ANSAMBLI I VARGJEVE

0
433
Atdhe Geci

ANSAMBLI I VARGJEVEEse

Liria kurrë nuk është vepër e një njeriu. Njeriu i pa liri përherë është në luftë. Çështja e atentateve politike tek shqiptarët është harruar. Forca e ndryshimit popullor tek ne është në rënie e sipër. Nuk bien qeveritë e korruptuara e antikombëtare pa grushtin e masave popullore ndaj sulltanëve tanë. Revolucionet në letërsi po edhe në politikë do rikthehen tek popujtë e dijësuar dhe të vetëdijësuar.

Erakthyer e revolucioneve është e pashmangshme. Revolucionet herët a vonë do ta çlirojnë njeriun e poshtëruar nga papunësia dhe nga pa liria. Në këtë detyrë të mistershme poeti nuk di të shkëputet nga koha e tij! Liri, dora që shkruan, zëri që flet dhe zoti që shikon këtë na e imponon!…

Atdhe GeciDortmund, 2020