ARBËRIT HOMERIK
Vullkan i fjetur është Çamëria
Gjuhën Greqia na e ka burgosur
Shtëpitë-shkollë e bëjnë punën e
tyre, grupe Ipesh zihen mes vete
Koha për Çamërinë ka ardhur
Gjuha në luftë është këngëtari,
Liria udhët i ka tepër të shtrenjta
Atdheu kërkon, Epiri të çlirohet.
Greqisë borxhi ndaj shqiptarëve
po i shtohet, për krimet e bëra
ndaj çamëve dhe ndaj arvanitëve
zëri çamit jo homazh, kryengritje!
Lufta e shtëpisë kundër shtëpisë,
për çamë e arvanitët është e huaj
liria s ́ikën nga Arta dhe Morea
tek kjo tokë shqipet jemi të parët
Dashuria për liri fillon tek zemra
iku koha kur pushtimi bënte fatin
Çamëri, arbëresha jonë homerike
në mbështetje e ke tërë atdheun.
Atdhe Geci – Sarandë, 2016