Shkruan: Abdulla Mehmeti
Qytetet antike të periudhës ilire në disa raste paraqiten me të njëjtin emër në hapësira të ndryshme. Dy qytete me emër të njëjtë janë qyteti Oeneum në afërsi të qytetit të sotëm të Tetovës në Pollog dhe qyteti antik Oneum, në qytetin e sotëm Omish të Dalmacisë në Kroaci.
Emri i qytetit Omish për herë të parë përmendet në histori me emrin Oneum (lat. Onaeum), i cili u shua në fillim të shek. VII të erës së re. Kjo flet se në çfarë hapësire janë shtrirë Ilirët, fiset, qytetet dhe shtetet (mbretëritë) ilire. Variantet e këtij emri, si Oeneum, ose Oneum, për bindjen tonë kanë kuptim sipas fjalëve të gjuhës së sotme shqipe: ANË dhe UJË.
Ata që i njohin nga afër këto dy vise, lehtë mund t’i konstatojnë ngjashmëritë sipas pozitës gjeografike të tyre (një gjuhë toke mes kodrave shkëmbore, në rrjedhë të lumejve, në drejtim të detit Adriatik (Omish, Dalmaci, Kroaci), përkatësisht në rrjedhën e lumit të Tetovës (Artat) dhe fushës së Pollogut, Emadhia (Maqedoni).