POPULLI DUHET TË DALË NË LIRI POLITIKANËT NË KARANTINË

0
430
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Tridhjetë vite me radhë, pas “ndryshimeve” demokratike: Zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (1990 – 2020), Populli Shqiptar: U është përgjigjur krahëhapur, thirrjeve parazgjedhore në Shtetin e “përbashkët” IRJ e Maqedonisë. Sot, Maqedonia e Veriut. Edhe, “fitoreve”. Dhe, votën e tyre ua kanë dhënë partive politike, dhe jo individëve. Edhe, i kam fshikulluar nateditë “fitoret” dhe dobësitë e tyre partiake, në shkrimet e mia publicistike dhe libra: Xhadia (2011), Rrufjani (2012), “Lavdi’ heronjëve të Xhadisë (2015), PYKË shelgu (2019), dhe “Kali Shemës” pas porte (2020).

Fatkeqësisht, politikanët tanë të partive politike, dhe “analistët” e tyre besnik politik, nuk lexojnë shkrime publicistike dhe libra, përveç “analistëve” tyre politik partiak të blerë me para. Por, dinë edhe të hakmerren, pas shpine. Nuk, do t’i përmend hakamrrjet e tyre në këtë shkrim publicistik, janë me qindra në Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav.

Hapat e tyre politik për Shtet të “përbashkët”: Pushtet dhe pasuri. I kam të mirënjohura, që nga sistemi komunist jugosllav. Prandaj, edhe, lexuesin tim besnik, nuk dua ta lodh me ato ngjarje historike. Shkaku, se: Ai i di vetë, dhe i ka përjetuar ato ngjarje policore me masakra të papara deri më sot në Botën e civilizuar edhe me Covid – 19.

Gjithë jetën e tyre në “politikën madhore”. Herë me pushtet si argatë shqiptar, e herë në opozitë për “ndryshime” politike, ato u morën me interesat e tyre personale, familjare, partiake dhe klanore. Poste politike në Qeveri, dhe pasuri familjare. Aspak, me Çështjen Shqiptare, që me shekuj e kemi mbi Krye. Bukën e gojës të popullit shqiptar, edhe pa nënshtetësi njëqindëvejçare në shtetin e “përbashkët”. Shkupin Shqiptar.

Dorën, në zemër: Një hap, duhet t’ua pranoj Partive Politike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Pse, jo: Edhe atyre Partive Politike në Shqipëri e Kosovë. I pollën viçat e tyre partaik pa lëpi në grazhd të Lopës, dhe: Na i lanë natën kopila pas Porte. Pakrëndësi ka, si gomarë partiak, apo “Kalë Sheme” me samarë në shpinë.

Vetëm, ua hudhni një sy Partive Politike në Maqedoninë e Veriut! Mos, i përmend atyre Atdhetare në Shqipëri, dhe në Republikën e Kosovës. Lehtë, do ta shihni, se: Nënat e tyre, janë partitë politike shqiptare. Në Maqedoninë e Vriut, është PPD -ja. Nuk do të merrem me hapat e tyre politik në Shqipëri, dhe Kosovë. I dinë vetë Nënat e tyre komuniste, dhe Neokomuniste. E, pyes Veten, në këto “ndryshime” partiake: Pse, shqiptarët: Përveç, një Nëne: Shqipërisë, duhet t’i kenë edhe Dy-Tri Nëna të tjera politike?! Njerka.

Dhe, jo rastësisht: Sot, jemi edhe në këtë gjendje politike, me atë thënjen itlaliane historike: “ Touto albanezi, touto komandanti”. Nuk, i përmend komandantët e IRJ të Maqedonisë Veriut. Aqmëpk ato të Shqipërisë. Dhe, Republikës Kosovës. Realiteti, është në sipërfaqe: I shtruar me qilima persie nën Sofër, me këmbë arushe në Odën e miqëve. Sofër, ku nuk e sheh, vetëm ai: Që, nuk i ka sytë në ballë. Punë tjetër, është ajo, se: Autori i këtij shkrimi puiblicistik e sheh me sy: A, e shohim me sy ne populli, edhe përtej Mali, Ditën e Nesërne?!

