MESAZHE FUSHE – poezi

0
491
Faslli Haliti - Mesazhe fushe

F A S L L I . H A L I T I

MESAZHE FUSHE
(botimi i parë)
TIRANË 1984

PLUGIM PRANVEROR

Traktoristët punojnë, plugojnë
U japin traktorëve gaz,
Plugjet thurin gërsheta ugaresh.
Tufa pulëbardhash
I ndjekin nga pas
Dielli zë perëndon
Në horizontin e blertë fushor,
Trakstoristët vazhdojnë plugimin
Gjer në mëngjes mbi traktorë.

Dhe nata bie mbi fushë,
Një natë e kulluar,
E bruztë,
Natë myzeqare,
Plot yje në qiell, si lule bostani;
Hëna si pulëbardhë shetit mbi ugare

Drita traktorësh
Ndriçojnë edhe zverdhin,
E Rrotullohen ata nëpër natë
Si qindra luledielli.

Mëngjes…

Zvbresin traktoristët
Lajnë sytë
Lajnë duart
Me vesën e barit,
Fytyrën e fshijnë me mëngët e xhupit,
Duart me dheun e butë të Ugarit.

Dhe ulen pastaj traktoristët,
Hedhin sytë mbi ugar,
Mbi brazdat dredhur gërshet
Vjen dhe ulet pulëbardha e parë

Traktoristët shohin pulëbardhën]
Të rënë mbi ugar si shami
Befas secilit i duket
Si napa e gruas se tij.

Dhe mall
E me vrull traktoristët
Nisin plugimin plot gaz,
Plugjet thurin gërsheta ugarsh,
Blerimi i ndjek ata pas.

MESAZHE FUSHE

Netëve,
Nëpër fusha
Ugare
Buçimat e traktorëve filluan të na vijnë
Si mesazhe pranvere,
Yjet filluan të çelin si lule qershie
Në degët e një reje.

Kuakjet moçalore të bretksove
Ishin dikur për ne, në myzeqe,
Mesazhe e para pranverore,
Para manushaqeve,
Dallëndysheve.

Filloi plugimi pranveror;
Buçimat e traktorëve
Në Myzeqe:
Mesazhe të blerta pranverore,
Mesazhe pjellore për ne..

KOHE KORRJESH

Kohë korrjesh
Natë.
Yjet si kokrra gruri
Përhapur qiellit lart.
Mes grunjrash
Kombajnat pushojnë,
Kombajnerët të shtrirë mbi kashtë
Kashtën e kumtrit shikojnë.

Kashta e Kumtrit,
Rruga e qumështit.
Na thuaj o meti, diçka
Ti e di këto,
Ti lexon gjthçka!

Historia e kashtës së Kumtrit,
Historia e Rruges së Qumshtit?

Herkuli
Gjirin e Erës piu,
U kënaq,
U ngop,
Pika e qumështit pastaj
Prej sisës së Erës kulluan
Dhe RRugën e Qumështit
Në qiell formuan.

– Përralla, shoku Meti!
Shpjegim fantastik.
Shpjegim mitologjik

Kjo vazhdë yjore
Kjo rrugë e bardhë.
Që qie;;it zbardhon netëve të vona,
Është kashta e grurit ,o Meti
Që prapa lënëkombajnat tona.

AUTOKRITIKË PARA KOSARËVE

Me kosa
Dhe motokorrëse
Korrni ju jonxhën me vesë,
Ngarkoni qerret, zetorët me bar,
Kurse une s’kam shkruar për ju
As edhe një vjershë të vetme, kosarë.

Më ka munduar një shqetësim mikroborgjezi,
Kam hezituar
Kam pasur frikë,
Mos poezia më dilte anakronike,
Mos vargu më dilte narakronik.

Por ju keni vazhduar njëlloj
Të korrni jonxhe me vesë,
Të ngrakoni qerret dhe zetorët
Me jonxhë,
Me sanë,
Me bar,
Duke marrë nga lopët larushe
Qymësht të bardhë.

NENA

Si më the ashtu në çastet e fundit:
-Mbylle lesën, mbylle lesën…
Derën e apartamentit mbylla unë.
Më çove në fëmijëri,
Më çove në ato vite,
Kur më thoshe në muzg:
“Shko mbylle lesën, Çaçì!

