(D)ebatet në TV në Tiranë
Me rastin e lajmit ekskluziv, nga Haga lidhur me paraqitjen në krye në veti të prokurorit të Dhomës Speciale, që e bëri publike pa verdiktin e gjykatësit, paralajmërimin për “akuzat për krime lufte” kundër presidentit Hashim Thaçi, në botën e lajmit në Tiranë nisën vërdallë (d)ebatet me “analsitë” dhe disa figura të “diplomacisë” si rasti (Nasho)!
Është për të ardhur keq kur dëgjon “debatet”, për gjendjen në Kosovë dhe koha e pushtimit më të egër dhe më skenarë të gjenocidit të sajuara në shtabin e S.Millosheviç në Beograd, për shfarosjen deri në substancë të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës, ndërsa këta farë “analsitë” të sojit (Nasho-Bushati), sikur flasin për ndonjë kontinent tjerët për “Bregun e Fildishtë”(sic!), e jo për Kosovën dhe historinë e saj të rëndë në pushtimet ndër vite të Serbisë.
Sa është larg Kosova për “analistët” e sojit Nasho-Bushati nga Shqipëria, që flasin me sy mbyllur, sikur të jenë të pëzgjedhurit e nostalgjisë për Beogradin, kur e kur Kosovën e shohin përmes gishtave të tyre, që, dorën në zemër në këto (d)ebate ia fusin kot së koti…(sic!).
Mos të trezohet opinioni i gjerë shqiptar me “analsitët” e përgjumur, që nuk e njohin mirë dhe kanë notën e dobët në historinë dhe gjeografinë kombëtare dhe për Kosovën(sic!).
Kujdes, ndaj “analsitëve” nostalgjikë me huqet e Ballkanit!
Çikago, qershor të motit 2020
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]