Faktori politik shqiptar i përçarë në Maqedoni, si do të zgjidhet çështja e (pa)zgjidhur shqiptare me partinë “BESA” dhe lirat nga Turqia?!

0
395
Shkupi, Mac

E kohës

Asnjera nga partitë politike (shqiptare) në hapësirën etnike, deri tash nuk e ka thënë të vetmën fjalë: Cila është pozita kushtetuese e popullit shqiptar (lexo: si pakicë me pakicat tjera) dhe jo shtetformues, si është e mundur që, partia politike BDI-ja delë me sloganin “Për kryeministrin shqiptar”(?).

Është lojë fjalësh sa për t’i qitur hi syve popullit shqiptar dhe për tagrën e votës si dhe për të “marrë pushtetin” e numrave në qeverinë në ardhje, që, sipas Kushtetutës aktuale populli maqedonas e përbënë shumicën dhe njëra nga dy partitë e saj që fiton besimin e sovranit maqedonas dhe të “koalicioneve të partive shqiptare” e formojnë kabinetin qeveritar në Shkup.

Ky është realiteti sot në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët në këto zgjedhje parlamentare do të fitojnë veçse numra në qeverinë në ardhje dhe gjendja do të jetë në avazin e vjetër, shpetimi dhe e ardhmja e tij përmes udhëve me valixhën e mërgimit të të rinjve shqiptarë, që, sipas të dhënave të ditës, për këtë shkak të migirmit, shumë shkolla dhe fshatra shqiptare qysh në mëngjes shihen të boshatisura…!

Kjo është Maqedonia e Veriut, shqiptarët në këto zgjdhje parlamentare do të jenë njejtë në pozitën kushtetuese të pakicës dhe numra në qeverinë në ardhje me seli në Shkup!

Çikago, korrik të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]