Vrapoja unë në muzg,
Lesën e oborrit mbyllja me vrap,
Lesën e madhe thurur me rakit,
Dhe kthehesha rrugicës duke parë prapa,
Dhe futesha në prehrin tënd nga frika.

Po ti ike, moj nënë,
Ç’pate për të thënë i the të gjitha…
Kam edhe unë diçka për të thënë:
Nëse njeriu s’u ngopka me jetë,
Fëmija nuk ngopet me nënë…

1982, Drita

LUAJNË RREZET NË BALLIN E TIJ

Gjithë natën marshuam nëpër baltë,
Në mëngjes pushuam
Pas marshimit të gjatë.
I lodhur,
I përgjumur,
Zborist Hazizi
Kokën mbështet mbi gardh.
Vesa shkëlqen në ballin e tij
Dhe balli ndriçon si livadhi i vesuar,
Rrezet e diellit si tufa fëmijësh
Ballit duke vrapuar.
Ai me djalin dhe vajzën përgjumësh qesh,
Gushën e pushkës ledhaton
Dhe tytën pranë zemrës afron.

NJERËZIT E FUSHËS

Ti futesh me çizme të lyera me baltë të kurdisur
Nëpër korridore dhe zyrat e komitetit ekzekutiv,
Për t’u treguar njeri i bazës,
Operativ,
Kurse njerëzit e fushave,
Njerëzit e arave
Duke kthyer nga fusha dhe të mbjellat,
Çizmet i lajnë me ujë kana
Para se të futen në qytet.

MYZEQE, MOJ FUSHË

Myzeqe moj fushë
Myzeqe moj fushë
Hambari i vendit ti ishe
Ushqeje injorancën bejlore me bukë
Dhe vetë për bukën e gojës vdisje.
Sot fusha ka këngën grurore në gojë,
Sot fusha ka qumështin e grurit në buzë
Erërat luajnë me grunja
Rreh juga e bardhë blerimi si bluzë.

MIRAZHE HËNE

Hëna pluskonte në bardhësinë e një reje
Si e verdhë veze
Dhe unë fëmija i dikurshëm qe kisha uri
Zgjasja duart drejt vezës hënore,
Reflekse hëne haja ndër gishtat e mi netëve
të dëborta dimërore.
Hëna piqej në prushin e yjeve
Si misërnike e verdhë,
Djersë të verdha djersinte,
Avuj buke përhapte në qiell.
Dhe unë fëmija që kisha uri
Zgjasja duart, të thyeja një copë.
Por hënën e hanin netët
Dhe unë s’e haja dot!

PARTIZANI
S. Libohovës

Para betejës, ai
Mori një fëmijë fshatari në krah
E ngriti fëmijën lart
Në sfondin mavi të një mbrëmjeje pas betejës
Qeshte fëmija si statujë e së ardhmes së artë!
Kjo betejë për ty, vogëlush
Kjo luftë për ty…
Vogëlushi qeshi.
Preku yllin,
Preku pushkën
Në sy partizanin e pa
Si kujtim përjetësie në sytë e fëmijës
Portretin e tij partizani la.

MERAK NËNE

Para plotonit të ekzekutimit
Djali, partizani,
Lidhur pas ftoit,
Pranë blirit
Shiko majën e malit Tomor
I thotë nëna të birit.
I lartë Tomori si sfidë qiejsh.
E lartë maja e malit
Por ende më e lartë,
Sfiduese, koka e djalit…

DËSHMORTI LONI DHAMO

I vogël isha atëherë.
Nuk dija
Në kishe baba
Në kishe nënë,
Po një gjë më kujtohet si sot;
Kur ata qen të vranë në shesh ta pazarit,
Babai
Dhe nëna ime të qanë,
Vajzat dhe djemtë e fshatit
Nga shtëpiake e barinj, u bënë partizanë…

