Në vend të lajmit
Çfarë nuk (po)ndodhë në Kosovën tonë. Këto ditë kur qeveria Hoti po konsolidohet në kabinetin e tij (me zgjedhje të zv. ministrave të shumtë), që po i dërgojnë partitë politike, sot u panë edhe dy emra të dy tugjarëve të njohur në “meridianet” e njohura evropiane (Bekim Brestovci dhe Gani Dreshaj), të cilët do të jenë në fushën e diplomacisë për shtetin e Kosovës.
Kjo, është më shumë se loja dhe (pa)përgjegjësia e partive politike, si është e mundur që dy tuxharë apo me qartë dy bisnesmenë Brestovci dhe Dreshaj të (rahatohen) në Ministrinë për Punë të Jashtme, kur dihet nga lartë se në jetë as që kanë lexuar të paktën dy rreshta se çka është arti politik i të mundshmës (diplomacia)…?!
Dhe, këta dy burrat e dheut, tash tutje do të merrën edhe me “diplomaci” se jo mahi, madje kur të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në arenën politike dhe të diplomacisë ndërkombëtare, ne kendej politikës, do të mbesim me gojë të mbyllur për çfarë (d)iplomacie do të dëgjojmë e do të lexojmë në Kosovë…!
Pse kaq shumë shembje? Pse kaq shumë lojë “politike” me politikën dhe diplomacinë kosovare? Kaq shpejt e mbushëm “hambarin” me kuadro politike dhe të diplomacisë,
apo kjo po i përngjanë thënies “kush e ka nënën baçicë”(sic!).
Pse Brestovci dhe Dreshaj, nuk bëhen burra të dheut e të dalin e të thonë publikisht: Nuk jemi për këtë punë(diplomaci), kur e kur ka djemë e vazja shqiptare, të cilët kanë përfunduar studimet në universitetet në Evropë dhe SHBA, që mund të jenë bartës të suksshëm të fushës së diplomacisë për shtetin e Kosovës!
Çikago, qershor të motit 2020
Aktuale
Të hiqen emërtimet osmane në BFI-së në Shkup
Për këto dyzetë vjet të udhëheqjes së BFI-së në Shkup nga ana e (lexo: Reis Sulejman efendi Rexhepi), për vete i mori këto emërtime osmane(turke), në mënyrë që funksioni i tij si kryeimam i kësaj BFI-së të ketë titull sa më të “lartë fetar”, po me emërtime të huaja dhe jo shqiptare (sic!).
Pse me këto emërtime (lexo:reis dhe efendi), që sipas Fjalorit Shqip (thuhet se fjala efendi është titulli nderi që i jepej një njeriu me shkollë në periudhën e pushtimit osman(të trojeve shqiptare etnike në Ballkan), ndërsa fjala (reis)ka kuptimin modern, bujar, me fat, vëmendshëm, i lumtur)!
Atëherë kujt i duhen këto emërtime kaq “historike dhe fatare” për shqiptarët dhe për besimin e tyre myslimanë në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut…?
Ndonëse jetojmë në shekullin XXI-të dhe të ndryshimeve që ka mbërri populli shqiptar në historinë e tij kombëtare, pjesë e qytetërimit në Evropë dhe tashti në rrugën e integrimeve në institucionet e rëndësishme të BE-së dhe në miqësi të përjetshme me SHBA, ka ardhur koha që, si thoshte profesor Ukshin Hoti, edhe trajtat e jetës e të besimit Islam tek populli shqiptar të zhvillohen në përmasën tradicionale pa ndikimet fetare nga vendet tjera të këtij besimi shekullor.
E kohës, në BFI-së në Shkup tërë korpusi i autoritetshëm të hoxhollarëve dhe të besimtarëve shqiptarë në rrugën e Zotit dhe të Islamit, të marrin nismën për qëllimin e mirë dhe në frymën e kombit shqiptar që, tash tutje të mos përdorën emërtimet për zyrtarin e lartë (duhet: Kryeimami i BFI-së në Shkup) dhe jo emërtimet e huaja (lexo: Reisi dhe efendi) që nga viti 1912 e deri më sot, veçse i ka kaluar ora i historisë së pushtimit osman në trojet tona etnike në Ballkan.
Pse në shkrimet zyrtare dhe në ritualët fetare të besim Islam në xhamitë nuk përdorët fjala (lexo:populli shqiptar i besimit Islam), por vetëm fjala myslimanët në Maqedoninë e Veriut(!).
Çikago, qershor të motit 2020
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Skender,
Po e citoj pyetjen e juaj: “Pse në shkrimet zyrtare dhe në ritualët fetare të besim Islam në xhamitë nuk përdorët fjala (lexo: populli shqiptar i besimit Islam), por vetëm fjala myslimanët në Maqedoninë e Veriut(!).?
Qe pergjegjje shkencore nga une eksperti i Islamit:
Religjioni Islam i ndalon kombet, dmth e ndalon edhe KOMBIN SHQIPTAR.
Ne baze te kesaj ndalese rezulton se : ASNJE Shqiptar nuk eshte Musliman, dhe asnje Musliman nuk eshte SHQIPTAR.
Kjo rezulton sepse kur SHQIPTARI konvertohet ne Musliman, ai me nuk eshte SHQIPTAR por eshte Musliman.
Prandaj ne secilen faltore Islamike ne trojet SHQIPTARE me te drejte shkruhet se keto jane faltore per Musliman, e jo per SHQIPTAR.
Edhe eshte shumë mire dhe shumë e konvenueshme per KOMBIN SHQIPTAR qe eshte keshtu, sepse ne SHQIPTART nuk duam qe te kemi asnje lidhje me Muslimanet, qofte edhe me ata Musliman me prejardhje SHQIPTARE.
OSE JE SHQIPTAR OSE MUSLIMAN
S’KA tjeter.
Besoj i nderuari Skender se te spjegova dhe te e zgjedha çështjen nga artikulli i juaj.
Komentet janë mbyllur.