10.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

GJYKATA SPECIALE E BËRË, NUK ZHBËHET?!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Nga Binak MAXHARRAJ

Në ditët e fundit, e sidmomos pas publikimit të Padisë penale për krime ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, sikur janë zgjuar deshirat dhe iluzionet qe kjo gjykatë mund dhe duhet te shfuqizohet në Parlament.

As unë at’herë nuk isha i kënaqur qe kjo gjykate u themelu në Kosovë, por me seli jashtë saj. E mira e mires do te kishte qenë qe vetë Kosova ta formonte një gjykatë të këtillë fill pas çlirimit, siç vepruan shtetet tjera te dala nga lufta, Kroacia, Serbia, etj. Por këta tanet nuk e bënë sigurisht te frigësuar nga njeri tjetri për te bërat e tyre gjatë luftes dhe pasluftës. Por themelimi i kësaj gjykate speciale me ligjet e Kosovës ndodhi, bile u deshte të ndryshohet edhe Kushtetuta lidhur me këtë.

Gjykata Speciale ndodhi, pra, jo pa deshirën tonë sepse te gjitha partit politike (pos vetevendosjës) votuan ne parlament qe kjo gjykatë te bëhet, bile edhe edhe u be presion sidomos nga këta dy te akuzuarit e parë qe kjo gjykatë te ndodhë. Dhe ndodhi, sidomos më sponzorizimin me te madhë te vetë Amerikës e cila në këtë gjykatë i ka kryeprokuroret dhe prokuroret e sajë por qe finanson me një pjesë bukur te madhe këtë gjykatë.

Më 21 dhjetor 2017 ndodhi diçka e papritur kur kreret e shtetit natën vonë tentuan qe përmes parlamentit te shfuqizojnë këtë gjykatë, por nuk ia dolën sepse nuk e patën opozitën me vehte (LVV dhe LDK) dhe shftqizimi i kësaj gjykate në natën e erret te asaj nate deshtoi. Amerika e quajti se ky akt qyqar ishte sikur te ia futish thikën pas shpine Amerikës.

Por tani pas shpalljes se aktakuyave te para nga ana e kësaj Gjykate ka filluar qe te shpurdhet përseri ideja për shfuqizimit e kesaj gjykate, bile edhe hapats nëpër koluare, nepër media e portale. Pra, edhe gjykata speciale e kishte nuhat më kohë këtë gjë, çka ishte edhe njera nga shkaqet për publikimin e akt-padisë kunder këtyre dy eprorve te lartë te shtetit.

Duhet të jemi të çartë se kjo gjykatë nuk është themeluar kunder UÇK dhe vlerave te saj. Lufta e UÇK dhe vlerat e sajë janë te pastra si loti, nuk ka nevojë t’i mbrojë askush as nepër oda e as nëpër gjykata, ajo e ka mbrojtë vethten me gjakun e bijeve dhe bijave tona me te devotshme te cilat i dolën përball armikut për ta çliruar atdheun. Dhe kjo është e qartë këto vlera janë te vulosura thellë ne histori dhe nuk ka te drejtë ti cenojë dhe ti rivleresoi askush, as individi e as ndonjë gjykatë. Kjo ësht e qartë.

Për t’u shfuqizuar kjo gjykatë nuk do te ishte dështë edhe të themelohet, por qe e themeluam me dorën tonë dhe me ligjet tona, dhe tashti pas pesë viteve kur kjo gjykatë veç i bëri publike aktakuzat e para nuk është e nevojshme, e as e domosdoshme të te hyhet në këtë lojë fortë te rrezikshme për Kosovën, sepse autoriteti i Kosovës në botë eshte edhe ashtu i brishët do te ulej në minimum, sepse zeri i ndërkombetarve do te ishte shumë i fuqishëm kundër Kosovës nese Kosova i luan bisht kesaj pune, sepse më e rendesishme është Kosova se sa disa individ te sajë te cilët nuk mund te jenë mbi Kosovën, sado meritave te tyre gjatë luftës.

Askush nuk ka të drejtë ta njollos UÇK e as luftetarët e sajë trima e heroj, por përgjatë kësaj lufte po edhe pas lufte pati përsona qe u munduan t’i përvetesojnë vlerat e luftës pa meritë, duke bërë ndonjë krim ”pa hiri”si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës, për çka edhe duhet të përgjegjen para drejtesisë. Por pasiqe na vetë nuk ishim te gjendje qe fillë pas luftes ta bejmë vetë këtë punë,ua lamë te tjereve.

Të tentosh sot të luajsh më Gjykatën Spcialeveç kur janë dalë aktakuzat e para është anakronike, i rrezikshëm, gjestë jo i mirë, më këtë Kosova do te humbaste shumë në arënën ndërkombetare te cilët do te ia këthenin shpinën Kosovës. Kjo nuk duhet te ndodhë edhe për shkak te mikut tonë Amerikës e cila është sponzorja kryesor e kësaj gjykate në te cilën gadi te gjithë kryeprokuroret dhe prokuroret janë amerikan. Tentimi i shfuqizimit te kësaj Gjykate do te ishte edhe ngulja për herë te dytë thikë pas shpine Amerikës mikut tonë me te madh ne histori e cila na nxorri nga errësira shekullore dhe na qiti në liri qe pa ndihmën e sajë Kosova kurr nuk do ta shijonte lirinë.

Të gjithë ata qe do te tentonin qe ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale, por çoftë edhe Parlamenti i Kosovës do te rreshtoheshin kundër Amerikës dhe do te quhëshin antiamerikan, Amerika do te na shihte me sy tjetër, kurse simpatia dhe mbrojtja e Kosovës do te rrezikohëj shumë.

Pra, duhet patur shumë kujdes dhe të mos çohemi peshë, te mos qojmë shumë pluhur për diçka çfarë është bërë me fajin tonë duke e themeluar këtë gjykate për te cilën intimisht edhe unë deshiroj qe kjo te mos kishte ndodhë. Por pasiqe ka ndodhë me deshirën tonë, këtë “deshirë tonën” nuk duhet ta pengojmë, nuk duhet të shtim mish dhie duke e bërë ndonjë dreqni sepse dihet fortë mire se pasojat për shfuqizimin e kësaj gjykate do te jenë shumë me te medha për Kosovën se sa mbrojtja kinse e disa individeve qe kanë presedent kriminal nese gjykata i vërteton, sepse populli thotë gjaku nuk falet, ai mund te zgjohet pas shumë vjeteve nese nuk sqarohet me kohë.

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit