HOROSKOPI POLITIK (28 qershor 2020)

0
688
Shefqet Dibrani, kala

Humor:

Shkruan: Shefqet DIBRANI, ekspert i astrologjisë?!

Dashi

Edhe sot në hapësirën e Kosovës ndikimi i Neptunit do sjellë turbullira të tjera dhe deklarata patetike krejt pa lidhje për pastërti, për dinjitet, për trimëri, po më shumë do të flitet për demokraci sentimentale. Ka rrezik që Asi MuTafa i KDL-së, për një vrasje e shumë vjedhje do të pshurret krejt, disa të tjerë të kalojnë në një krizë psikike pasi tashmë nuk i besohet as Amerikës?! Edhe zuzarët do jenë të rrezikuar, pasi tani nuk po dihet kush do marrë ftesën nga Dredhia Speciale që vet e kanë votuar, prandaj Nacional Televizori na ka lodhur duke emituar storie trimërie, krejt pa lidhje, të sajuara nga një palaço gazetar, për të cilin po thuhet se edhe ai paska me shkuar në Hagë për ta xeherlisë (helmuar) shefin e tij ashtu të xeherlisur nga hidhërimi. Ata që mbajnë shenjën Dashi, ka qenë ma mirë me kohë të kishin menduar se po ia ngulin vetes, tash çfarëdo lloj çirrjeje është e vonë. Në planin financiar, ky grup i Dashit edhe me dashtë, sot nuk duhet të bëjnë transaksione pasi edhe llogaritë e tyre Dredhia Speciale, mund t’ua dredhi edhe ma zi, madje flitet se edhe disa nga kapitalet e tyre në vendet e huaja, me të gjitha investimet e tejskajshme nuk i kanë më të sigurta. DASHI, i biri i deles, kallxon se gjendja e tyre emocionale nuk është e qëndrueshme.

Demi

Për politikanët me këtë shenjë, por që e kanë hequr fruthin e Dredhisë Speciale, sigurisht edhe nëse nuk flasin, për ta kjo ditë është e mrekullueshme. Ata do të bëjnë vizita më të relaksuar, se qe besa janë gëzuar boll shumë. Sidomos do të kënaqën ata që janë në një lidhje intime me Asi MuTafen e KDL-së. Pasioni homoseksual i tyre dhe vesi biseksual do tu ndizet më furishëm, kuptohet vetëm nëse përdorin ilaçet për potencë, pastaj gjendja e këtyre bithaxhinjëve do vijë duke u përmirësuar. Servilet do e kenë të pamundur edhe sot për ta gjetur princin e tyre të kaltër, i cili paska thënë se ma askujt nuk i besohet, madje as Amerikës. Ndërsa të tjerët i sugjeron për kontrolle mjekësore, pa shkuar vet te mjeku. Siç po kallxon Demi, edhe ata që thoshin Amelika, Amelika, janë dëshpëruar kësaj radhe me Amerikën, prandaj Kryeministri Dulla Huti, nuk i beson as MuTafës, e le më n’Bardhen Shpi, atij gjalit që na ka bërë dredhinë?! Prandaj me të drejt Dulla nuk shkoi në Uashington por u kthye në Bruksel. Tamam si xhaxhi Enver kur i tha Hrushovit JO, se ne barë do të hamë por nuk dorëzohem kollaj. Sektori i financave lë shumë për të dëshiruar. DEMI, i biri i lopës, i hangllatisur përmes Neptunit këshillon: Mundohuni të ulni çdo lloj shpenzimi, mundohuni të mos entuziazmoheni se nuk i dihet kujt po i ngulet para e kujt prapa, prandaj ruani të pasmen sa të mundeni, se moti i lig do të merr!

Binjakët

Sugjerojnë për të mbajtur premtimet që ia kanë dhënë Dredhisë Speciale, të cilën vet e kanë votuar. E. “Nëse është ngrënë Tepsia, bile Pitja ka mbetur?!”. Është konstatuar se të gjitha vet i kanë bërë gjatë këtyre 20 shekujve martesë, nëse duan që marrëdhëniet e tyre të çiftëzuara të jenë sa më të mira atëherë le t’ia futin njëri-tjetrit nga prapa?!… Beqaret e beqareshat e pulatikës, sidomos ata të KP të KDL-së të MuTafës, nuk janë gati për të filluar një histori dredharie edhe pse ofertat i kenë të shumta. Ata mbesin besnik të vetëdijshëm se do të pendohen, por e nesërmja e tyre do jetë vonë. Në planin financiar gjithçka do varet nga mënyra sesi ata ose ato do të sillen me votë/bolet e MuTafës, Dulles e Llulles. BINAKËT, të bijtë e bonjakut, na thonë: Po e tepruat me bithashtyrje do keni vështirësi.

