I KUPTOJ SHQIPTARËT QË IKIN… NUK DI ÇFARË HA – PO UDHËHEQJA, ÇFARË HA?!

0
467
Shalqi - bostan - pjeshkë, kumbulla e domate

Arben Çokaj

6 muaj në Gjermani, e asnjëherë nuk më bëri ushqimi keq! Në Shqipëri e pyes një kojshi, si e ke bastanin (shalqirin)?! Mirë më tha dhe i mora dy kokrra. Sa hëngra herën e parë, më bllokoi, e pas 3-4 orësh m’u desh të vjedhi…

E mata bastanin me pajisjen që mat nitratet, nga 60 mg, që duhen të kishte maksimalisht, doli se kishte 230 mg. Heu kojshi çfarë mē bëre – po ti serb e shka nuk je?!

Blemë pjeshka në treg, të mëdha e të bukta për mrekulli, një mbrëmje e hëngra një pjeshkë të madhe, super. Pas dy orësh barku m’u trazua, e duket se tensioni m’u rrit… zemra jo vetëm që më jepte aritmi, por edhe më dhimbte nga pak. E mata tensiomin, tepër i lartë! E mata pjeshkën, domaten e kombullën, që hëngra nga ai lloj, dolën mirë me nitrate.

Pajisja që kam nuk i mat hormonet, që fshatarët i hedhin frutave e perimeve për t’i rritur e zbukuruar… por që po ua shkatërrojnë mjerëzve organizmin… E nga vijnë kanceret, që janë shtuar kohëve të fundit? Ja – nga vijnë, e jo nga ato, që thonë teoricienët konspirativë…

Shqiptarët janë bërë racë e keqe, e rrinë duke sharë komunizmin, që ua mblodhi dhe bëri shtet. Sot nuk po mund bëjnë një shtet si duhet, që funksionon, as Shqipëria e as Kosova. Pse thua vallë?! A fajin Enveri na e ka edhe sot thua a?! Nuk besoj se na e ka fajin kush, jo, e kemi vetë! Shkoni në Greqi e shikoni, si e mbajnë vendin, si i kanë ushqimet… E vazhdoni e shani Greqinë pastaj…

Këta fshatarë që prodhojnë këto fruta e perime të rrezikshme, jo vetëm që nuk meritojnë t’ua blejë kush, por ata realisht duhet të procedohen penalisht, për këtë krim, me vetëdije, që ua bëjnë komnsumatorëve. Por AKU nuk funksionon, si shumë gjëra të tjera, nuk i kontrollon ushqimet, që dalin në treg, e jo vetëm që nuk shqetësohen për jetën e shëndetin e shqiptarëve, por as për jetën e tyre. Shqip me thanë: popull budallë!