Një atdhe është më shumë se një parti

0
336
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Aurel Dasareti, [email protected]

Zotëria jo edhe aq i nderuar Isa Mustafa është titist dhe sllav-jugu i shkëlqyeshëm, por edhe i ndershëm, nostalgjik përrallorë dhe i zgjuar, kështu që në LDK nuk u futë nga dera e madhe por nëpër “kapixhik”. Dhe tani, për kaq shumë vite pas vdekjes së themeluesit të saj, të ndjerit Ibrahim Rugova, LDK është e kundërta nga ajo që ka qenë.

Për pasojë, ka pasur vetëm si pikënisje që duhet të mbijetojë çdo vit, dhe bashkë me partitë tjera antishqiptare rrënoi sa mundi Dardaninë antike. Për t`u larguar nga rruga e djallit dhe shkuar më shumë në ofensivë pozitive, partisë i duhej një lider i ri i cili (e cila) mund të udhëheqë më tej vizionet e themeluesit të saj, dhe zonja Vjosa Osmani i plotësoi të gjitha këto kushte nga të gjitha aspektet, duke i vendosur interesat e Kombit dhe Vendit para interesave dobiçe të zotëri Isa Mustafës jo aq të ndershëm.

Nuk përsëris sendet si e qysh, por habitem se si do vajza dhe djem shqiptarë që duhet të ishin analistë të pavarur, për motive xhelozie të sëmurë ndaj kësaj zonje të madhe të shqiptarisë, shpifin dhe rrejnë deri në çmenduri. Këta “analistë” të humbur në katundet veta, duke u manipuluar lexuar nga librat ish-komuniste titiste dhe enveriste, akoma nuk e kanë kuptuar se asnjë politik-bërës normal, nuk duhet me çdo kusht të mbroj interesat e shefit të saj apo shumicës së partisë në kurriz të Kombit dhe Vendit. Sa për sot kaq, sa më thjesht që të më kuptojnë të gjithë. Herën tjetër, më seriozisht. Ora 8 e mëngjesit, duhet të iki, tung tung dhe kujdes jo vetëm nga virusi kinez…

Po, një sekondë, paskam filluar të harroj. Erdhe koha që zotërinjtë që miratuan gjyqin special, bukuritë e sajë t`i provojnë vetë më përpara se me dërguar atje luftëtarë të vërtetë dhe të pafajshëm. Le të mos flasin në emër të UÇK-së, lufta e së cilës ishte në mbrojtje të atdheut të vetë, në tokat e veta autoktone, kundër pushtuesve barbarë që në 1998/99 kryen gjenocidin e radhës ndaj Kombit tonë, pra e pastër si loti, por të kujdesen për veten e vet, veprat personale nëse i kanë bërë. Dhe unë nuk u uroj burgim në Hagë, por moskthim në Kosovë.