GANI KOCI SOT QENKA ZGJU JEREM (MAZUNË)?!

0
406
Gani Koci

Nga Binak MAXHARRAJ

Dhe ashtu ne jerëm paska folë “fjalë të mëdha patriotike“, ne stilin e tij te urrejtjës.
Paska sjellë edhe shumë figura të njërezeve të cilët jnaë në shërbim të kombit, për ndërtimin e shtetit, e jo për shkaterrimin e tij. Figura te njohura te jetes politike, të cilët shumë prej tyre i don, i voton dhe i çmon populli.

Ai paska thanë:
Ka ardhë koha, jo me i dezinfeku, por me i mbyllë me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!
Ndoshta ky njeri nuk mund t’i dallojë erërat që kundërmojnë.

Por është interesant se si ne këtë foto nuk gjendet asnjë personalitet që kundërmon nga partia e tij PDK. Ndoshta janë dizenfektu me hërët. Ku me dijtë.

Por këte njeri vetë Drenica heroike e Adem dhe Hamëz Jasharit, Shaban Polluzhës, Shote Galicës, te Bajraktarve te Pollizhes, etj. duhet ta ndalin këtë njeri që te mos e njollosë Drenicën tonë kreshnike, Drenicen e luftrave dhe betejave për çlirimin e kombit, të cilët te parët e ngritën kushtrimin për çlirimin e atedheut, duke ia kthyer pushkën pushtuesve.

Këtë njeri duhet ta ndalë vetë Drenica. Pasiqe këtë njeri nuk po mundet, apo nuk po donë qe ta ndalë as prokurori e as gjykata, te cilat po i mbyllin sytë, sepse te hapish gropa dhe t’i mshelish ato me beton është një akuzë e rëndë për vetë shtetin e Kosovës.