DRITË BRENDA GUASKËS

0
480
Mustafa Spahiu

Nga Mustafa SPAHIU

DRITË BRENDA GUASKËS

Perla se ndez dritën në guaskë, s’e di
Pse zjarrit dhe ujit ka gëlqere dhe gjak
Thesarin e ruan një gjarpër zemrak, e
Nuk rrëfeva për tri net terri – dashuri

Një djalosh me tabanin e diellit flen
Perla në shpirt s’rritet vaki e zbehtë
Ia grryen ëndrrën me daltë të fshehtë
Huazuar kthetrat çelik një shpend…

Gjithë dritaret e qiellit tingujsh shumë
Drita e guaskës nuk duket asgjëkundi,
Kali i detit pajisjet e veta na i shkundi –
Flini Ishuj të gjelbërt – kremtoni gjumë.

Nata brenda guaskës nis tkurrohet
Lotët e dallgëve nxjerrin margaritarë
Yjet e shirave algjeve futen si ar, dhe
Dhe jehu i këmbanave larg dëgjohet.

Perlat nëpër shtëpia çudi si vetmojnë?
Palombari kredhet puthitjesh i shket –
Me metaforash perlash të reja flet…
Ç’po ndodh përjashta asgjë s’na flet!

Dil perlë me dritë, dil de nga ai qiler
Së paku ktheu si puhiza e penduar
Me simfoni dhe ngjyrë të pazbuluar
Si aderues i yti – të dalësh njëherë…

Sytë le të më bëhen dritë n’at shtëpi,
Qetë po ëndrroj në mermerin e ftohtë;
koh’e etur zallinës guraleca përplot…
As bigor, as perlë, as duart pa mërli!!!

E shtunë, 04.07.2020, në
Dardaninë Ilire