UA PARAQESIM AMARIN INTELIGJENT

1
611
Amari

Këtu në foto është Amari, duke bërë një vizatim tjetër të virusit korona.

Gani I. Mehmeti

– Ai jep idenë e krijimit të një kundërvirusi për ta mbytur virusin korona! –

Gani I. Mehmeti
Gani I. Mehmeti

Amari është vetëm pesë vjeçar. Ai shkon në parashkollor. Amari është i dashur për familjen, e, sidomos i afërt me gjyshin e tij, por edhe gjyshi ia kthen këtë të mirë, jo me diçka tjetër, sa me dashurinë, përqafimet, lojërat e ushtrimet e ndryshme qoftë me futboll, qoftë me ngarjen e biçikletës.

Amari nuk është i qetë asnjëherë! Ai, që nga lindja ka qenë tepër i lëvizshëm. Edhe kur nuk mund të bënte asgjë si i posalindur, ai lëvizte duart dhe këmbët. Si foshnje e posalindur, vetëm në kohën sa flinte pushonte. Përndryshe, kurrë nuk është ndalur. Edhe ne çuditeshim me të. Duke u rritur, sërish ishte i lëvizshëm, qoftë me zhagitje në kohën sa nuk ecte ose lëvizje tjera. Kur nisi të ecte, më nuk dinte të ndalur. Ai nisi të mirrej edhe me ushtrime të ndryshme, sidomos me rrotullime e tjera lëvizje gjimnastikore.

Amari nuk po e lë as mendjen të fle. Kohën e fundit, nuk e di se si, ai e kuptoi edhe virusin korona. Nuk ia thotë emrin korona, por e thotë vetëm virusi. E ka parë edhe foton e tij në shkollë. E ka kuptuar çka është virusi, e ka kuptuar se ai po merr jetë njerëzish, prnadaj, sot neve na habiti të gjithëve, sidomos mua, çka më bëri edhe shumë prështypje, për çka vendosa edhe të shkruajë për të.

Amari mirret edhe me vizatime të ndryshme, ai i ka mësuar edhe shkronjat dhe i lexon një e nga një, kryesisht në gjuhën frenge, se ai jeton në Francë.

Amari kishte marrë letrën. Ai merr letrat A-4 të shkrimit. Në to vizaton me lapsa të ndryshëm. Përdor dhe ngjyrërat e ndryshme gjatë vizatimit.

Në foto e parë kemi vizatimin e Amarit dhe në tjetrën vetë Amarin, duke vizatuar!

– Gjysh, më tha, – ja këtu kemi virusin. Këtu kemi virusat tjerë që po e mbysin virusin. Këtu lart e kemi Diellin që e mbyt virusin!

Thënë të drejtën, unë vetë u bëra kurioz nga ideja e tij, se si u dashka të krijohet një virus tjetër për ta mbytur virusin Korona! Ai vetë e thotë se edhe dielli e mbyt virusin! Vërtet, ne kemi lexuar se në diell më pak mund të rezistojë virusi, por Amari ende nuk lexon. Se si i ka shkuar mendja tani tek dielli se ai vret virusin, më bëri shumë përshtypje, ashtu se si ai ka idenë e krijimit të virusit tjetër kundër këtij virusit që po merr jetë njerëzish në mbarë botën.

Qëllimi i këtij shkrimi është:
A ka mundësi krijimi i një antivirusi tjetër për ta luftuar virusin Korona, sipas idesë së Amarit?

Siç shihet në fotografi, në këndin e majt lart është Dielli, në mes me të gjelbërtën është virusi korona. Me të kaltër kemi katër kundërvirusa që sulmojnë virusin. Është edhe një virus i vogël, që përballë ka po ashtu katër antivirusa tjerë me ngjyrë të kaltër, të cilët e sulmojnë virusin dhe janë në luftë!

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.