VETMIA – FYELLTARE ÇOBANESHA

0
398
Mustafa Spahiu

Nga Mustafa SPAHIU

Adaptim sipas këngëve bukolike, të bjeshkëve të lashta të viseve të mia

1.
(Kajdet – të magjepsin)

Çobanesha veshur me tirqe
të bardha e me lëkurë ogiçi
i printe bylykut me delesykat

n’ato bjeshkë, n’ato lëndina,
mirë po bienin o njata fyej.
Por më s’miri ndër ata fyej

jehonte fyelli i çobaneshës
i ruante dhentë si virgjërinë
bashkë me 13 qen të stanit

ditemdrekë i vajtën 30 cuba
besëprerë ia rrethuan stanin
e mbërthyen dhe e lidhën ding

dhe ia vranë 13 qentë besnik!
Njëri cub e lakmoi vashën peri
dhe mendoi për ta dhunuar..!

Por se lejoi një kryecub demon!
Në këso rrethanash çobanesha
me urtësi iu kërkoi cubave ziosh.

2.
(Me fyell – i vrau cubat)

Më lironi fyellit pak t’i jap jeh,
t’i bij fyellit për herë t’mbrëmë,
E këtij dielli ngrohtë t’i falem…

Hënës që ka nisur për të dalë,
këtyre bjeshkëve ku jam rritë,
krojeve ku ujë kam pirë…

Ahave të gjatë ku kam pushuar
dhentë hijesh ku i kam mrizua –
bukë e djathtë ku kam ngrënë.

Këtyre luleve, këtyre shpendve,
deshëve, qengjave, delet kallusha
Çobaneshave tërë çobenjve…

3.
(Ndanë drejtësi – Kryecubi)

Nxirre fyellin – çobaneshë zanë,
Çobaneshë, bre, bjeri fyellit –
bjeri fyellit edhe një herë,

S’ke me i ra mâ kurrnjëherë! –
Çobanesha shih çka po bën?
Prej shokës fyellin po e nxerr,

Merr fyellin e mirë po i bjen…
Mirë po i bjen,shumë po i frynë,
Kush e ndien n’dhé gjallë po hinë.

Ka nisur bjeshka me ushtue,
Kanë nisë krojet mos me bunue.
Janë ndalë përrojet s’po ushtojnë,

Është ndalë bari e nuk po rritet,
janë ndale zogjët më s’po këndojnë,
Janë nisur zanat-aty- me ardhë…

Tre sahat larg fyelli është ndie,
Larg deri në shtëpi të çobaneshës
E kanë njoftë fyellin e bareshës:

“Çobanka qe është shumë ngusht,
Shumë ngusht-o në zor të madh!”
Kanë nisë qentë-o me ulurua,

Me vrap te çobanesha me shkua’
Si vetëtima fushës janë lëshua’
Si vetëtima maleve janë ngjitë,

Si vetëtima aty kanë mbërritë
Me cubat rreptë janë kacafytë
Deri më një që i kanë mbytë…

4.
(Qentë besnik – bën plojë)

Atëherë çobanesha êshtë ndalë,
atëherë fyellit s’mi ka ra,
atëherë malet-o s’kanë ushtuar,

Atëherë dielli ka perënduar,
atëherë hëna lartë është çuar,
atëherë krojet kanë buruar

Atëherë përrojet kanë gurgulluar,
atëherë bari ka nisë me u rritë
atëherë dhentë kan’ nisë me blegëruar.

Në Vendlindje, Shkup,
2019/2020.