Nga Binak MAXHARRAJ
– Ambasadori Richard Grenell nuk është i sinqertë në deklaratën e tij se: Kosova nuk do te ndahët. Megjithatë, pas kësaj deklarate te tij mshifet diçka ogurzezë për Kosovën.
– Aleksandër Vuçiq i përgjigjet: ndarja e Kosovës është ëndërr dhe strategji serbe, ështe e vetmja mundësi, është retorikë kombëtare që Beogradin e ka mbajtë në tryezë te bisedimeve për të gjitha këto vite.
Ndarja e Kosovës si opcion ka qarkulluar vite më radhë ne rrejetat e ndryshme sociale, por edhe msheftas nëpër skuat e Evropes deri ne Amerikë.Në dialogun në mesë te Kosovës dhe Serbisë është hapë tema e ndarjës së Kosovës edhe ne Bruksel nen drejtimin e Federika Mogherinit, por është biseduar edhe ne Washington ku John Bollton (një miki Serbisë) e përkrahi iden e shkembimit te teritoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Burime nga Washingtoni pohojnë së ndarja e Kosovës u diskutua gjithashtu edhe gjatë vizitës së Thaçit dhe Vuçiq në Washington ne shkurt të këtij viti.
Është shumë e çuditëshme pasiqe çshtaja e ndarjës së Kosovës ka rredhë nga John Bolltoni ne shtepin e bardhe ambasadori Grenell nu e paska dijtë?!
Diskutimi për ndarjeën e Kosovës ka qenë prezent për gjatë gjithë viteve 2017 dhe 2018, sidomos ndarjën e Kosovës për këto vite nuk e ka heqë nga goja edhe Presdienti Hashim Thaçi, duke quajtur me emrërime të ndryshme si ndarje, shkembim, korigjim si kompromise te dhëmbëshme, anipse kjo ishte iniciativë e Vuçiqit te cilën e merrte si strategji, si retorikë kombëtare, si diçka qe Serbin e ka mbajtë ne tryezë te dialogut për te gjitha këto vite dhe së nuk ka ndonjë force qe e shtynë Serbinë të heqë dora nga kjo.
Është shumë e quditëshme se për këto dy vite është biseduar haptas për ndarjën e Kosovës kudo qe kanë mbrrijtë Thaçi dhe Vuçiq, por që ambasadori Richard Grinell nuk paska pa e as ndegju asgjë. Këtë nuk e beson askush sepse ndoshta ishte ndonjë shaka e idhet e vetë Grinellit apo ai me qellim e mshihte këtë, qe te mos e pranoi haptas një gjë të këtillë. Ambasadorit Richard Grinell iu deshtën gadi dy vite te zgjohet nga andrra e tij për Kosovën për te kuptuar me në fund se vertëtë paska pas ide dhe plane për ndarjën e Kosovës, bile është biseduar edhe në vetë shtepin e Bardhë ne Washington, por si dukët dikush a paska vu tamponat në vesh për të mos ndi e as pa asgjë në lidhje me ndarjën e Kosovës.
Por si është e mundur qe ambasadori Richard Grenell nuk paska pa e as ndi asgje kur këtë e kanë pa dhe ndegju shumë figura te njohura te jetes politike amerikane si Angelina Albright ish sekretarja e shtetit për jasht dhe kryenegociatorja kryesore ne Ramë Bujë te Francës se ajo është më meritorja për lirin e Kosovës por tani e mllefosur së tepërmi këto ditë deklaroi se puna e Grinellit është e papranueshme duke e hedhë poashtë planin e tij rrethë Kosovës i cili po don te ia lidhi Kosovës lakun rreth qafës duke e kërcnuar hapatas së nese nuk silleni siç duhet ua ndalim ndihmat, ua terheqim marincat nga Kosova,etj.por duke mos guxuar qe te ia vejën assnjë kushtë Serbisë lidhur me Kosovës,sepse Serbia haptas i tha jo kur ai kërkoj qe te ndalën çnjohjet. Por, edhe si nuk i paska ndegjuar Richard Grinell deklaratat e gjeneralit dhe artitektit kryesor për bombardimin e Serbisë për ta nxjerrë Kosovën nga këthedra Serbe Wesley Clark, kur hapas këto dite ka deklaruar se Amerika me aleatet e vetë e bombarduan Serbinë për ta nxjerrë Kosovën nga ajo, nuk e çliroi Kosovën për ta ndarë tashti nga njerez te papërgjgjshëm.
