SI U POQA ME HAXHI ZEKËN dhe ALIGATORËT

0
523
Mustafa Spahiu

Nga Mustafa V. SPAHIU, Shkup

SI U POQA ME HAXHI ZEKËN
Në ateljen e skulptorëve Qazim Kërtusha e Idriz Balani,
para shtatores së Haxhi Zekës – Durrës

Gjithnjë të kërkoja në imagjinatë
të kërkoja, o zemërvigan,
o fisniklindur,
shpirti të digjej për vatan,
kërkoja me natë e ditë
imazhin
e asaj shembëlltyre historike
në fytyrën(nurin) e të cilit
rrudhave të ballit – Diell –
gërshetoheshin kohërat,
ngjarjet e përgjakura
copëtimet e trojeve etnike
bamat e egra, të vrerëta
kongreset e Berlinit, Parisit,
atentatet e mashave serbosllave
(plot blasfemi)…

ALI PASHA I GUCISË,
Merr rrugën përplot mendime,
Përshëndet nënën,gruan duke
iu lënë porosi:
“se kanë bijtë do punë të teja
e do t’dal un der’ kah Peja
der’ kah Peja, der’i kah Reka
për me u pjekë te Haxhi Zeka.”

Pashait sytë ç’ju mbushën vaj
kur mendoi Shqipërinë – fatin
e saj!!!

E Ali GUCIA
erdh e poq Haxhi Zekën
gjatë kuvenduan për shqiptarinë…
mbase lëshoi kushtrimin
Haxhi Zeka
thirri Kosovën,u bashkua Reka…

Sa madhështor duket në shtatore – dorën zgjatur –
kah Peja
për t’u përshëndetur prore…

E enjte, 21 korrik 2005
Durrës, (në atelje)


Nga MUSTAFA SPAHIU

ALIGATORËT

Çdo aligator femër pjellë vezë
Larg ujit i mbulon thellë me rërë
Kur dalin luspash janë kobzezë
Turravrap ujit ngarendin të tërë

Në e parë fruljetë mësojnë not,
Nga soji i tyre nxënë dredhinë
Dhe bëhen kusar për jet’e mot
Të përgjumur e ngrehin pusinë!

Janë tinëzakë, të trishtueshëm,
Me gojën hon – dhëmbët sharrë.
Dhe dinak të paparashikueshëm
Bregut shtihen se janë duke qarë,

Si qenkërka qaramash krokodili
Derdhëka lotët çurg për kusari…
Sa i pabesë ku se pret del qafiri
Peshkatarët e kapin në befasi…

Aligatorin shpejt e nxjerrin’ breg
Me mjeshtri lëkurën ia rrjepin,dhe
Tabakët myzhde e blejnë në treg
Qepjet e lëkurës shtrenjt’i shesin.

E martë, 14 korrik 2020, në
Dardaninë Ilire