Novak Gjokoviq në krah të kishës ortodokse serbe kundër shqiptarëve dhe Kosovës

0
484
Novak Djokovic - selam merhaba

Sportisti i njohur serb i lojës së tenisit, Novak Gjokoviq, në dritën e festës së Vidovdanit, ishte në krah të kishës ortodokse serbe në Beograd dhe me Patrikun Pavël, që është i njohur me skenarët e tij historik kundër popullit shqiptar dhe për njëfarë “zemra e Serbisë”(sic!), ka provokuar shqiptarët dhe Kosovën me diskurin e tij shovenist, që, në historinë e sportit është i pa pranueshëm në botën e qytetëruar.

Nuk është hera e parë që tesnisti serb i mbushur në shpirt me trajtat e njohura shoveniste deri në pambarim me skenarët e njohur shekullor të kishës ortodokse serbe në Beograd, që kanë irituar popullin dhe rininë serbe me mitet e rrejshme për tokën (shqiptare) të Kosovës për njëfarë “djepi dhe zemra e Serbisë”, ku u bë edhe më e keqja në Ballkan, lufta e përgjakur ndaj popujve jo serb dhe shqiptarëve në kohën e regjimit fashist të Sllobodan Millosheviçit në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Tenisti serb Novak Gjokoviq ka harruar se në fushat e këtij sporti finsik, qindra tifozë të kësaj loje në mbarë botën i kanë duartrokitur, por nuk e kanë ditur se ai ka kaluar nga fusha e tenisit dhe me afshet shoveniste urren dhe fyen deri në pafundësi popullin e lashtë shqiptar dhe për të nxitur trajtat shekullore shoveniste për shfarosje deri në substancët të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.

I bëjmë thirrje organizatës ndërkombëtare të sportit të Tenisit, që ndaj sportistit serb Novak Gjokoviq të marrë masat e duhura sipas rregullave të njohura të sportit në frymën dhe rregullat sportive, që mos të merret dhe mos të bëhet viktimë e kishës ortodokse serbe në Beograd, që tash e një shekull ka orkestruar dhe sajuar lloj-lloj skenarësh për shfarosjen deri në shkallë të gjenocidit (1998-1999), kundër popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Kjo nuk i ka hije sportit të tenisit me sjelljet e sportistit si Novak Gjokoviq, i cili në krah të Patrikut Pavël në Beograd dhe në frymën e kishës ortodokse serbe, e përbaltë fushën dhe lojën e tenisit që, për sportdashësit në mbarë botën ka nis mesazhin më të keq për vitin 2020!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]