Në të parë, koha, sytë e botës, Kosova dhe libri poetik “7 Shkrimtarë”, Shtëpia Botuese “Rozafa” – Prishtinë, 2002
Më kanë lodhë lajmet në tehun e Ballkanit, kur e kur Kosova është në qendër të vëmendjes. Nuk ndalet loja e nëntokës në Serbi dhe dora e carit të Rusisë, që, nëpër këndin e errët të diplomacisë dhe jo vetëm kjo, bëjnë disa vija të trasha për shëmbjen e Panteonit të shtetit të Kosovës.
E kanë kot, sot e gjithëditën e lume…! Nuk shëmbet kalaja kombëtare e ndërtuar me gjakun e brezave!
Aniçka!Ne jemi këtu në tokën tonë, e dini apo po shtireni se nuk e dini…
Aniçka po kërkoni prej nesh…?
Boll u bë…! Aniçka, kot e keni nuk thehemi… Ti atje dhe ti kendej pari, kur flasin gjeneralet e ushtrisë, edhe politika dhe, tutje propaganda antikombëtare duhet më mbyllë gojën!
Sytë e atdheut me shohin, thotë poeti Din Mehmeti, për të vazhduar poeti: bëji foljet kazerma ushtarësh, Në emër të jetës!
Në të parë, për kohën sytë e botës, Kosova, marrë udhë me poetin e përbotshëm të poezisë Gëte i shtrirë në shtrat, duke dhënë shpirt thotë: “FUNDI është SIDOQOFTË: PËRPARA”!…
Aniçka… po e përfundoj me vargun e poetit Din Mehmeti, që i përgjigjet: Koha, Sytë e botës, Kosova:
“Tash më thuaj ushtar/Ku i ke shokët?…/
Fol!… Nuk të mundojmë më/ Në zemër të popullit /
Diku lart tek dielli janë“!
Të flasim më shkrimtarët, ata nuk dinë të shkruajnë letra anonime për Gjykatën e Hagës, për djelmeninë tonë të UÇK-së diku lart tek dielli janë…!
Ata, që me veprën e tyre poetike janë ligjvënësit më të mirë të shtetndërtimit të Kosovës!
Aniçka, për inati të hasmit po bisedoj me ty Kosovë, zog i diellit!
Çikago, korrik të motit 2020
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]