EDHE UNË NDIHMOVA LUFTËN

Kur bëhej lufta,
Unë isha i vogël fare
Dhe lufta prej meje
Nuk priste ndonjë gjë të madhe
Megjithatë,
Edhe unë
Diçka luftës i dhashë:
Vdekje fashizmit, shokë!
Vdekje fashizmit, shoqe!
Cilitdo,
Kudo i thashë.
Dhe para të gjithëve:
Fashistë,
Ballistë,
Gjermanë
Këndova këngën,
S’e pushova këngën:
O i vogël, o partizan…

NJË PYETJE PARTISË

Parti!
Kemi një shok këtu në punë,
Flet ai për ty gjithmonë;
Partia , shok Partia,
Partia,
Nëna jonë…

Por në punë ai vjen me vonesë,
Ai edhe zborit i shmanget shpesh.
Në fjalët e tij i kemi marrë
Dhe i marrim
Për hi syve,
Për hi syve i marrim përsëri

Mirë e kemi shoqja Parti?

1981

PËLHURA E ZEZË

Elida!
E pamë festivalin në këndin e kuq
U mblodhëm atje shoqërisht;
Midis nesh;
Punëtorë
Nëpunës, mekanik,
Midis nesh këngëtarë piktorë.
Dole ti
Elida në ekran,
Na qeshën sytë e buza na qeshi,
Zhurma u ndërpre në fabrikë
Të të dëgjonim ty,
Lida,
Te dëgjonim ne dhe shokët e turnit të dytë.
Ti fillove këngën.
Tezgjahët mbetën gojëhapur,
Sovajkat vallen e ndërprenë,
Një kozmopolit nisi t’i japë gojës,
Sovajka e gjuhës së tij filloi të endë:
Kjo për rritëse pulash, po,
Kjo për mjelëse lopësh është e mirë,
Kurse Iva,
90
Orieta, Nika, Kosta,
Kanë lindur për muzikë.
Por ne të mbrojtëm
Ty Elida,
Duke të duartrokitur të gjithë.
Ne e grisëm pëlhurën
E zezë,
Që kozmopoliti nisi të endë midis nesh.

GJUHA E BUROKRATIT

Mjaft
Me fraza shterpë, stereotipe;
Në drejtim të drejtimit shkencor…
Në drejtim te drejtimit kulturor…
Flet për shkencën
Pa shkencë,
Për kulturën
Pa kulturë,
Frazat e tua si rreshtat pa misër,
Frazat e tua si rreshta pa grurë,
Pak shprehje të gjalla
Pjellore
Kajeta?
Pak shprehje me bukë kemi ne,
Që na dërdëllit shprehje shterpe, stereotipe:
Në drejtim të…

SHOKUT QË U NGRIT NË PËRGJEGJËSI

Tani qe u bërë me karrige.
Kujdes!
Mos lejo karrigen të fjalës me gjuhën e drunjtë,
Me popullin fol vetë
Kjo është porosia e shqetësuar e shokut
të vërtetë.

TOKA

Mëngjes i blertë prilli.
Sa e lodhur po më dukesh, moj tokë,
Balli yt me vesë
Mbuluar
Si me djersë.
Të lodh rritja e drithërave,
Meraku i grunjërave,
Blerimi i misrave.
Por mëngjesi me pëllëmbë diellore,
Vesën,
Moj tokë,
Ta fshiu nga balli,
Dhe djersa fillon e shkundet si petale
Nga çdo ballë punëtori, fshatari.

1983

ANKESA E BARIT

Gruri i gjelbër,
I gjelbër dhe unë,
Mua më shkulin,
Më hedhin në anë të arës,
Grurin e plehërojnë,
E spërkatin,
E pastrojnë…
Grurin e mbron një dorë
Patjetër, pa fjalë!
Po cila dorë e mbron,
Cila dorë vallë?
Zëri i tokës:
Po grurin e mbron një dorë
Dora e frytit të artë të kokrrës!

SHOKU NGA QYTETI

Duke iu ruajtur baltës si gjembave,
Duke iu ruajtur pellgjeve si qelqeve,
Ti fyen baltën arave
Ti e lëndon atë,
Në prag të mbjellj

PELLGU

Pse rri i turbullt ti, pellg?
Të fsheh fundin,
Të dukem i thellë!

21 poezi

Nga
Pjesa e Parë e librit tim të dytë “Mesazhe fushe” 1984