Serbia vrau, ndërsa akuzohen luftërtarët e Kosovës…

0
448
Ushtarët serbë, Kosovë

Kosova në sytë e botës

Serbia e Milloshevqit në Kosovë kishte më shumë se 50 mijë trupa ushtarako-policore-paramilitare, që bëri krime ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur, në shuarjen e substancës kombëtare deri në shkallë të gjenocidit!

Në Kosovë, nuk ka katund e as familje shqiptare që nuk kanë të vrarë e të zhdukur!

Në Kosovë nuk ka asnjë familje serbe që u janë vrarë e djegur familja dhe fëmijët e tyre!

Atëherë, pse BE-ja po i mbyllë sytë para krimeve dhe para orëve të gjenocidit fashist të Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës…?

Atëherë, pse BE-ja po e barazon viktimën (shqiptarët dhe Kosovën) me shtetin agresor dhe tërë aparatin ushtarako-policor-paramilitar të Serbisë, që ka bërë krime në substancën kombëtare për zhdukje e shfarosje deri në gjenocid?

Kriminelët e të gjitha formacioneve fashiste në Serbi kundër shqiptarëve dhe Kosovës, sot me buzë në gaz dhe si heronj të këtij shteti po shetisin të lirë në sheshet e Serbisë dhe në Beograd…!

Evropë, leni me një anë skenarët e vjetër…!

Çikago, qeshor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]