Adem Jasharit – poezi nga Zef Dodaj

0
1787
Adem Jashari - komandanti legjendar, UÇK

Adem Jasharit

Ngritu i herë Baca Adem.
Me na pa ne sot ku jem.
Lufta e vdekja ne na nxiti.
Çdo kush gzim Lirin e priti.
Me respekt populli ju ngriti.
Ju at ngritje e meritoni.
Ngriti sot e na shiqoni.
Kah po shkon ky vend i joni.
Dikush thumbit e kush patkonit
Na ka humb rruga drejt kronit.
Edhe kronin na e kan ndalë!
Jo me lufta, por veç me fjalë.
Se kan ardh do n’krye t’vendit.
Do t’pa dije, pa farë rendit.
Që aspak s’ju intereson.
Veç për veti po mendojnë.
Merr e falë e shit e hjek.
Zemrat populli po jau prek.
Për liri shumë jetën e dhanë.
Ranë viktima e tokat na i lanë.
Sot tregti bahet me toka
U lig zemra na u tha koka.
Trepçen tonë ish deti i jonë.
Me biseda serbve jau lshonë.
Njëzet shkije në parlament.
Thua se njëqind s’jan prezent.
Çdo dëshirë po ju plotsohet.
Në favor t’serbve krejt votohet.
Edhe më shumë jemi t’ndarë.
Si tash s’ishim kurr’ më parë!
Mirë do ishte për me ardhë.
Me na qit me faqe t’bardhë.
Prej jush e gëzojm kët’ farë Lirie.
Por, o bacë ende s’është krye!
Lavdi ju e krejt të vramve.
Që na i lat tokat e t’parëve.

Shkruar nga Zef Dodaj

Dërguar për publikim nga gazetari Gjin Musa