Nexhat Halimi
Vdekja e nënës
Vonë do të mësojë për çastet nën hënë
Për vetminë e thellë, me mendje në Kosovë
Për lëngimet në largësi në Ajovë
Për ndarjen e shpirtit nga trupi yt nënë
E kanë mbajtur fshehtë nga unë çdo fjalë
M’i jepni këpucët të dal ta pres birin poet
Ai s’më lë të pres në vetmi kaq larg me vjet
Gjallë apo vdekur vjen të jetë dhe i çalë
Te dera këtu në Amerikë me kohë e pres
Kurrë s’do të vdes pa e parë është kot
Natyrisht humbur dhe e sëmurë s’vdes
– Erdhe të falesh me mua, bir, të pish cicë
T’i vrasësh netët e ftohta në sy me lot
– Do të bart plakë të jetosh veç në Dumnicë!