Boltoni shpërfaq tradhtarin

0
352
Bekim Rexhepi

Moralisht pas kësaj aktakuze, do të duhej të epte dorëheqje dhe të mos denigronte imazhin e vendit dhe të UÇK-së pas të cilës tenton të fshihet, pa çka se ka kenë i involvuar në organizimin e saj. Nuk mund ta kuptojmë se çka i ka mbetur në moralin e tij denigrues që të mos e bëjë një hap të tij të dorëheqjes. Nuk mund të jetë i përjetshëm në politik edhe përkundër dëshirës për të kenë i përjetshëm. Personaliteti i tij në vend ka rënë, ai këtë pozitë e ruan me dredhi dhe nuk ka pse të besohet ndryshe, se nuk do ta mbaj edhe për kohë të tjera, e deri në ditën e fundit me dredhi, e qe besa pas deklaratës se Boltonit edhe me tradhti.

Nga Bekim Rexhepi

Pak kush ka pasur dyshime se insiativa për shkëmbim të territoreve Kosovë Serbi, përkatësisht edhe ndarje e Kosovës të ishte insativë e tjetërkujt, pos e presidentit Thaçi dhe ati serb Vuqiq. Po kaq pak dyshime kanë mbet se prova për tradhti nuk u dëshmua përfundimisht pas deklaratës se Boltonit. Pyetja që rri pezull është se gjykata kushtetuese a do ta marrë përsipër këtë provë dhe a do të marri masa urgjente që të shkarkoi mbi këto baza prove presidentin? Le të pyesim cilat janë provat për gjykatën që të marr vendim që presidenti të suspendohet nga pozita aktuale e detyrës së presidenti të vendit; Deklarata e presidenti Hashim Thaçi; se është në favor të korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, që të ketë një marrëveshje finale, është një provë se ai ishte i gatshëm të diskutoi dhe ta implementoi një korrigjim të kufijve të vendit njëanshëm pa vullnetin e qytetarëve të vendit dhe të shqiptarëve.

Si arriti Hashim Thaçi ta vë në lajthitje Amerikën në lidhje me insiativën e tij për ndarje të Kosovës, duke e mashtruar ambasadorin amerikan në Gjermani – R Grenellin. Pas shumë takimesh Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Vuqiq, kishin rezultuar për një pajtim rreth insiativa për ndarje, e cila mund të ishte shkasë edhe për ndarje të reja në Ballkan. Në këtë insiativë ishte futur befasisht edhe Edi Rama më vonë, madje për ta bërë edhe më të fuqishme insiativën Vuqiq kishte arritur ta realizoj edhe një takim të Thaçit me Putinin, kjo ndër të tjera ishte një mesazh se edhe Rusia pajtohesh më këtë insiativë. Pas pajtimit sipërfaqësor të Rusisë dhe pas involvimit të administratës amerikane me Grenellin, insiativa Thaçi-Vuqiq morri fuqi të madhe dhe përfundimisht të gjitha shenjat ishte edhe çështje tashmë konvencionale.

Evropa ishte kundër çdo ndryshimi pa çka se për këtë marrëveshje kishte një pajtueshmëri të superfuqive Rusi-Amerikë, duke e anashkaluar faktorin Evropë. Evropa nuk ishte qartë në këtë insativë, Gjermania dhe Britania ishin kategorikë që nuk mund të kishte ndarje, Franca ishte në mëdyshje, por assesi nuk mund të dilte kundër Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, Italia Spanja dhe disa vende të tjera këtë çështje e kishin lënë në duar dhe në vullnetin e gjeneratorit të politikës Gjermane e Franceze përfundimisht.

Gjermania e kishte në duar Hashim Thaçin prej kohesh dhe këtë e kishte vënë karrem, dhe kjo ndodhi pikërisht një ditë para se Hashim Thaçi të nisej në “Shtëpinë e Bardhë”, dhe të afishonte një marrëveshje kundrejt vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve. Afishimi i një marrëveshje për ndarje do të ishte precedent për gjithë Ballkanin sepse ne të gjitha vendet ka probleme territoriale dhe kjo marrëveshje pa Evropën dakord do ta destabilizonte gjithë rajonin dhe përfitimi do të ishte i justifikueshëm për forcat destruktive Rusi-Amerikë kundrejt Evropës. Këtë kurdisje prapa shpine Evropa nuk mund ta lejonte ti ndodh, ndaj me forcat e saja të shtrira në Amerikë, arriti ta ndal insiativën dhe të lëshoi aktakuzën për krime lufte në publik, qe e implikonte direkt Hashim Thaçin.

Dhe kjo u bë menjëherë para se të ndodhte marrëveshja e fshehtë në “Shtëpinë e Bardhë”. R. Grenell për Gjermanin nuk ishte faktor, sepse e defaktorizoi kur z. Grenell nga brenda Gjermanisë tentonte të zihej në punët e brendshme dhe të jashtme të Gjermanisë, duke krijuar marrëveshje konvencionale pa miratimin e Gjermanisë. Prandaj urgjentisht Gjermania i kërkoi administratës se presidentit Trump, qe ta tërheq ambasadorin Grenell i cili, hapur zihej në punët e brendshme dhe të jashtme të Gjermanisë. Kjo tërheqje nuk mund të vonohej, pasi Gjermania i kishte vënë afat tre mujor të tërheqjes dhe kjo ndodhi, Tërheqja e Grenellit do të bëhej, jo në mënyrë të turpshme për administratën e Trumpit, i cili do të avancohej gjoja në një pozitë tjetër më të lartë brenda administratës së tij, (ashtu siç kishte vepruar edhe Albin Kurti me tërheqjen e Glauk Konjufcës nga pozita kryeparlamentarit në pozitën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës).

Aktakuza për krime lufte u bë publike dhe ra përfundimisht për tokë kredibiliteti i një marrëveshje të kurdisur për në “Shtëpinë e Bardh”, nga Thaçi-Vuqiq. Insiativa e Thaçit nuk mund të rikuperohet pa të, të tjerët si kryeministri aktual Hoti, pa legjitimitet nuk mund ta shtyje një marrëveshje të tillë, ashtu kështu ajo edhe nuk mund të kaloj në kuvend të Kosovës pasi nuk ka mbështetjen e shumicës. Pra të saktësojmë se kjo marrëveshje e kurdisur nuk mund të bëhej ndryshe veçse në mënyrë të fshehur nga Hashim Thaçi, i cili qe nga dita e tij e pushtetit ka shpërfillur të gjitha rregullat politike në vend duke e përdorur legjislativin e vendit në favor të çështjeve të tija personale dhe të subjektit të tij politik.

Në pritje të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi faktikisht është jashtë çdo mundësie për vendim marrje politike, i vetmi vendim i tij legjitim është dorëheqja nga pozita aktuale dhe përballja me aktakuzën. Moralisht pas kësaj aktakuze, do të duhej të epte dorëheqje dhe të mos denigronte imazhin e vendit dhe të UÇK-së pas të cilës tenton të fshihet, pa çka se ka kenë i involvuar në organizimin e saj.

Nuk mund ta kuptojmë se çka i ka mbetur në moralin e tij denigrues që të mos e bëjë një hap të tij të dorëheqjes. Nuk mund të jetë i përjetshëm në politik edhe përkundër dëshirës për të kenë i përjetshëm. Personaliteti i tij në vend ka rënë, ai këtë pozitë e ruan me dredhi dhe nuk ka pse të besohet ndryshe, se nuk do ta mbaj edhe për kohë të tjera, e deri në ditën e fundit me dredhi, e qe besa pas deklaratës se Boltonit edhe me tradhti.