Fatkeqësisht, edhe kësaj radhe Historike: Këto parti politike shqiptare, merren me vetëveten për pushtet, pasuri personale, famijare partiake, dhe klanore. Dhe, jo: Me Popullin Shqiptar. Aqmëpak, Zgjidhjen e Çështjes Shqiptare, që zvarritet me shekuj në Ballkan. Prandaj, edhe votën time të shenjtë, nuk e meritojnë si parti politike shqiptare – “maqedonase” për Ditën e Nesërme. Punë, tjetër ëdhtë ajo: Sesi, votë Shkrimtari, kujt do t’ia jap në parazjgjedhjet e ardhshme parlamentare. Prandaj, Unë në kohë Pandemie: Sot për sot, do ia jap votën “armikut të padukshëm, ”Koronavirusit”. Që, më trokiti te dera në Shtëpi: Si, “Armik i padukshëm” i “Vëllazërërim – Bashkimit” me ferexhenë e zezë krahëve.

Partitë politike shqiptare, edhe “maqedonase”, gjatë fushatave parazgjedhore, u përpoqën edhe Koronavirsin ta shpallin si Parti Politike të Shqiptarëve, në Maqedoninë e Veriut. Popullin e “Çairit”, e futën në karantinë, si “vatër” e koronavirusit. Edhe, komunat me shumicë shqiptare: Kaq e kaq të infekruar. Kaq, e kaq të shëruar në spital. Kaq, e kaq të vdekur,mes varreve.

Mjaftë më, m’i fërkuat herdhet! Kryengritësin, në Luftë. Nuk e kam fjalën për Kreyengritësin e atyre ditëve të rinisë studenteske në Prishtinë, po e kam për Kryengitësin kaçak të maleve Zajazit,që të hyj për oxhaku.

Vetëm, për një hap politik duhet pranuar dhe informuar popullin shqiptar: Ia “mbyllën” rrugën Koronavirusit. Popullin, e mbyllën në karantinë. Veten, e lanë në liri. Por, ua lanë gojën hapur partive politike, me paratë e popullit, që edhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, të dalin para kamerave televizive pa fije turpi me premtime politike të parealizuara nga vitet e kaluara parazgjedhore.

Edhe, Sot: Kur, është në pyetje pushteti dhe pasuria, janë duke e hëngër njëri-tjetrin të gjallë. Fajin, duke ia hudhur si barrë politike: Korrupsionit dhe Koronavirusit. Pavetëdije, se fajtori kryesor, janë vetë ato si politikanë. Edhe, atë: Turren me të katra me shuma marramendëse propagandistike, pas votave të popullit. Viktimës tyre tridhjetëvjeçare, që gjatë kohës tyre në pushtet, e lanë edhe pa bukën e gojës në luftë me Koronavirusin.

Nesër, nuk do t’i hajë Koronavirusi, po do t’i hajë vota e popullit. Koha, erdhi: Populli duhet, me forcat e veta të dalë nga karantina dhe spitalet e inprovizura partiake, në vend të tij duhet të shtrihen për shërim politikanët e prekur nga “armiku i padukshëm” Koronavirusi politik.

Dhe, meqenëse në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, si parti politike nuk garon Koronavirusi, Unë prapë do t’ia jap Koronavirusit. “Armikut të padukshëm”. Parti politike, që do ta bëjë pastrimin e politikanëve të paaftë nga partitë politike shqiptare. Luftës për pushtet, dhe pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake. Shkaku, se: U përpoq prapë të na shti në karantinë, dhe spitale. Pastrojë nga pushteti. Pasuria dhe mëkatet.

Politikanët e arratisur, u përpoqën ta korruptojnë edhe Koronavirusin, duke e dramatizuar edhe përtej kufirit. Trembin, dhe fusin nën kontrollë popullin e tyre kryengritës, i cili i bënte ballë varfërisë nëpër botë. Mëkot, popullin kryengtitës: Nuk e trembi Koronavirusi, por politikanët e tij të korruptuar dhe prekur nga Covid -19. Edhe, pse: U përpoqa së pari ta pastroj Veten time nga Koronavirusi, politikanët e kanë korruptuar edhe Koronavirusin. U përpoqa ta pastroj edhe popullin. Kotnasikoti, Koronavirusi i mori me vete shumë viktima të pafajshme. Nesër, pas zgjedhjeve të parakohshme do t’i marrë edhe shumë të tjera në varr.

