Një qasje më ndryshe lidhur me aktakuzat, kunder Thaçit dhe Veselit

0
454
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Nga Skënder MULLIQI

Tema me aktuale dhe e nxehtë politike eshtë ngritja e aktakuzave ndaj presidentit, Thaqi dhe ish kryeparlametarit Veseli nga Gjykata Speciale, që po komentohen ne menyra te ndryshme, dhe kan nxitur debate të forta ne opinionin e gjere public, si vendor ashtu edhe ate ndërkombëtar. Po ka mendime te ndryshme së si do të ndikojë kjo në situatën e përgjithshme politike në Kosovë, e veqmas tek partnerët tanë ndërkombëtar, që si duket janë ndarë në dysh lidhur më vazhdimin e negociatave më Serbinë. Proklamimi për opinion i këtyre dy aktakuzave, vetëm dy ditë para mbajtjës së samitit në Washington, sigurisht së ka karekter politike, më shumë së juridik në këtë momentum nepër të cilin po kalon Kosova. Përqarja e BE-së dhe Amerikës lidhur më bisedimet i gersheton edhe interesat strategjike të tyre ne rajon dhe Rusisë me Serbinë në anën tjetër.

Edhe pse shpallja e pavarësisë u konsiderua legjitime konform ligjeve ndërkombëtare, planit të Ahtisarit dhe kushtetutës se vendit, kemi hy në një fazë të re gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, ku dialogu krejt politike më Serbinë sikur po e qetë në planë të parë, edhe padefinimin e statusit politike të Kosovës! Kjo sigurisht së bie ndesh më proklamimet e deritashme politike të tyre, bie ndesh më intervenimin e NATO-së mbi forcat ushtarake dhe paramilitare serbe, që shkaktuan gjenocid në Kosovë. E gjithe kjo zhurullti politike rreth çeshtjës së bisedimeve më palen serbe, ka qitur në sipërfaqe edhe ate, së kush ta merre primatin politike në Ballkanin Perëndimor.

E pa logjikshme do të ishte të mendohet së në rajonin ende te trazuar të Ballkanit, mos ti futë duartë thellë edhe Rusia e Putinit, e cila po tenton ta kthen ndikimin e humbur në këtë pjesë të botës. Këtë e verteton edhe deklarata e fundit të një zyrtari të lartë rus, i cili tha se “Ishte gabim i madh tërheqja e forcave ruse nga aeroprti” Adem Jashari” në Prishtinë. Te kalojmë te gabimet e mëdha të klasës tonë politike përgjatë 20 viteve të qeverisjës më Kosovën. Me rastin e shpërbërjës më dhunë të ish–Jugosllavisë bashkësia ndërkombëtare kishte formuar TPI-në për krime luftës. Pranë këtij tribunali të drejtësisë në Hagë, patë të akuzuar për krime edhe nga ana e shqiptareve.

Gjykata e Drejtësisë në Hagë sipas meje nuk u tregua e suksesshme që ti sjellë të gjithë kriminelet serbë të luftës ne banken e te akuzuareve. Në këtë gjykatë u futën ndikimet politike të qarqeve pro serbe e ruse, siç ishte edhe e para e TPI-së, Karla del Ponte. Puna jo shumë se suksesshme e Del Pontës është tregim i gjatë, por ku ishte Kosova në këtë mes? Politikanët tanë nuk u interesuan që të paraqesin shumë të dhëna dhe argumente për krimet serbe në Kosovë. Edhe pse gjykata funksionojë për shumë vite, Kosova, nuk paraqiti padi kunder Serbisë për gjenocid ! Çka i parapriu Gjykatës Speciale?

Ne vend të unitetit shumë të kerkuar pas përfundimit të luftës, na u mbollë fara e përqarjës të spektrit vëndimarrës politike. Kjo përqarje u bë në luftë për poste e pushtet, e shumë më pak për të ndertuar shtetin e dytë në Ballkan, që e fituam më shumë gjakë. Nuk u luftuan fenomenet negative ne shoqëri siq jane krimi i organizuar, korrupcioni, e dukuri tjera negative.Këto bën që mos të kemi shtet sa duhet te prosperuar, demokratik dhe ligjor. Mos formimi i institucioneve te qendrueshme, e veqmas të organeve te drejtësisë, bëri që shoqëria jonë në vend të zhvillimit, te shenoje stagnacion te proceseve. Po të kishim punuar mirë e ndershmerisht, e i kemi pasur të gjitha mundësitë dhe ndihmen e miqeve tanë evropian dhe amerikanë, zor qe do te formohej një Gjykatë vetëm për palën shqiptare.

Pse gjykata speciale te posaqme nuk patem për kroatët, myslimanët e as për serbët, por vetëm për shqiptarët ,që natyrisht ishte padrejtësi e madhe?Këtë gjykatë ia servuam më shumë ne veti, e kemi mundur ta kemi gjykatën tonë për supozimet e krimeve te luftës.Nuk e bëm as ketë, dhe natyrisht së na bënë Gjykatën e cila u votua me shumice votash në Kuvendin e Kosovës. Kjo gjykatë u bazua në raportin e zviceranit, Dick Marti, dhe barra më e madhe ne kete raport, bie mbi ish udheheqësin politik të UÇK-së, tash presidentin, Hashim Thaçi. Unë e kam kritikuar këtë raport për njeanshmeri të madhe, sidomos kur bëhët fjalë gjoja për transplantim të organeve në “Shtepinë e Verdhë” në Shqipëri. Asnjë mundesi nuk e kan pasur UÇK-ja që të bëjnë transplantime kur dihet së në qfarë rrethanash behen punët e tilla. Transplantime kanë bërë kriminelët serbë mbi shqiptarët, e sidomos mbi ata që i kan bartur në Serbi.

Edhe ky fakt, pak ose fare nuk është zene në gojë nga politika e Kosovës ne takimet nderkombetare. Shumë akuza të ngritura nga Gjykata Speciale karshi pjestarëve te UÇK-së për krime të supozuara, nuk janë të drejta kur dihet së shqiptaret mbrojtën pragun e shtëpisë. U barazu keshtu viktima me gjelatin. Akuzat e fundit u publikuan nga dhomat e posaqme për presidentin, Thaçi dhe ish kryeparlamentarin, Veseli dy ditë para që Thaqi dhe Hoti të shkojnë në takimin e Washingtonit më ftesën e Grenelit. Lajmi mbi ngritjën e aktakuzës e smbrapsi Thaçin nga ky takim dhe as Hoti nuk udhëtojë për Amerikë, e qe për mua ishte gabim shumë i madh.

Kjo mund të demton raportet më Amerikën më shumë se gjithqka tjetër, së mund te konsiderohet si nje formë e bojkotit. Qe negociatat mos të shkojnë në disfavor të Kosovës, duhet një rekuperim urgjenet i politikës tonë në Kuvend. Nuk guxojme të veprojme siç është vepruar deri më tash në politikat e jashtme. Bisedimet duhet të shpetohen duke ju përgjigjur thirrjës së Washingtonit dhe Brukselit, së kështu shpëtohet edhe Kosova si shtet. Shumë jane duke i shqetësuar miqët tanë më veprime të pamatura kjo klase politike me prodhimin e krizave institucionale. Kosovës i nevojitet një kurs dhe rreshtim i njerezeve te ri ne politikëbërje, për ta kthyer gjendjen e normalitetit ne vend, dhe për ta rikthyer besimin e humbur të miqëve tanë në botë…