Si nuk paska ndegjuar e as pa ambasadori Grenell për planet për ndarjën e Kosovës kur njerezit më te medhënjë te dijës dhe politikës ne Amerikë e ngrisin zërin hapatas kundër ndarjës së Kosovës siç janë Kongresiti Eliot Engel, Jospeh DioGuardi dhe Bob Mendenez senator, Daniel Server Janez Bugajski, të gjithë këta veprimtar të shquar të çshtjës së Kosovës, pastaj më e fuqieshmja kundër ndarjës seë Kosovës ishin edhe Angela Merkë Kancelarja e Gjermanisë e cila i tha jo ndarjës së Kosovës ne Samitin e Berlini, por edhe presidenti i Frances Marcon, pastaj Bob Mendendez senator,eksperti gjerman Franz-Lodher Altman i cili thotë së ka egzistuar një plane për ndarjën e Kosovës.
Por shumë e fuqieshme në kritikat për ndarjën e Kosovës ishte edhe e ngarkuar nga BE për Evropën Viola Von Cramon e cila e goditi shumë ashpër Richarda Grenellin për punën e tij te keqe rrethë Kosovës i cili po i rrinë Kosovës me shkop mbi kokë. Alarmin për ndarjën e Kosovës e patë ngritë edhe Dhoma e përfaqesuesve te Parlamentit Britanik ku Ministri Sir Alan Ducan, ministry i shtetit Lordi Ahmed Ulmbeltoni nuk e mbeshtesin rivizitalizimin e kufijve ne Kosovë, çfarë këtë Parlamenti i Britanis ia ka ba te çartë Kosovës dhe Serbisë. Jo vetem këta që i përmenda po ka edhe shumë figura të shumta te shtetev te ndryshme me te fuqishme të botës te cilat nuk e përkrahin ndarjën e Kosovës sepase kjo do te ishte si presedan edhe për hapjës e “Kutisë së Pnadrës” për shumë shtete tjera qe kanë ngaterresa me kufijtë.
Jo vetem qe është bërë fjalë, por janë bërë edhe skica dhe harta për ndarjën e Kosovës, te cilat edhe u pane ne hapatas në Samitin e Berlinit të Gjermanisë, por për ndarjën e Kosovës, apo korigjimin e kufinjeve gjerat kan shkuar edhe më larg sa që është bërë nga ana e shtetit te Kosovës edhe lobim i veçantë në këtë drejtim. Se pari, deputeti Laburist ne Parlamentin Britakik John Grogan deklaroi hapas së për çështjën e korigjimit te kufijve janë berë lobime, janë shpenzuar shuma parash të mëdha në Londër dhe kryeqytete të tjera të botës. Pastaj BIRN ka zbuluar se në vitin 2019 Ministria e Integrimeve Evropiana, kur ate e udheheqëte Dhurat Hoxha, (kur kryeministër ishte Ramush Harajdinaj, i cili nuk dinte gjë për këtë punë)ia pagoi 168 mijë euro një kompanisë PR më bazë në Paris Majorelle me qendër ne Parisë që te promovoi iden për ”modofikimin territorial” si një zgjidhje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Por pushtetarët tanë e në veçanti Presidenti Thaçi kanë shkuar edhe më large. Akademiku amerikan David Phillips ka deklaruar për BIRN që Presidenti Hashim Thaçi i kishte kërkuar atij që të përgatiste një studim që do ta përkrahte shkëmbimin e territoreve në vjeshtën e vitit 2018. Por Thaçi nuk u ndal me kaq ai me kërko që të shkruaja një punim ku do të argumentoja që Gjykata Speciale është jolegjitime”, deklaroi ai. “Unë e refuzova këtë kërkesë” ka përfunduar akademiku amerikan David Philips.
Por,ambasadori Richard Grenell nuk i paska pa e as ndegju për te gjitha këto konstatime te njerezve me merita te posaçme qe nga Berlini, Parizi. Londa e deri ne Washington, apo nuk ka deshtë te shoh e as te degjoi. Apo pse ambasadori Grinell e urrente aq shumë kryeministrin e Kosovës Albine Kurtin kuar ai disa here ia përseriste se ekziston plani peer ndarjën e Kosovës dhe për këtë qellim nuk pranoi te jetë ne delegacip0nit me hartuesit e këtij plani. Por, qellimi i Grenelit ishte për gjetjën e një zgjidhje te shpejtë ne dialogun mes Kosovës dhe Serbisë parazgjedhjeve amerikane ne nentor te këtij viti.
Ai hala kishte besim ne ndarjën e Kosovës, por për ta penguar këtë i doli ne rrugë i forti kryeminsitri i pasozgjedhur Albin Kurti, njeriu i pakorruptuar, i dijshëm i cili nuk lëshonë pe kur është fjala për kufijtë e Kosovës dhe se dialogu me te do të ishte i vështir Ai edhe filloi ti bënë planet për largimin e Kurtit nga posti e kryeminikstrit. Ai më kastën e korruptuar në Kosovë bëri plane me emisaret qe e vizituan privatisht në shtepin e Bardhë së qeverin Kurti duhet rrexuar, për te hapë rrugën Grenellit në synimet e tij rreth dialogut me Serbin. Bile vetë Grenell i kishte deklarua sekserit te LDK Skender Hysenit së; ”Amerika nuk e don Albin Kurtin në krye të delagacionit”, qe do te thotë se duhet eleminuar.
U bënë bashkë me bekimin e Grinellit e tërë kasta e korruptuar në Kosovë dhe ne Parlament me 25 mars 2020 ia morën votëbisimin qeverisë Kurti të cilën bosat e krimit te organizuar ne Kosovë e quajten antiamerikane, anipse kishin harruar se ata ishin vetë ata qe dikuar u munduan me ja futë amerikës thikën pas shpine, për të formuar një qeveri lordër, kukull nenkontrollin e Hashim Thaçit në krye me Avdullah Hotin të cilin mund ta lodrojnë kah të dojnë, sepse është kryeministër i një qeverie pakicë te kontrabanduar me votat e të korruptuarve. Pra, u hoq me ndihmën e Amerikës një qeveri e cila e kishte besimin e elektoratit për te bërë ndryshime, për te luftauar korrupcionin dhe për te çkapë shtetin nga hajnat dhe plaqekitesit, dhe u sollën prap ne pushtet të korruptuarit.
Por,megjithate kur ambasadori Richard Grenell doli nga andrra e thellë, anipse më pare as qe kishte pare e ndegjuar për ndarjën e Kosovës, deklaroi së ne dialogun mes Kosovës dhe Serbisë qe do te mbahet me 27 qershor 2020, nuk do te bëhet fjaë për ndarjën e Kosovës sepse nuk është më si opcion. Deklararat jot e sinqerta, dokrra te Grinellit, por se do te bisedojnë për çeshtjet ekonomike, mireqenje sociale, punesim, etj.
Por,megjithate për tu përgatitur për këtë dialog Kosova sipas kërkesave te amabasadorit Greneëë e hoqi taksën, e hoqi reciprocitetin (të cilin vetë amerika e ka me te gjitha vendet) sepse ky është një instrument ekonomik dhe jo politik për mbraojtën e ekonomisë vendore, por Kosova per ”hater” të Grinellit shkoi edhe me larg duke e pushuar përkohesisht edhe pavarësin e Kosovës duke hjekë dorë nga kërkes për anetaresim ne mekanizmat nderkombëtar, kurse Serbia nga ana tjëtër nuk e pushoi aktivitetin rreth çnjohjeve si kërkesë e Grenellit te cilit shkurt i tha jo, nuk ndalemi. Ky shukati, nuk ju ndi as zëri.
Dialogu midis Kososvës dhe Serbisë i cili fillon me 27 qershor 2020, nuk duhet te hapë temën e ndarjës së Kosovës, sepse do te ishte një katastrofë dhe Kosova do ishte një shtet jo funksinal. Kjo duhet gjithesesi te pëngohet, sepse ndarja e Kosovës nuk i konvenon Kosovës, por i konvenon vetem Serbisë dhe Hashim Thaqit si një i zenë peng nga Serbia për ta shpetuar lekurën e vet.
Nga ana tjatër ne dialogun midis Kosvës dhe Serbisë nuk duhet te formohet as Asociacioni i komunave me shumic Serbe sipas kërkesave te Serbisë me kompetenca ekzekutive si ndonje rrafsh i tretë juridik, ku pushteti qendror nuk do te kishte kurrfarë ndikimi me çrast do te fillonin përplasjet deri te mundesi te shkeputjes se Veriut për shkak te rebelimeit te Serbëve sipas ndonjë skenari nga Serbia. Asociacioni mund te formohet vetem nen kompetencat qe ia lejon Kushetuta dhe Ligjet e Kosovës.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë qe do te nisë me 27 qershor 2020,si deklaron vetë Grenell do ti këtë dy pjesë ate ekonomike ne Vashington dhe ate politike në Bruksel. Pra, me 27 qershor nuk do te pritet asgjë spektakulare, anipse ka huti dhe strese ne opinionin se çdo gjëe atje është gadi veç pritet nenshkrimi, apo nenshtrimi i Kosovës për te neshkruar diçka te papriteshme siç është edhe ndarja e Kosovës. Do theksoja se megjithate as gjë nuk është përjashtuese, dhe çdo opcion, bile edhe ai i ndarjes së Kosovës, çdo gjë është e mundshme më këtë administrat dhe më këtë ambassador kryeneq Grenellë ne krye te dialogut, e cila kërkon edhe sakrifica për ndonjë spektakël qe i duhet për zgjedhjet e nentorit, duke e pas së ratingu i kësaj amninistare ka rënë shumë si as një here në Amerikë, si ne menaxhimin e keq te shtetit me plotë konfikte te mbrendshme, ku po shihën shumë protesta nepër qytetet e Amerikës për shkakt te vresjeve raciste macabre te Fjolldit nje qytetar afikoamerikan, por edhe raportet e Amerikës ne arenën ndërkombetare janë shkateruar shumë për shkak te egos se vetë Presidentit e deri te situate e pandemisë e cila në Amerikë bëri gërdinë.
Pra duke i pasë parasyshë te gjitha opcionet,por edhe ndarjën e Kosovës rrugëtimi i delegacionit neshtrues, labil, servile i Kosovës për në Uashington do te jetë fatal për Kosovën sepse diçka do te ndodhë, dhe se deklaratat e Grenellit qe do te bisedohet për do çëshjte ekonomike është vetën një floskulë e tij politike, prapa se cilës mshifet diçka e rrezikshme për Kosovën
Diteve të funditipa një relaksim në Kosovë për deklaratëne e ambasadorit Grinell së nuk do te këtë ndarje të Kosovës,e as kembimteritoresh. Bile disa shkauna aq larag se ky fare kembimi i teritoreve na qenka shpikë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani te cilët edhe po u deshka ti kërkojnë falje opinionin, duke mos përmendur se as Albini e as Vjosa nuk janë te paret qe kundershtuan kembimin e teritoreve, por janë vetë Presdenttet e Kosoves Thaçi dhe Vuçiq qe kët ide e kan shtruar qe dy vite më pare.
Por veretë a do te këtë ndarje, shkëmbin apo korigjim te teritoreve, a do te flitet për këtë ne doalogun qoftë ne Washington qoftë ne Bruksel, është veshtirë të thuhet, por unë mendoj se kjo çeshtje nuk mund te anashkalohet te mos diskutohet, jo për shkak te Kosovës me kokë te ulur, por për shkak të vetë Serbisë e cila e cila ndarjën e Kosovës e ka plateformë nacionale është stratexhi nga e cila Serbia vështirë se do te tërhiqet për shkak te retorikës nacionaliste mbrenda serbisë, sepse Serbia nuk ka ndryshuar fare nga koha e Millosheviqit, ër gjatë të gjitha këtyre viteve Serbia nuk mund te delë me asnjë kushtë nga Kosova pa marrë diçka, e ajo diçka është ndarja e Kosovës, sepse Serbia kurr nuk do ta njohë Kosovën ne kufijtë e tashëm, ajo done tokë, ajo e done Veriun, edhe sikur Amerika te i premtonte miliardat Serbisë qe te mos prekën kufijtë ajo nuk do te paranon.
Këtij opcioni për ndarjën e Kosovës, fatëkeqesishte, ne vend që ta kundërshton Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u bë pale me Vuçiqin për ndarjën e Kosovës. Kështu për këtë njeri më me rëndësi është lekuar e vetë se sa krejtë Kosova… Prandej ne këtë kontekst edhe vetë Amerika, por edhe Bruksesli e kanë shumë veshtirë te ia dalin me Serbinë, sepse Serbia e done veriun e Kosovës te praruar ne arë e argjend me vlerë gadi 600 miliard euro, me vlerë gadi sa dy here Serbia. Këtu është problem, këtu është e lidhur nyja e Gordos e cila më këtë kast nacionalistesh dhe çetnikesh ne pushte ne Serbi dhe me këtë popull te çmendur nacionalist serb ne Serbi është veshtirë te gjendet një zgjedhje e kënaqeshme, sepse siç dihet këthimi artifiacial i Serbisë nga Përendimi është vetem për kapita, para, kurse lidhjet e tij shpritnore janë me më lindjen, janë me Rusin, e kjo e tregon se dy dite para se me shku Vuçiqi ne Uashington shkonë ne Moskë për t’u konsulltuar.
Pra,megjithate deklarate e Grinellit se nuk ak ndarje të Kosovës është jo serioze, është një shaka është një prrallë për femijë, është një deklaratë për hutimin e opinionit e opinionit publik, sepse ndarja e Kosovës megjithate do te ndodhë në çfarë përmasash mbetet te shihet, sepse Serbia nuk del pa fytyrë nga Kosova, ajo siç po thotë e done”hisen” e vetë, dhe pa këtë hise ajo nuk e lënë Kosovën, opcion ky i cili mund te jetë në tavolinën e bisedimeve. Dhe duke e pas parasyshë se Serbia me çdo çmim do të marrë “hiseën e vetë”, atehere do te pesoi Kosova e cila edhe nuk po i del në krah sa duhet Kosovës, anipse është shteti më pro amerikan neë botë.
Binak,
Qysh je me shendet.?
Komentet janë mbyllur.