Gaforrja

Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata që janë në Parlament, ose në Këshillin e Partisë së Përgjithshme, rroga edhe ashtu ju ec. Këta daputet do të kalojnë çaste të bukura me gratë e shefave dhe të ministrave, pasi ata janë nxënë me barrën e pushtetit. Beqaret e beqareshat më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sesa të rrezikojnë duke krijuar lidhje të paqena, se nuk po i dihet pasi janë pështjellua senet, edhe COVID-19 është ksajde?!.. Financat, sikurse edhe për të tjerët, duhet t’i mbani me çdo kusht të stabilizuara, ato që i keni ruani pasi sqepi / kaçepi ka me ju tha. Nëse gjendja e juaj pëson ndonjë tronditje të vogël, mos u bëni merak se dështim ka në vet TV KTR, pasi banalist serioz nuk po din çfarë po thonë dhe as nuk i dihet çka ka me ndodhë pak ma vonë. GAFORRJA, zhaba me gërshërë, ka thënë se kur t’ia futesh vetes s’ka kush ta nxjerr!

Luani

Pasioni në çift do jetë i zjarrtë gjate gjithë kësaj dite, tamam si Asllani kur i hip Luaneshës. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi të papërshkrueshme, nëse aty pran jush vjen ai tupanxhia i Prizrenit. Shpesh do ju duket sikur jeni në dasmë a duke fjetur në një ëndërr nga e cila nuk do doni të zgjoheni, por kur të zgjoheni shikoni plagët në të pasmet tuaja. Beqareshat e Këshillit të Katundit të Përgjithshëm, duhet të mbeten edhe më tej qashtu, pasi Ministri i Shnetës për vete ka rënë në hall. Sot, përveç papagallëve s’ka mbetur kush në Kryesheher, do të jeni të vetmuar më shumë se kurrë pasi edhe MuTafa ka ik në katund, ai po tutet me ardh në Kryesheher se nuk i besohet ma as Amelikës, pasi edhe ajo ua paska luajtur senet, na falni se ua paska kallxue bolet. Në planin financiar duhet për t’ua fshehur milionat, ndoshta edhe familjaret do ju ndihmojnë. LUANI, i biri i Asllanit, po thotë Zoti ju ndihmoftë?!…

Virgjëresha

Të lumtur janë politikanët që në krah i mbajnë Nënat e Virgjëreshave! Ata nuk ngurrojnë për t’i mësuar edhe vajzat e tyre për t’iu ngjarë Nënave. Por dita e sotme sipas Neptunit, nuk lejon për të bërë ndonjë hap me tej. Për t’i bërë vendit shërbim, ata assesi nuk duhet të shkelin me këmbë në Tokë, ata në Parlamentin e Kreshnikëve e votuan vet Dredhinë Speciale. Çka pastaj, le ta durojnë?! Politikanët beqar nuk duhet kurrsesi t’iu besojnë Virgjëreshave, aq më pak bijve të tyre, pasi të gjithë politikanët janë Kurvi vet. E, urtia popullore sipas Neptunit ka thënë se “Politika është lavire, ndërsa ata që merren me te, domosdoshmërish janë kurvarët, me gjenezë nga Kurvat”, prandaj nuk ka vend për zhgënjime të mëdha. VIRGJËRESHA, e bija e Kurvës, thotë se në planin financiar situata nuk do jetë aspak ashtu si ju e kishit ëndërruar, pasi Dredhia Speciale ua këputi rrumc idaren. Pra kujdes për secilin shpenzim që bëni!.

Peshorja

Sot, yjet do t’ua mbrojnë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në terezi. Nëse keni kohë që jeni duke pritur për t’u emëruar ministër, mund të mendoni se ka vdekur MuTafa, ndërsa nëse nuk ju pritet mund të planifikoni shkurorëzim politik. Beqaret, nëse duan të mësohen le t’ua kruajnë të pasmen shefave të tyre. PESHORJA, e bija e Terezisë, kallxon se situata financiare për ta është e vështirë, se pare e madhe duhet për avokatët. Andaj, Neptuni ju sugjeron t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat që keni.

