Nga Mustafa SPAHIU
– Emin Durakut – atdhetar dhe veprimtar i shquar me emër, i shkolluar në Shkodër.
Gjakovë, i lindur 01.01.1918, i vrarë më 23.12.1942, në Lypjan me tradhëti mizore nga popi (çetnik) ortodoks, që më vonë u bë udhëheqës politik i Kosovës i njohur si Stanoje Aksiq (1921-1970), gjakpirës i shqiptarëve!
Për mençuri ndërmendet prore
At dit’e sot rri blertë mallëngjimi,
Lindi në madhështi ngadhnjimi –
Ëndërronte lirinë por me fitore…
Gonxhet e luleve i kishte në buzë,
Granit u bë shkollës së qëndresës,
Duart i shtrinte kah diell’i shpresës
Me besë burri bëhej zjarr e shpuzë!
Vepronte pa frikë me sy t’Anteut,
Rrufenat i largonte kur binte nata
Ecte shtigjeve t’ngushta me lëngata
Printe vatrës në gji të mëmëdheut,
Strategu printe armikun s’e druante
Me ninëzat e syrit kudo e gjuante…!
II.
Ti, o bir Gjakove, o Emin Duraku,
Shqehët e pa besë s’njohin tradita!
N’Lypjan çetnike kishte ngreh prita
Nga zemra jote të dedhej lum gjaku.
“Bariu i Perëndisë” të shikonte skiç
Demoni n’engjëll ishte shndërruar…
Jetën tënde të re për ta shkurtuar
Ai qe gjakatari pop Stanoje Aksiç!!!
Kënga jehoi “O Emin, Emin Duraku,
Kënga mori dhénë ndihej çdokund,
Ti je pritje e një krenarie të pafund…
Lule djalë i bardhë sikur zambaku
Me zjarr t’bebzave lidhur gërshetë
Kosovës emri Yt me blerim në jetë…
E shtunë, 13 qershor 2020, në
Dardaninë Ilire