Fatkeqësia jonë si popull shqiptar, është se: Tridhjetë vite kemi pasur politikanë të arratisur pas posteve politike, dhe pasurisë. Edhe, ende i kemi për ndryshime politike. Imzot, me këto politikanë të “sinqertë” dhe me “besë”, që na kanë pri gjatë këtyre tridhjetë viteve, nuk bëhet politikë madhore. E kam thënë, edhe më herët në shumë shkrime të mia publicistike, dhe libra.

Nuk ka sinqeritet dhe besë, në politikë. Tjetër, thuhet. Tjetër, mendohet. Dhe, tjetër veprohet. Politikanët tanë të sotshëm, me “sinqeritet” dhe “besë”, ende dalin po me të njëjtën “politikë madhore”, dhe premtime. Ali Ahmeti me uniformën e UÇK -ës dhe “sinqeritet”: Kryeministri i parë shqiptar. Menduh Thaçi, me Shqiponjën dykrenare në flamurin partiak, zëvendës kryeministër. Besa me “vëllazërim-bashkim”. Aleanca dhe Aletrnativa, me Qeveri paralele. Edhe, atë: Në fushatë parazgjedhore. Armikut (kundërshtarit politik), që në fillim ia tregojnë strategjinë e luftës politike, qëllimin politik, dhe jo, “fitoren”?! Nuk i fshehin dhiaret malore, pusitë politike, nga të cilat duhet të ngjiten në Baba Tomorr. Malin e Perëndive.

Shkak, që fushtat e tyre parazgjedhore (2020), janë me covid -19. Përshesh. E, populli shqiptar, Sot: Nuk ka kohë, këto politikanë me Covid -19 t’i shpëtojë nga spitali i improvizuar politik. Arsye, se: Në këtë Pandemi politike me Covid -19, e ka humbur rrugën në oborrin e Shtëpisë. Prandaj, edhe kësaj radhe do të na përsëritet historia si popull shqiptar. Shkaku, se: Vite me radhë, i kemi të njëjtit politikanë, “analistë” politik, pa kokë në qafë. Që, Dje: Na i polli Lopa e Katundit në grazhd. Sot, “Kali Shemës” pas porte me një torbë taxhi përqafe. Populli shqiptar, e ka kokën në qafë, por jo: Edhe këmbët, dhe duart.

Zaevi (shpëtimtari i shqiptarëve”), para kamerave televizive, gjatë fushatës parazgjedhore për partnerin e koalicionit politik (“Vëllain e vogël”), thotë, se: BDI, duhet të shkojë në opozitë. Ia shqipton dënimin politik, para se atë dënim politik duhet t’ia ekzekutojë populli shqiptar.

Pak shqiptarë, i besojnë politikës të Zaevit. Por, duhet besuar, se: BDI, edhe kësaj radhe do të ketë më shumë deputetë, se partitë tjera politike shqiptare. Dhe, do ta formojë Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Zaevi (“shpëtimtari i shqiptarëve”), dhe Ali Ahmeti bëjnë politikë. Realitet, që edha pas këtyre zgjedhjeve të parakohshme do t’i kemi me Covid -19 partiak, në Qeverinë e “vëllazërim-basjkimit”.

“Analistët” politik, deri Dje të BDI -së, Sot: Të Aleancës dhe Aletrnativës, nguten me shkrimet e tyre “parashikuese”, dhe: Shpallin parakohe “fitore” partiake. Normale, në fushatë parazgjedhore, gara të shpallen “fitore” me fishekzjarre. Vetëm, mos harroni: Populli, është ai që do ta shpallë Fitoren, ose humbjen në Fund.

Fatkeqësisht, me këtë pasuri politike që ka Maqedonia e Veriut, Unë sotpërsot: Nuk pres ndryshime politike. Shkaku, dihet: Partitë politike “maqedonase”, janë pjella komuniste. Sot, Neokomuniste. Partitë politike shqiptare, një përzierje e Pertisë Komuniste jugosllave dhe PPD -ës. E, më vonë edhe të PDSH -ës. Dhe, Sot: BDi-së.

Soj, Neokomunist brez pas brezi. Që, nuk do na nxjerrë si popull shqiptar në dritë…