VENDENISI, IK NË ORËN E IKJES dhe SHTËPIA ME FYTYRË KAH RRUGA

0
700
Atdhe Geci, red

VENDENISI

Digjet e piqet kjo botë n’zjarrmi
Në Prishtinë ngulmon gjak i ri
arti i çlirimit nuk njeh kufij,
në të gjitha kohërat ka emrin, liri…

2 .

Në Roganë kam biologjin dhe kimin
e tokës, ylberin e të gjitha zanoreve
matematikën e grimcave të materjes
kozmosin e fshatit me buzë të kuqe
dhe më të dashurën Yllkë të atdheut

3 .

Ëmla, mos u ndalë në asnjë kohë
as në të sotmen dhe të nesërmen
fali dhurata jetës dhe përqafime,
se një poezi, jo rrallë flet sa një epokë!

4 .

Fjalët që s’arrijnë të bëhen bimë
dhe fjalët që nuk bëhen të korra
janë fjalë koti, janë fjalë pa diell
fjalë që s’arrijnë të bëhen lindje!…

5 .

Ti që guxove të ngritesh kundër së
keqes dhe, kundër të pamundurës
me cilin varg të këngës të këndojë
me cilin oktavë të himnit të nderoj?

6 .

Baba i së kaluarës dhe i së ardhmes
disa nga ëndrrat po na i ha tradhëtia
tre flamuj blu i mbështillen Kosovës
na kërcënojnë me humbje të teritorit!

7 .

Durimi në histori nuk është asgjë
jetë e madhe quhet kur je në betejë
prej tanëve lirisë goja po i merret!…
Popull, rrëxoj sulltanët e korruptuar…

8 .

Unë e ajo, dashurohemi në largësi
Unë e ajo, jemi si dy trupa qiellor
Unë e ajo, kemi histori dashurie
Unë e ajo, duhemi në mynyrë tonë

Atdhe GeciDortmund, 2020


IK NË ORËN E IKJES

President, atë që bëre është e keqe
e kam zor të ti them fjalët
por, ligësia jote s´falet,
as lavdërimet tua çlirimtare
Besimin që hije pate u bë pluhur
unë s´di ku do ta varësh veten
hisja e leshit mes miqëve
të fshehtë të përbetimit të iku!
Pluhur është fjala jote, besimi yt
të mundurin në liri ti e sajove
ti e sajove korigjimin e kufijve
mburreshe se është lëndë histori
President, ti sajove Gjykatën Speciale
kundër shokëve tu dhe vetes,
gjysmë milioni Kosovë e çove në
mërgim, në zhbërje, në mjerim
ti dhe shokët e tu bëtë atë që
s´bëhet, larguat forcën e
ndryshimit dhe të rezistencës,
vratë forcën lëvizëse;
profesorin, nxënësin dhe studentin
President, baltë je ti, i lig!
që kur hyre në pazar për
Trepçën, Ujmanin, për tokat
Anë Moravës e për Kishat,
pluhur është besimi yt, ik!…

Atdhe Geci – 23.07. 2020


SHTËPIA ME FYTYRË KAH RRUGA

Gjeniu i lirisë qeverisë si zë besë,
as dashurisë së tyre për atdheun
ky himn për rininë e ka një porosi
Kosovë, çliro nga vetja të vërtetën
betohu tek nëna, tek e dashura dhe
merr lule nga toka jote dhe fitorja
vjeli mushtin dhe mjaltin natyrës
mësohu ta duash tokën dhe nënën,
dheun që të lindi e të rriti, që të dha
ushqim, aromë lulesh dhe fruta të
ëmbla, mësohu ta duash tokën, atë
që të fali aq dashuri, sa atdheun ta
duash më tepër se jetën dhe veten!…
Kosovë, shprangose at´që ndryn në
zemër, gjeje vet vetëgjetjen tënde
po e takove fjalën mos e lë vetëm
ngritu mbi zbrazëtinë e frikshme
bëje poezi, bëje këngë e kushtrim
mos i vë mur ndjenjave e mendjes
mësohu të jesh qenia dhe krijimi!…

Atdhe GeciDortmund, 2020


Ti, poezi endacake

Në atë pasdite me shi e diell
ishte ajo; Erona e rinisë sime
Erona e një vere me dashuri
Dyzet vite kishim pa u parë
por dashuria në tëra kohërat
mbetet dashuri, mbetet femër
Jeta ka plotë çaste të lumtura
edhepse në moshë, unë e ajo
u puthëm dhe u përqafuam
Ai takim na afroi aq afër me
njëri tjetrin, sa s´di si ndodhi
Në atë “rigjetje” me Eronën,
ne i kujtuam çaste nga ditët e
rinisë, çastet nga më intimet,
momentin kur ajo më s´ishte
vajzë, por një yll i dashurisë.
Përqafimet në Prishtinës dhe
shesheve të qytetit na mbajnë
mend, kur ne ishim me hove
Ai takim na ktheu në kujtime;
shtëpinë e studentëve, parkun
dhe netët tona nëpër bujtina!…