KRYETARI HAZIRI I SUKSESSHËM NË MENAXHIMIN E KOMUNËS

0
432
Lutfi Haziri - Beso

Falsifikimi i fotografive të ndalohet me ligj

Xhafer Leci Nga Xhafer LECI

Lutfi Haziri, kryetar i komunës të Gjilanit, ka vite që po shantazhohet dhe etiketohet, në forma të ndryshme, pa fakte dhe dëshmi. Si duket krejt kjo po ndodh nga gjelozia e kundërshtarëve të tij politikë, brenda dhe jashtë subjektit të LDK-së. Sepse ai është njëri ndër kryetarët më të vyer dhe më të suksesshëm, nga komunat e Kosovës. Por edhe për arsye se mos do bëhet kryetar i LDK-së! Veç kësaj sukseset e tij nuk mungojnë as në jetën politike shumëvjeçare.

Ka gjatë kohë që është duke qarkulluar një fotografi-montazh, nëpër forumet elektronike-internetike, si Facebook e tjerë, në të cilën duket kryetari Haziri, në mesin e disa komandantëve të luftës etj. Kjo fotografi nuk është origjinale, por e montuar, e falsifikuar qëllimshëm. Këtë e thëm me plotë përgjegjësi dhe vërtetësi, sepse me njërin nga miqtë e mi, shumë të sinqertë, i cili është burrë i fjalës dhe i besës, dhe e dinë se foto është montazh, e kemi biseduar. Nënkuptohen arsyet pse nuk dua të ia përmendi emrin.

Lutfi Haziri

Më në fund kjo është një gjë, e cila mund të vërtetohet shumë lehtë nga ekspertët e fotografive. E keqja më e madhe është, se një numër i madh i popullit, këtë foto në Facebook e kanë marrë si të vërtetë-orgjinale. Pastaj kanë shpërthyer në fyerje e akuza të rënda, me fjalor rrugash kundër kryetarit Haziri, gjoja të shitur tek PDK, duke mos e kursyer as çështjet e jetës së tij private!

Si qytetar i Gjilanit që jam, nga viti 1968, pavarësisht emigrimit nga viti 1969, në Gjermani, ku edhe vazhdoj të jetoj, pas mbarimit të luftës, për çdo vit vizitoj Kosovën dhe trojet tjera të Shqipnisë Etnike, sidomos çdo pjesë të qytetit të Gjilanit.

Pamje e mbulimit të lumit “Mirusha”.

Vërtet, i gëzohem çdo pjese të ndërtimeve të reja të qytetit, të cilat e kanë zbukuruar qytetin, me rrugë të asfaltuara, me dy traka, unaza, trotuare, qerdhe edukimi për fëmijë, kopshte të fëmijëve për lojëra, fusha sporti për rini, rrethoja e varrezave të qytetit. Po përmendi njërin nga projektet e mëdha dhe shumë të rëndësishme, punimet që janë bërë në mbulimin e lumit “Mirusha”, duke e shëndrruar në shetitore, e cila i ka dhënë një pamje nga më të bukurat e qytetitit dhe shfrytëzimit të saj për shumëçka, për të mirat e qytetarëve. Së fundi, po fillon edhe projekti madhor, siç është ai i kanalizimit dhe të sistemimit të ujërave të zeza.

Pamje duke ardhur nga Kamenica në drejtim të qendrës së Gjilanit.

Më ka rënë të lexoj shumë herë shkrime, ku Kryetari Haziri akuzohet se është më shumë i PDK-së, AAK-së e tjera, se sa i LDK-së, të cilës i përket politikisht dhe e do shpirtërisht. Por, kritikuesit subjektivë, “harrojnë” se ai është kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Dhe si i tillë, ai duhet dhe besoj se i trajton të gjithë njësoj. Nuk mund të akuzohet pa fakte të gjalla askush, pse një kryetar komune e pinë një kafe me një udhëhqës, apo antarë të ndonjë partie tjetër, për ta cilësuar si bashkëpuntorë të tyre. Kjo nuk është bazë, nuk përbën argument, për ta quajtur të shitur, derisa nuk ofrojnë dëshmi dhe fakte të pamohueshme?