Vetëkorigjimi i shqiptarëve

0
409

NGA GJON NEÇAJ

Dialogu është pika e përbashkët, si vlerë e palëve apo shumë palëve ne bisedime. Për fillim nevojitet që të jetë qëllimi i mirë, si postulat elementar i palëve në komunikim. Kjo ju jep hapësirë që të bëhët një hap i mirë përpara. Ky hap është i rëndësishëm. Nese dialogu zgjatë shumë për çështje të caktuara, që palët nuk kanë mundësi t’i tejkalojnë kjo pastaj mund të gjeneron keq, dhe mund të keqpërdorët, duke e sjellë situatën në deri të “dialogu i ngrirë”. Nese shkohet më pole të kundërta, dialogu atrofon. Një përplasje e caktuar situata ka metastazuar në diçka më tepër së arritja e marrveshjës për koalicion. Kur bëhen stërgjatje të tilla lindin problemet tjera, të natyrës programore, politike, të interesave, dhe të natyrës ideologjike. Dialogu nuk është ndonjë synim i caktuar, më shumë është mjet, ku nevoitet kompromisi i palëve.E aq më pak në menyrë pretencioze të shprehën dallimet ideologjike ndërmjet dy korpusëve në dialog.

Kjo që e theksova duket së nuk po vlenë shumë që ti tejkalohen të gjitha barrierat, së në pyetje është fati i vendit dhe i gjeneratave të reja , që të ardhmen ta shohin në vendlindjën e tyre, e jo të ikin sa më larg Atdheut, më motivacion për tu mos u kthyer. Rrethanë që natyrisht shumë e ndërlikon dialogun, është mungesa e kulturës shoqërore, pa të cilën kulturë nuk mund të funksionon as demokracia, si vlerë fundamentale në sistemin shumë partiakë pluralist.Sikur të dy partitë kanë rënë pre e gjithë kësaj dhe kanë rënë pre edhe apatisë intelektuale, apo si mungesë e saj. Gjenerator i konflikteve, apo konfliktit në këtë rast, janë krizat ne shumë pyetje identitare.

Natyrisht kur ekziston vullneti i përbashkët dhe kur përqafohen të gjitha vlerat, edhe arrihet deri të synimi i dëshiruar, për ti formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv.Po kështu po ndodhë në Kosovë,ku një dialog i mundshëm dhe i gjithanshem shoqëror, ku do të trajtohesheshin shumë tema, por edhe tema e identitetit. Polarizimet kaq të theksuara politike, kanë bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional. Kur nuk “dëshirojmë”, ta kuptojmë njeri- tjetrin, në situata delikate, atëherë, për çka dreqi jemi këtu nën këtë nënqiell. Secili do të ishte mirë, ti shikon mirë veprimet veta, dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin qe e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam disa herë.

Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfërit, drejtësi për të githë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom.

Duke dialoguar me vetveten, deshifroj thënien e një rilindasi tonë të madh, se “Shqipëria është e shqiptarëve”, e të gjithë jemi përgjegjës ndaj atdheut, ndaj kombit. Secili prej nesh ka një pjesë fajësimi që t’i nderojmë njësoj heronjtë e kombit, të kemi ekonomi të intensifikuar, tokë sa më shumë të punuar, pyje të gjelbëruara, ara të punuara, lumenj të pastër dhe një Shqipëri kryezonjë siç e kanë ëndërruar rilindasit këtu e para një shekulli.

Milionat e eurove, duart e mbushura me orë të florinjta, zinxhirë, varëse qafe të gjyqtarëve, pushtetarëve e kuadrove drejtues të shtetit, po kaluam infinitin e përsëritur të korrupsionit, sovrani do të kthehet idhshëm ndaj tyre e do ua zënë frymën me varëset milionëshe të këtyre njerëze që në emër të popullit, po montojnë një demokraci mjerane. E sovrani pret e pret jo vetëm reformën e thellë në sistemin e drejtësisë, por krejt kupolën ligjvënëse e qeverisëse.

Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqerore e kryesisht ato të përcaktuara politike, progamet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qënë një shoqëri e civilizuar posepo, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i cfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë.

E siç shkruante këtu e vite më parë një publicist dhe akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike.

Ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë. Ata vijnë vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall dhe detin kos me realizime dhe “investime” të fuqishme.

Por nisur thjesht dhe vetëm nga interesa vetjake, të tillë kandidatë për drejtues vendorë, e kjo tashmë është një “kambanë” për zgjedhjet e ardhshme vendore me ndarjen e re administrative, ku një çerekshekulli radhazi kanë kandiduar, herë me një parti dhe herë me një tjetër.

Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit. Edhe nëse fitojnë, përsëri do të mbeten “lejfenë”, ku historia e mëvonshme do t’i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur prej dy dekadash. E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë më për ta.

Në këtë periudhë kohore prej më se një shekull shtet shqiptar, fatkeqësisht kombi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike. Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat.