Diplomacia serbe me sy kah presidenti amerikan Donald Trump

0
434
Trump - rrezik

Këto ditë pritet të nisin bisdimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e të dyja shteteve reprezentative të BE-së (Gjermanisë dhe Francës).

Diplomacia serbe, duke e “matur” peshën e aktualitetit në relacionet Kosovë-Serbi, thekson domosdonë që, marrëveshja finale në mes të dyja vendeve të bëhet në kohën e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, ndonëse siç thuhet në qarqet diplomatike serbe në Beograd, ata shpresojnë se presidenti Trump mund të shtyjë përmes trysnisë diplomatike delegacionin shqiptar të Kosovës që të bëjë (kompromise) në favor të Serbisë(sic!).

Nuk besojmë që diplomacia amerikane të ndryshojë kursin karshi çështjes shqiptare në Ballkan dhe bisedimet finale në mes të dyja vendeve Kosovë-Serbi, që të vëhet në tovolinë marrëveshja e paqes dhe e njohes së sovranitetit në mes të dyja shteteve dhe dy popujve,që tash e një shekull ishin në luftë (shqiptarët asnjëherë duke e mos e njohur as Jugosllavinë e aq më shumë Serbinë për shtetin e tyre) të nisë epoka e paqes në Ballkanin e trazuar.

Diplomacia serbe, kujtojmë se po i bën llogoritë gabim, por edhe delegacioni shtetëror i Kosovës në këtë udhëtim diplomatik, duhet të jetë shumë i përgatutur…!

Çikago, korrik të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]