIM SI KRAHASIM EDHE ME KONKRETIZIM LIBRASH PËR MASAKRAT DHE PËR KRIMET E EDHE PËR PËRDHUNIMET SERBE GJATË LUFTËS 1997-1998, NË KOSOVË! : Prishtinë-17. 07. 2020 – NAXHIJE DOÇI – PROF.

– SERBIA PUSHTUESE ME TENTIM SHFAROSJEJE TË SHQIPTARËVE TË LASHTË TË KOSOVËS GJATË SHEKULLIT NJËZET.
– KOSOVA DHE SHQIPTARËT E LASHTË TË SAJ NË MJERIM, NË PRAPAMBETURI TË SKAJSHME DHE ME SHPËRNGULJE MASOVIKISHT NGA RRËNJËT E VETA JETIKE, NGA PUSHTUESI GKAKËPIRËS SERB GJATË SHEKULLIT NJËZET.
– SHEMBULL DY LIBRAT E MIA PËR KRIMET E FORCAVE SERBE GJATË LUFTËS 1997-1999 NË KOSOVË – Naxhije Doçi:
– Libri “KRIMI DHE PËRDHUNIMI SERB KUNDËR FEMRËS SHQIPTARE NË KOSOVË 1997-1999”-NAXHIJE DOÇI-Prof.-Prishtinë-2011(450f), përkrahur për botim nga MINISTRIA E DREJTËSISË, që e bëri edhe promovimin e librit. Ishte një përkrahje shumë simbolike edhe nga Komuna e Prishtinës.

– I NJËJTI LIBËR ËSHTË PËRKTHYER EDHE NË NË GJUHËN ANGLEZE ME TITULL: “THE SERBIAN CRIME AND RAPE AGAINST THE ALBANIAN WOMAN IN KOSOVA (1997 – 1999). Libri është përkthyer me mjetet financiare të aurores dhe të familjes së saj dhe si i përkthyer është botuar në vitin 2013. Është bërë disa herë promovimi i librit, në shqip dhe në anglisht, por kuptohet vetëm në Kosovë. Librin e përkthyer në anglisht (por edhe atë në shqip), me sygjerimin e të madhit Adem Demaçi (që ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës) e kam dërguar pothuajse në të gjitha ambasadat e akredituara në Kosovë. Në maj të vitit 2013, bashkë me bashkëshortin tim librat e përkthyera, por edhe ato në shqip, i kemi bartur me veturë, por edhe në krah dhe i kemi dërguar derë më derë tek ambasadat e huaja në Kosovë Qëlimi i dërgimit të librave nëpër ambasadat dhe përfaqësitë e akredituara në Kosovë ishte ofrimi tek ata drejtëpërsëdrejtë i të dhënave skajshmërisht reale për masakrat e tmerrshme të bëra nga forcat e blinduara ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së padrejtë dhe të pabarabartë të viteve 1997-1999 në Kosovë.

Qëllimi ishte edhe ofrimi i të dhënave për torturat dhe për krimet e tmerrshme e edhe për përdhunimet që ka përjetuar femra shqiptare e Kosovës nga forcat serbe. Edhe për krimet dhe masakrimet që ka përjetuar populli i paarmatosur dhe i pambrojtur shqiptarë në Kosovë. Përkundër kësaj, unë asnjëherë nuk kam marrë ndonjë ftesë nga këto Ambasada dhe përfaqësi për të më pyetur për përjetimet e mia se si kam arritur që t’i mbledhi ato realitete tmerruese nga përsonazhet gra dhe burra që i kanë përjetuar tmerret. Heshtën të gjithë! Nuk e di pse heshtën, por atyre sikur nuk iu kanë interesuar krimet e bëra serbe kundër shqiptarëve të Kosovës…! Që të mos ju hy në hak, përfaqësues nga Ambasada e Amerikës, Zvicrrës dhe Suedisë ishin në njërin prej promovieve të librit, bërë në Biblioteka Kombëtare, më 2013. I falënderoj për prezencën dhe për nderimin e bërë.

– Të mos harroj për ta cekur se librin në shqip “KRIMI DHE PËRDHUNIMI SERB KUNDËR FEMRËS SHQIPTARE NË KOSOVË 1997-1999”, bashkë edhe me atë të përkthyer në anglisht, i kam dërguar edhe nëpër të gjitha institucionet e larta shtetërore dhe lokale të Kosovës, duke filluar prej Presidentëve të shtetit të Kosovës, si tek Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Presidentja Atifete Jahjaga. I kam dërguar edhe tek kryetarët e Komunave të Kosovës, prej nga i kisha shumë nga personazhet femra në libër. Dërgim librash kam bërë edhe në Kuvendin e Kosovës, protokoluar për të gjitha Grupet Parlamentare në Kuvend.

Nëpër shumë institucione të Kosovës e kam dërguar edhe librin tim të parë, të botuar mënjëherë pas luftës, në janar 2001, me titull “SHPIRTI I DËMUAR-Dhuna serbe kundër femrës shqiptare në Kosovë -1997-1999”. Kujtoj se ky libër si i tillë ishte i pari i botuar në Kosovën e lirë. Këtë libër ia kam dhuruar edhe Sekretares së Stejt Departmentit Amerikan, Znj. së Madhe, Madeleine Albright, kur erdhi në vizitë më 2005 në Kosovë. Isha deputete e Kuvendit të Kosovës dhe pata mundësinë që ta takoja dhe që të bisedoja me Znj. Madeleine Albright. Ishte takim gjatë formimit të Grupit Parlamentar të Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës dhe aty e pata mundësinë që të ia dhuroja edhe librin “SHPIRTI I DËMUAR-Dhuna serbe kundër femrës shqiptare në Kosovë -1997-1999”. Ia dhurova me shumë nderim librin Znj. Madeleine Albright, si edhe e bëra edhe foto të përbashkët me të.

Unë vazhdimisht kam dhuruar libra, qoftë nëpër institucione dhe qoftë edhe njerëzve të caktuar, se dëshiroja që libri të bije gjithëqysh në duartë e lexuesve.

– Nëpër Komunat e Kosovës së Lirë libra dërgoja edhe për çështje senzibilizimi, që të më përkrahnin ato për përkthim të librit, si edhe për botim të librave të tjera, që i kisha në radhë. Në mirëkuptim për botimin e librave të tematikës së tillë kam hasur vetëm në Komunën e Prizrenit, e cila më 2013 ma përkrahu për botim të librit të përkthyer në anglisht: “THE SERBIAN CRIME AND RAPE AGAINST THE ALBANIAN WOMAN IN KOSOVA (1997-1999). Isha shumë e lumtur kur më tha kryetari i Komunës së Prizrenit, Z. Ramadan Muja, se do ta përkrahin librin për botim. E kam bërë edhe herave të tjera falënderimin për Komunën e Prizrenit, kuptohet në rrjetin tim social në FB, por kujtoj se nuk është e tëpërt që ta shpreh falënderimin edhe tani.

Naxhije Doçi-Prof. – Prishtinë – 17.07.2020