Akrepi

Shtoni dozat e potencës edhe sot se shefat duhet t’i mbani zgjuar me pasionin për tu përballur me Dredhinë Speciale. Një darkë romantike, me qirinj të ndezur, vetëm mos harroni t’ia ulni fitilin e llambës, pasi trupi korpulent i pleqve i MuTafa e Dulla, verbon sytë. Tërbimi është ide fantastike. Por beqaret e KDL-së, për shkak se nuk do dëshirojnë ta humbin pavarësinë që kanë, nuk do tentojnë as të njihen me personat e lartcekur. Nga fondet e tepruara të UFORK-ut, do kenë infuzione financiare, prandaj është mirë të mos i braktisni përgjithmonë. Se nuk i dihet mund të ndodhin përmirësime. AKREPI, i vogli i gaforres, (kabilja e zhabave), ju sugjeron të vazhdoni të tregoheni sa më vigjilente dhe të kujdesshëm. E rëndësishme të mos jepni shenja shqetësimi e frike, se burra Jeni, luftëtar dhe trima gjithsesi!

Shigjetari

Një ambient i ngrohtë i ka bashkuar vrasësit dhe viktimat, gjatë gjithë ditës do të kënaqemi duke u argëtuar me stilin “hajni këlthet mbajeni hajnin, ose qeni nuk e han qenin”. Mos u shqetësoni kur të kuptoni se edhe MuTafa e Dulla, duan njeri-tjetrin, pasi ata moti janë të dashuruar në mënyrë pasionante. Beqaret e beqareshat, kanë rastin me tupanxhinë t’i shohin yjet, andaj është mirë t’i vizatojnë hartat e atdheut. Mos hezitoni t’i pranoni ftesat qe do t’iu bëhen. SHIGJETARI, i biri i gjahtarit, tregon se financat nuk mund të përmirësohen ndjeshëm, vetëm nëse votë (bolet) ua kruani si duhet.

Bricjapi

Çdo gjë e mirë që do shkojë sot ndërmjet Partive dhe Patriotave, Neptuni thotë se Dredhia Speciale, ka bërë që ujku e dhia të flenë bashkë, e le më shipot për të krijuar unitet dhe razillëk patriotik. Megjithatë mirë do ishte t’i marrin gjërat më shtruar se vet kanë votuar për Dredhinë Speciale e cila si duket tashti ua drodhi, dhe të mos nxitohen me parulla patriotike, se qe 20 vjet gjithmonë u kemi besuar dhe i kemi votuar. Beqaret e beqareshat politike nuk është mirë gjatë kësaj kohe me u martuar, por gjithsesi për përvojë takimi me një person nga Kasta e Lartë ndoshta do t’ia vlente. BRICJAPI, i biri dhishytës, mendon se tagjia nuk do jetë shumë e qëndrueshme, prandaj mund të hani tallë ose kashtë, pasi barin e pat kullot ideologjia patriotike e xhaxhit Enver.

Ujori

Dita e sotme është e ngarkuar me xhelozi, në mes tucave e trimave në mes patriotëve dhe integralistëve. Gjatë kësaj dite do të shkrepen batare zjarri, por dita do shkojë mirë pasi janë partner koalicioni. Mos i besoni Amerikës e as Brukselit, por bëni gjithçka dhe çka të doni por Beogradin mos e hidhëroni?! Ashtu si ta mendoni dhe ashtu si ta ndjeni bëni bashkimin e territoreve shqiptare. Mos harroni se Plutoni i ndihmon vetëm tradhtaret për të gjetur avokatin e ëndrrave. UJORI, i biri i detit, kërkon nga populli që t’i derdhin financat në UFORK të cilin do ta menaxhojnë profesionistët Dulla dhe Mulla, kurse transparencën e tyre, ky popull si dele u besonë, prandaj Neptuni ju thotë bëhu solidar. DULLA, partneri i Mulles, do t’ i menaxhojë me kujdes të hyrat, pa ju garantuar për daljet?!

Peshqit

Mos i xhelozoni ata që shkojnë, por as mos u gëzoni për këta që do të ikin, se tashmë ka thanë Akademiku, nuk i besohet më as aeroplanit, as anijes. Amelikës jo se jo, e cila ua prishi planet atyre që janë në LIDHJE. Nuk ka aspak besim në partnerin qeverisës, as në aleancën, as në Amelikën, prandaj kujdes se mund të arrestoheni në çdo moment. Neptuni po kallxon se janë humbur mundësi të shkëlqyera të cilat nuk do vijnë më, për shkak të gabimeve tona kur kemi votuar palidhje në një LIDHJE. Ndërsa PESHQIT, të bijtë e zhabave, tregojnë se në planin financiar, emocional e psikik, vendi është në krizë si kurrë me parë, pa shenja për tu përmirësuar.

St. Gallen, 28.06.2020.